Author: almakos

Dimri në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës do të fillojë sot në ora 11 e 44 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vera. Në fillim të dimrit dita është më e shkurtër ndërsa nata më e gjatë. Dielli në Shkup do të lindë në orën 6 e 58 minuta ndërda do të perëndojë në orën 16 e 5 minuta. Dita do të zgjatë 9 orë e 7 minuta. Meteorologët për ditën e parë të dimrit paralajmërojnë mot me diell dhe të ftohtë me erë të lehtë. Temperatura minimale do të lëvizë…

Lexo më Shumë

Ish deputeti Stojan Andov, vlerëson se mund të formohet qeveria por me shumë vështirësi. Megjithatë, sipas tij, qeveria e ardhshme do ketë mundësinë të zgjidh disa çështje themelore dhe në atë mënyrë do t’i japë shtytje vendit për mbajte të zgedhjeve të reja në kushte tjera. Ai tha se nëse Gruevski nuk formon qeveri, mund të pritet Zaevi ta bëjë këtë. I pyetur se cili do të ishte opcioni më i mirë, një qeveri teknike apo koalicion i gjerë, Andov tha se më e mirë do të ishte një qeveri e koaicionit të gjerë. “Do të ishte mirë sikur të…

Lexo më Shumë

Kriza politike dhe publikimi i bombave nga ana e LSDM-së, kanë ndikuar që VMRO-DPMNE-ja t’i humb 12 deputetë. Kështu u shpreh ish deputeti në Kuvendin e Maqedonisë, Stojan Andov në emisionin ‘Arena’ në TV Shenja. Sipas tij edhe pse partia e Gruevskit ka humbur kaq shumë deputet, kjo nuk nënkupton se ajo i ka humbur zgjedhjet. Andov shtoi se rezultati i ngushtë mes dy partive maqedonase solli edhe tensione në punën e KSHZ-së dhe Gjykatës administrative, dhe sipas tij, ndoshta si asnjëherë më parë KSHZ-ja u ekspozua presioneve nga të gjitha anët. Por Andov vlerëson se megjithatë KSHZ-ja arriti ta ruajë…

Lexo më Shumë

Gjykata administrative ka shfuqizuar vendimin e KSHZ-së për rivotim në qendrën e votimit numër 0396/1 në komunën e Gostivarit. Administrativja ka pranuar ankimimin e VMRO-DPMNE-së dhe ka vendosur të mos ketë rivotim në këtë qendër duke shfuqizuar edhe vendimin e vetëm të KSHZ-së në favor të partive të cilët paraqitën ankimime. Pas kësaj, vendvotimi i vetëm ku do të rivotohet ngelet ai me numër 2011 në komunën e Tearcës ku ka gjithsejt 714 votues të regjistruar.

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për rastin “Mirmarrja” u anulua. Avokatët e liderit të LSDM-së Zoran Zaev kërkuan largimin e prokurorit Vlladimir Milloshevski nga kjo lëndë. Megjithatë Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion e refuzoi kërkesën e Mbrojtjes pasi nuk ka parë asgjë kontestuese që Milloshovski të jetë bartësi i procesit. Avokati i Zaevit Jakim Naumov, tha se prokurori publik Milloshevski është një prej personave që kanë lëshuar në internet videot e liderit të LSDM-së të filmuara me masa të veçanta të hetimit dhe prandaj nuk është person i besueshëm i cili do të…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative e ka pranuar ankesën e LSDM-së për vendvotimin numër 2011 në Komunën e Tearcës në Njësinë zgjedhore numër 6, dhe votimi në këtë vendvotim shpallet i pavlefshëm, njofton Gjykata administrative përmes veb faqes zyrtare të saj. Administrativja ka refuzuar dy paditë e LSDM-së, njëra për vendvotimin 2025 në Komunën e Tearcës dhe tjetra për vendvotimin 1978 në Komunën e Tetovës. Ka mbetur edhe një padi e LSDM-së, si dhe padija e VMRO-DPMNE-së, për të cilën KSHZ vendosi se duhet të ketë rivotim.

Lexo më Shumë

Anulohet seanca për rastin e Sopotit që ishte planifikuar të zhvillohet sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Seanca është anuluar për më 20 shkurt të vitit të ardhshëm dhe sipas njërit prej avokatëve të kësaj lënde, Naser Raufi, gjykatësi nuk ka sqaruar arsyet e anulimit. “Gjykatësi i lëndës është caktuar është gjykatësi Goran Boshevski. Arsyet për anulim nuk e treguan, por nuk erdh as prokurori që është në këtë lëndë. Mendoj që arsyeja e anulimit është Prokuroria Speciale definitivisht do ta marrë për ta punuar këtë lëndë se e njejta ka të bëjë me bisedat e përgjuara”, ka deklaruar avokati,…

Lexo më Shumë

Tre prej njëzet gjykatësve administrativ që po shqyrtojnë paditë e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, janë nën hetime për krim zgjedhor, raporton SHENJA. Por, në total janë pesë gjykatës të Administratives të cilët Specialja po i heton për keqpërdorimin e detyrës zyrtare duke bërë manipulime zgjedhore. Konfirmimi vjen nga Prokuroria Speciale. Zëdhënësja e Speciales Lençe Ristovska tha për Televizionin Shenja se personat e dyshuar po hetohen tashmë një kohë të gjatë dhe janë të parët për të cilët ata dhanë njoftimin, paralelisht me rastin “Titanik”.  “Pesë gjykatës të Gjykatës Administrative janë të dyshuar për keqpërdorime zgjedhore. Tre prej tyre po veprojnë tani…

Lexo më Shumë

“Pas kronikës së djeshme në Televizionin Shenja, se punimet janë ndërprerë dhe makineria është tërhequr nga rruga ‘Xhon Kenedi’, e cila ishte duke u rikonstruktuar, sot që në orët e hershme të mëngjesit është vërejtur rikthim i makinerive dhe i punonjësve, të cilët siç mund t’i shihni edhe nga pamjet prapa meje, po punojnë intensivisht për përfundimin e këtij bulevardi”. Projekti për ndërtimin e kanalizimit të ri atmosferik në bulevardin “Xhon Kenedi” dhe riparimin e rrugëve të Komunës së Çairit,  filloi në qershor të këtij viti, projekt i cili sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski do të zgjaste…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative ka përfunduar me shqyrtimin e pesë padive të ngritura nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit, ndaj vendimeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, raporton SHENJA. Katër parti janë dorëzuar nga LSDM dhe një nga VMRO-DPMNE. Dy paditë e LSDM-së u shqyrtuan mbrëmë, ndërsa dy paditë e tjera të kësaj partie dhe një padi të ngritur nga VMRO-DPMNE i kanë shqyrtuar gjatë ditës së sotme. Njërën padi të LSDM-së sot një këshill pesëanëtarësh i gjykatësve të Gjykatës Administrative e shqyrtoi në mëngjes, ndërsa në mesditë në dy seanca që u mbajtën paralelisht në mesditë u shqyrtuan padia e…

Lexo më Shumë

Shtatëmbëdhjetë kompani maqedonase në katër vitet e kaluara kanë arritur që t’i zvogëlojnë shpenzimet e tyre për energji nëpërmjet projektit për menaxhment industrial të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID. Për instalimin e sistemit për monitorim me menaxhimin e shpenzimit të energjisë, kompanitë duhet të investojnë nga 15 deri në 45 mijë dollarë, ndërkaq USAID deri më tani kompanive u ka mundësuar mbulim prej 50 përqind të vlerës së investuar, gjegjësisht maksimum nga 20 mijë dollarë. Drejtori i misionit të USAID në Maqedoni, Xhejms Stajn, tha se përdorimi joefikas i energjisë në industrinë vendore ndikon dukshëm në konkurrencë dhe në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike demonton se ka procedurë para hetimore kundër prokurori publik Vlladimir Milloshevski. Ata thonë se kanë pranuar padi penale nga LSDM kundër prokurorit Milloshevski dhe persona tjerë, për të cilët është formuar lëndë në këtë prokurori publike. “Procedura para hetimore për këtë lëndë nuk ka të bëj me personin konkret, por udhëhiqet si ngjarje në të cilën hetohen aspektet penale lidhur me pohimet në padinë penale”, thuhet në demantin e PSP-së. Mbrojta e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, në seancën e sotme për rastin “Mitmarrje”, ka njoftuar se ka kërkuar që të hiqet nga lënda prokurori public Vlladimir…

Lexo më Shumë