Author: almakos

Brenda tre ditëve të ardhshme presidenti Gjorgji Ivanov do ti jep mandatin për formimin e Qeverisë liderit të partisë fituese të zgjedhjeve të 11 dhejtirit. I pari që do të merr mandatin do të jetë kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili do të ketë 20 ditë afat për të formuar koalicionin qeveritarë dhe do të sigurijë 61 vota në Kuvend për votimin e kabinetit të ri. Sipas të gjitha gjasave Gruevski bisedimet e para do ti zhvillojë me Bashkimin Demokratik për Integrim. Por edhe nëse arrihet marrëveshje me këtë parti numrat do të jenë në limit andaj gjithnjë e…

Lexo më Shumë

Reshjet e borës gjatë ditës së sotme ishin me intensitet të lartë në vendet malore që ka arritur deri  në 50 cm, ndërsa në pjesët tjera të vendit intensiteti i saj ka qenë më i ulët , 10 deri në 20 cm. Elena Jovonavska, nga Instituti  Hidrometeorologjik  njoftoi se deri në orën 13 në vend intensiteti i borës ka arritur deri në 25 cm, Mavrovë 19 cm, në Pozharanë 18, në Tetovë 12,  në Lazaropole 8 dhe  në Shkup, ndërsa në pjesët e tjera vendit silleshte në lartësi nga 5 deri në 1 cm. “Gjatë ditës së sotme, vendi ynëëshë…

Lexo më Shumë

Reshjet e dëborës kanë kapluar vendin gjithandej. Reshjet kanë filluar gjatë natës së mbrëmshme dhe po vazhdojnë ende. Intensiteti i saj sa vjen e rritet, duke shkaktuar kështu bllokim të disa rrugëve, më problematike është gjendja nëpër vendet rurale.  Atmosfera që ka sjellë bora, ka bërë që fëmijë e të rritur të dalin nëpër rrugë dhe parqe dhe t’i shijojnë këto reshje. Shumë prej qytetarëve mendojnë se këto reshje bore kanë pastruar ajrin dhe kanë sjellë pastrim të viruseve, sepse ditët e fundit kishte një përhapje të madhe të tyre dhe shumë qytetarë u prekën nga këto sëmundje virusale. “Që…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Prishtinë ka takuar liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një njoftim nga Presidenca e Kosovës bëhet e ditur se në takimet e presidentit Thaçi me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilal Kasami dhe të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është diskutuar nevoja për një koordinim të mirëfilltë të faktorit politik shqiptar që ka për qëllim respektimin e vullnetit të lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016.…

Lexo më Shumë

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Doganës në Maqedoni,  të cilët kanë raportuar se mbrëmë është paraqitur një shtetas maqedonas me iniciale M.L. për dalje nga shteti i cili duhej të udhëtonte në Dubai përmes Stambollit. Gjatë kontrollit doganor, në rripin ndër bluzë i kanë gjetur dy pako të mbështjella me letër të bardhë me shirita ngjitëse transparente. Në pakot u gjetën 107 mijë euro. Më tej në kumtesën e drejtorisë së doganës thuhet se në pajtueshmëri me ligjin për shkëmbim valutor personit i janë kthyer 2 mijë euro ndërsa 105 mijë euro janë i janë konfiskuar përkohësisht.…

Lexo më Shumë

Kompanitë dhe dyqanet të cilat nuk do ta pastrojnë borën para hyrjes së tyre do të paguajnë gjoba prej 500 deri 1000 euro. Sipas ligjit për pastrim publik në kushte dimërore gjatë reshjeve të borës të gjithë pronarët janë të obliguar menjëherë të fillojnë me pastrimin e dëborës në hapësira të hapura para objekteve publike me çka do të sigurohet qasje e pandërprerë deri te objektet. Gjoba prej 2000 deri 3000 euro do të paguajnë persona juridik të cilët janë të obliguar për pastrimin e hapësirave publike dhe nuk e pastrojnë dëborën me kohë.

Lexo më Shumë

Dashamir Tahiri, përmes avokatit të tij Fatmir Braka ka depozituar në Gjykatën Administrative një padi penale ndaj vendimit të KQZ që i hoqi mandatin në bazë të Ligjit për dekriminalizimin. “Argumentet janë ato që parashtruam në KQZ. Vendimi i KQZ ishte i paarsyetuar. KQZ duhet të përcaktonte edhe Gjykatën kompetente. Kemi kërkuar pezullimin e vendimit të KQZ deri sa të merret vendimi. Tahiri do të jetë deputet deri në vendimin e firmës së prerë të Gjykatës. Dashamir Tahiri ka qenë i padënuar dhe ligjërisht ai është i pafajshëm. Kërkojmë nga Gjykata Administrative të pezullojë vendimin e KQZ”, tha Braka. Braka…

Lexo më Shumë

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion Rrugor (KRSKRR) me këshilla deri te shoferët për vozitje në kushtet dimërore në temperatura të ulëta. Në kushte të tilla KRSKRR-ja këshillon të vozitet me goma dimri në të gjitha katër rrotat (thellësi të shenjave prej 4mm), si dhe zinxhirë të cilët vendosen sipas nevojës. Me këtë shoferët jo vetëm që do ta përmbushin obligimin ligjor, por edhe do ta rrisin sigurinë. Shoferët me vete çdoherë duhet të kenë një lopatë të vogël, pak rërë, një leckë të vjetër për pastrim, fshesë për pastrimin e borës nga dritaret, spërkatës kundër ngrirjes së dritareve dhe spërkatës…

Lexo më Shumë

Në qoftë se nuk respektohen rregullat për përdorim dhe mbajtje të pajisjes dimërore në automjete, të cilët janë paraparë në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, çdo shoferi që vepron në kundërshtim me dispozitat do t’i jepet urdhër-pagesë me gjobë në vlerë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht do t’i regjistrohen 25 pikë negative, përkujtojnë nga Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë (KRSKRR). Nëpunësi policor, sipas dispozitave ligjore, do t’i urdhërojë shoferit ta ndalë lëvizjen e mëtejshme të automjetit nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje të obligueshme dhe përdorimit të pajisjes dimërore. Gjithashtu,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e Haradinajt. Ai e ka cilësuar si një absurditet ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë. “Ndalimi i Haradinajt, një absurditet! E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompjuterat e BE-së”, shkroi Rama në Tëitter. Haradinaj është i ndaluar në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij. Ai është arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. 5 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Ekipet e shërbimit dimëror të qytetit të Shkupit nga fillimi i reshjeve të borës kanë hedhur 150 tonë kripë nëpër rrugët e qytetit dhe në pikat kritike, gjegjësisht në të gjitha urat, rrethrrotullimet, mbikalimet, nënkalimet dhe zonat e larta në qytet. Siç informojnë nga qyteti i Shkupit, shërbimi dimëror me vigjilencë e ndjek situatën dhe intensivisht e pastron terrenin. Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të lëvizin me kujdes dhe t’u përmbahen kushteve të rrugës. Apelojnë deri te qytetarët, këshillat e shtëpive dhe pronarët e objekteve afariste t’u përmbahen obligimeve ligjore për pastrimin e borës para objekteve të tyre.

Lexo më Shumë

Në Shkup dje kanë ndodhur gjithsej 10 aksidente rrugore nga të cilat më lehtë janë lënduar dy persona. Sipas evidencës së SPB Shkup, gjatë 24 orëve të fundit, nga policia rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve, midis të cilëve 25 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tetë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim, si dhe tre shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjetit, nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit, megjithatë, e kanë shfrytëzuar telefonin celular. Janë hasur edhe 56 automjete të parkuara në…

Lexo më Shumë