Reshjet e dëborës kanë kapluar vendin gjithandej. Reshjet kanë filluar gjatë natës së mbrëmshme dhe po vazhdojnë ende. Intensiteti i saj sa vjen e rritet, duke shkaktuar kështu bllokim të disa rrugëve, më problematike është gjendja nëpër vendet rurale. Atmosfera që ka sjellë bora, ka bërë që fëmijë e të rritur të dalin nëpër rrugë dhe parqe dhe t’i shijojnë këto reshje.
Shumë prej qytetarëve mendojnë se këto reshje bore kanë pastruar ajrin dhe kanë sjellë pastrim të viruseve, sepse ditët e fundit kishte një përhapje të madhe të tyre dhe shumë qytetarë u prekën nga këto sëmundje virusale.
“Që bije borë besoj se do të hiqen viruset, por nuk dihet”, tha një qytetar.
“Them që bora që bie është pasuri e madhe edhe për të ardhmen, edhe për të ushqyerit, sepse tokat duhet të thithin lagështi edhe të kemi mbrojtje nga ky i ftohtë. Siç ishte edhe i ftohti dhe sëmuri shumë njerëz, shumë fëmijë, pleq e kështu me radhë. Kjo borë është si një shpëtim i madh…të shkojnë viruset dhe të vijë bora dhe të na shpëtoj gjithë neve”, tha një qytetar tjetër.
“Normal se çdo stinë e kërkon bukurinë e vet, dmth kjo është zbukurim i stinës së dimrit.. Pasi ka rënë bora besoj që do të hiqen viruset, inshalla don Zoti do bëhet më mirë, se shumë sëmunjde, shumë katastrofë. Kjo borë besoj qëi ndal ato sëmundje që vijnë”, tha njëri nga qytetarët e anketuar.
Përndryshe, reshjet e dëborës pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.
Emine Ismaili /SHENJA/
Qytetarët e entuziazmuar nga bora, presin… by tvshenjaofficial