Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukovski në seancën sotme në Kuvendin e Maqedonisë tha se këto janë momentet kyçe për shtetin dhe se është e nevojshme të thirret një takim i liderëve. “Apeloj që të thirret takim i liderëve ku të gjithë liderët do të gjejnë zgjidhje për këtë gjendje”, tha Mukoski. /SHENJA/
Author: almakos
VMRO-DPMNE në komunikatën e sotme ka thënë se LSDM është nxitësi më i madh i apetiteve të mëdha të shqiptarëve në shtet dhe rajon. Ata kanë porositur se Maqedonia do të ngelet shtet unitar dhe multietnik. Sipas VMRO-së, LSDM dhe Zaev në mënyrë që të shpëtojnë nga “krimet pranojnë: dygjuhësinë, ndryshim të himnit dhe stemës, ndryshim të emrit sipas vijave greke dhe federalizim të shtetit”. “Kriminieli i abonuar Zoran Zaev dhe LSD e kriminalizuar janë nxitësit kryesor të apetiteve të mëdha shqiptare në Maqedoni dhe rajon. Populli i Maqedonisë i ka kuptuar këto dhe për çdo ditë i porosit se…
Nuk është vetëm paga arsye për largimin e këtij stafi nga spitalet dhe klinikat, por dhe ngarkesa e punës. “Në vendet e BE-së, norma mesatare është 8.4 infermiere në 1000 banorë, për dallim nga Maqedonia ku kjo mesatare është 4. Këto . janë të dhënat nga publikimi i fundit “Health ata glance’ e Këshillit të Evropës në vitin 2016. Në lidhje me raportin mjek-infermiere, norma mesatare në BE është 2.5 infermiere nël mjek, ndërsa në Maqedoni është 1.4 infermiere në 1 mjek. Në shëndetin publik shpeshherë mungojnë infermiere. I fundit është shembulli në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori”…
LSDM ka alarmuar se për tre javë për tre javë do të ketë bllokim total të sistemit. Më 15 maj sipas tyre, ndërpriten të gjitha ingerencat e kryetarëve dhe këshillave të komunave. Ata kanë thënë se zgjedhje lokale mund të shpallë vetëm kryetari i ri i Kuvendit, përzgjedhjen e të cilit thonë ata po e bllokojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së. “Për tre javë, nëse nuk debllokohet procesi demokratik, qytetarët do të ngelin pa ndihmën sociale që ju takon me ligj! Pa rroga do të ngelin të punësuarit në komunat, në shkollat, godinat kulturore dhe godinat tjera komunale! Punëtorët e angazhuar përkohësisht…
24 April Ashtu siç ka paralajmëruar Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare në Shqipëri, sot do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugët për një orë, nga ora 11:00 -12:00.Kjo formë e protestës vjen në një ditë, kur negociatori për zgjidhjen e ngërçit politik David McAllister pritet të mbërrijë në Tiranë.Në këtë vizitë, zyrtari gjerman do të shoqërohet nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përsëritur disa herë që protesta do të jetë paqësore dhe demokratike, por nga ana tjetër i është bërë thirrje policisë që të mos provokojë. Një ditë më parë…
Qytetarët e Gjevgjelisë në referendumin e sotshëm me shumicë bindëse prej 97 përqind votuan “kundër” hapjes së xeheroreve në territorin e kësaj komune. Sipas rezultateve të para 154 qytetarë kanë votuar “për” ndërsa “kundër” kanë votuar 13097 qytetarët me të drejtë vote. Nga Komisioni Zgjedhor komunal thanë se sonte kalojnë afatet për ankesa. Fakti që mbi 13 mijë qytetarë të Gjevgjelisë me të drejtë vote ose rreth 70 përqind dolën sot në votime, e bën këtë referendum që të jetë i vlefshëm. Referendumin e inicoi iniciativa “Shpëtim për Gjevgjelinë”, ndërsa vendimin për mbajtjen e solli Këshilli i Komunës së Gjevgjelisë.
Efektivët e policisë të cilët ruajnë konsullatën e Turqisë në Selanik, janë sulmuar me koktej molotov, raporton AA. Sipas informacioneve të marra, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një grup me maska kanë hedhur koktej molotovi ndaj efektivëve të policisë, të cilët ishin në detyrë. Si pasojë e djegies së kësaj lënde plasëse nuk ka patur të lënduar apo dëme materiale.
23 April Fëmijë me infektime të traktit të frymëmarrjes dhe alergji kanë mbushur Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Moti i ndryshueshëm, i ftohti i menjëhershëm në kombinim me sezonin e alergjive të polenit u krijuan probleme më të rinjve që ende nuk kanë imunitet të formuar. “Me çeljen e luleve dhe të ftohtin, e gjithë kjo e irriton sistemin e sipërm të frymëmarrjes te fëmijët dhe vjen deri te ngufatja, krijimi i jargëve, vështirësive në frymëmarrje dhe e gjithë kjo është arsye që ata vijnë dhe kërkojnë ndihmë plotësuese. Një pjesë të tyre i hospitalizojmë, veçanërisht ata që kanë anamnezë…
Ish shefi i zbulimit ushtarak Vlladimir Pivovarov për TV SHENJA vlerëson se situata e sigurisë në Maqedoni është një fuqi e mbushur që i duhet pak që të pëlcasë. Sipas tij, pushteti në largim është i gatshëm të realizojë skenare destabilizimi që mendja e njeriut as nuk mund ti paramendojë. Ndiqni intervistën e plotë me profesorin universitar. Ja dhe videoja e plotë nga intervista:[embedded content]Pivovarov: Tensionet janë artificiale, të… by tvshenjaofficial
Dje pasdite ndërroi jetë Xhavit Sulejmani, ish ushtar i UÇK-së dhe pronar i Radio Haraçinës.I qeshur gjithmonë, human dhe me shpirt të bardhë, Xhaviti ishte i dashur jo vetëm për familjen, por për gjithë bashkëqytetarët dhe më gjerë.Varrimi u bë sot pas namazit në drekës, në varrezat e fshatit Mojancë.
23 April Sistemi i Kembrixhit nga viti i ri shkollor 2017-2018 do të fillojë të aplikohet edhe në shkollat e mesme të përgjithshme, gjegjësisht në gjimnaze. Të gjithë ato nxënës që do të regjistrohen në gjimnaz nga viti i parë do të kenë mundësinë të përzgjedhin një nga 6 drejtimet, respektivisht matematiko-natyror kombinimi A dhe B, gjuhësorë-artistik, kombinimi A dhe B dhe humanitaro-shoqëror, kombinimi A dhe B. Këtë vit nxënësit do të aplikojnë për 6 drejtime dhe jo sikur deri tani që ishte pas viti të dytë janë orientuar për drejtimet. Prej këtë viti do të jetë risi, nxënësit do…
23 April Tërë jeta e paketuar në dy qese najloni. Petica Putevski me mosbesim sheh sesi një investitor privat po rrënon një pjesë të ish barakave të komunës Butel, ku ai si i pastrehë jetonte 5 vite. Putevski nuk ka as dokumente e as para. Ai thotë se natën do ta kalojë në park. Kush brengoset? A mendon dikush në këtë shtet për ne? Shikoni tash. Kush ndihmon? Askush. Secili kujdeset për kolltukun dhe pushtetin. Kush brengoset për këtë mjerim. Askush. Ky është shteti jonë – u shpreh Petica Putevski, i pastrehë. Tokën në të cilën ndodhen barakat kohë më…

