Author: almakos

Për tre javë më 15 maj, kryetarët dhe këshilltarët e Komunave do të humbasin tërësisht ingerencat e tyre dhe autorizimet, ka thënë në konferencë për shtyp, Dejan Pavlevski, kryetar i Komisionit për qeverisje lokale të LSDM-së. “Duhet menjëherë të ndalojë sjellja jo e logjikshme e Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së. Këto njerëz të papërgjegjshëm nëpërmjet kërcënimeve për dhunë po e bllokojnë tërë sistemin shtetëror, që për tre javë do të thyhet mbi ekzistimin e qytetarëve me kaos në shtet”, tha Pavlevski. Sipas tij, me bllokimin e Kuvendit, deputetët e VMRO-DPMNE-së po bllokojnë edhe zgjedhjen e kryetarit të ri të…

Lexo më Shumë

Në komunën e Gjevgjelisë sot në ora 7 janë hapur gjitha 37 vendvotimet ku qytetarët duhet të prononcohen rreth referendumit nëse janë ‘po’ ose ‘kundër’ hapjes së xeheroreve të arit në malin Kozhuf. “Prononcimi për referendumin ka filluar që dje kur kanë votuar të burgosurit, të sëmurët dhe pleqtë. Procesi zhvillohet pa probleme. Në listën zgjedhore janë regjistruar 19.459 qytetarë më të drejtë vote, më së voni deri ora 19”, ka thënë Gordana Pop- Koçeva, kryetare e Komisionit komunal zgjedhor në Gjevgjeli. Që të jetë i suksesshëm referendumi, Pop-Koçeva tha se në votim duhet të dalin të paktën 50 për…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e sotme njofton se “populli më 11 dhjetor nuk ka votuar për shtet binacional, për dygjuhësi dhe ndryshim të flamurit dhe himnit” dhe për këtë shkak i kundërshtohet, siç e quajnë ata, “Platforma e Tiranës”. “Qytetarët qartë bëjnë me dije se nuk dëshirojnë platforma të huaja nga shtete të huaja. Qytetarët nuk e dëshirojnë Platformën e Tiranës, të cilën LSD-ja dëshiron ta shtyjë dhe të formojë qeveri me çdo çmim”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Nga VMRO theksojnë se “populli po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare”, që ta hedh poshtë “platformën jokushtetuese dhe ta dënojë…

Lexo më Shumë

Partia e Zoran Zaevit po vazhdon ta akuzojë kreun e VMRO-së Nikolla Gruevski se po e bllokon gjithë sistemin shtetëror. LSDM rithekson edhe një herë premtimin se shumica e re parlamentare do të mbrojë interesat shtetërore dhe do të zbatojë vullnetin e qytetarëve. “Qytetarët dhe shteti janë peng të Nikolla Gruevskit, të cilët me dhunë bllokojnë proceset demokratike. Ata janë të gatshëm, që për të shpëtuar nga përgjegjësia të bllokojnë të gjithë sistemin shtetëror dhe të viktimizojë stabilitetin e Maqedonisë dhe ekzistencën e njerëzve”, thuhet në njoftimin e partisë së Zaevit. LSDM u ka premtuar qytetarëve të Maqedonisë se së…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në komunikatën e sotshme thekson se populli më 11 dhjetor nuk ka votuar për shtet binacional, për dy gjuhësi dhe ndryshimin e flamurit dhe himnit dhe për këtë shkak po kundërshton Platformën e Tiranës. “Qytetarët qartë tregojnë se nuk dëshirojnë platforma nga shtete të huaja. Qytetarët nuk e dëshirojnë platformën e Tiranës, të cilën LSD dëshiron ta çojë përpara dhe të formoj qeveri me çdo kusht. Kriminelët nga LSD nuk mund të gënjejnë popullin me qëllim shpëtimit nga burgu. Populli i ka lexuar dhe i porosit çdo ditë nga rrugët se do të përgjigjen para drejtësisë. Nuk mund me…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do jetë i ftohtë por me diell dhe me vranësira mesatare. Temperaturat e ditës do të lëvizin prej 4 deri më 16 gradë Celsius. Ditëve në vijim pritjet ngritja graduale e temperaturave dhe mot i qëndrueshëm.

Lexo më Shumë

Në ditën Botërore të Tokës, Lëvizja BESA – Karshiakë përmes fotografive ka paraqitur gjendjen faktike me deponitë e egra në vendbanimet e Komunës së Studeniçanit. Përmes një reagimi me shkrim Lëvizja BESA – Karshiakë ka kritikuar udhëheqësinë aktuale të Komunës së Studeniçanit se kanë dështuar në ruajtjen e ambientit ekologjik. “Derisa sot me 22 Prill shënohet Dita Botërore e Tokës gjithandej nëpër botë por edhe në Maqedoni në vende të ndryshme me aktivitete vetëdijësuese për ruajtjen e tokës e deri te pastrimi i deponive ilegale, udhëheqësia e Komunës së Studeniçanit thuaj se nuk kanë dëgjuar se ekziston një ditë e këtillë…

Lexo më Shumë

Grupi prej rreth 20 aktivistëve të vendeve të ndryshme të Evropës të cilët para 117 ditëve nisën “Marshin qytetar për Halepin” nga Berlini drejt Halepit dhe të cilët deri më tani kanë kaluar më shumë se 1.800 kilomera nëpër Evropë, sot mbërritën në qendrën e qytetit të Shkupit, ku u pritën nga disa aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë për të parë pjesëmarrësit në këtë marshim, raporton AA. Pjesëmarrësit e “Marshit qytetar për Halepin” mëngjesin e ditës së djeshme arritën në Maqedoni, në kufirin verior të vendit, në afërsi të qytetit të Kumanovës. Ata u pritën nga ana…

Lexo më Shumë

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, tha sot se nuk do të propozojë referendum për hyrjen e Malit të Zi në NATO. Ai tha se Parlamenti ka legjitimitet që të prononcohet për këtë çështje, ndërsa ai personalisht ka ndryshuar mendjen krahasuar me para katër vitesh, kur pohoi se do të ketë referendum mbi këtë çështje. “Unë para katër vitesh dhash pikëpamjet e mia, shumë qartë dhe sinqerisht, duke konsideruar se referendumi është mënyra më e mirë që të theksohet vullneti i qytetarëve. Katër vitet e fundit treguan se për këtë nuk ka nevojë. Nuk ka ndodhur asgjë që do…

Lexo më Shumë

22 April Rruga Tetovë-Jazhincë ka filluar të ndërtohet që para afro një viti, dhe në këtë gjendje vazhdon të jetë sot e kësaj dite. Banorët e lagjes Ivo Ribar Llolla, heqin të zitë e ullirit nga papastërtia dhe era e keqe që kundërmon nga kanalizimi, ndërkohë që kërkojnë prej komunës që të rregullohet fillimisht sistemi i ujësjellësit dhe kanalizimi, dhe më pastaj të shtrohet shtresa e asfaltit. “Kujt nuk i pengon, krejt dynjasë, të gjithëve na pengon ama kjo është çka me bë, i ka bë gjashtë muaj, në mos edhe më shumë”. “Gjithnjë ka penguar dhe na pengon, vetëm…

Lexo më Shumë

Moti i javës së kaluar do të përmirësohet gradualisht, ndërsa vranësirat do të vazhdojnë edhe këtë fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme. Rritje më të dukshme të temperaturave parashikohet të ketë pas festave të një majit. Moti nesër për dallim prej sot pritet të jetë më i ngrohtë dhe me vranësira mesatare. Pasdite në pjesët veriore do të ketë rritje të vranësirave dhe reshje të përkohshme të shiut, ndërsa do të fryjë edhe erë e lehtë. Temperaturat e mëngjesit do të sillen në interval prej minus tre deri në pesë gradë Celsius, ndërsa pritet që gjatë ditës temperaturat…

Lexo më Shumë

Qytetarët ankohen se tashmë tre muaj nuk kanë marrë asistencë sociale. Në adresë të televizionit tonë arritën disa ankesa të qytetarëve që thonë se këto tre muaj me radhë, mezi kanë arritur të mbijetojnë pa të hyra materiale. Edhe pse asistenca është një shumë simbolike, atyre u mbulon të paktën nevojat për ushqim dhe higjienë. Pyetëm Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale se cili është shkaku i vonesës, por ata mohojnë të ketë vonesa. Nga Ministria thonë se ka gjasa të ketë raste individuale të cilat mund të kenë probleme teknike të azhurnimit të të dhënave personale, por menjëherë duhet…

Lexo më Shumë