Author: almakos

Ekonomia e Maqedonisë është stabile edhe krahas të gjitha sfidave të krizës politike, vlerësojnë Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN) dhe Banka Botërore. Në takimet e pranverës në Uashington, ku mori pjesë edhe një delegacion nga Maqedonia, i udhëhequr nga ministri i Financave Kiril Minovski, u potencua se ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të realizojë rritje prej rreth tre për qind. “Konstatim i të gjitha institucioneve relevante financiare është se edhe krahas krizës afatgjate politike, megjithatë ekonomia dërgon rezultate pozitive. Vitin 2016 e mbaruam me rritje të BPV-së, të ardhurat janë në nivel të lartë dhe kjo vazhdon edhe në gjysmën…

Lexo më Shumë

LSDM-ja ka bërë thirrje që të mundësohet vazhdimi i proceseve demokratike dhe se shteti duhet të funksionojë me kapacitetin e tij të plotë “Është vendosur në pikëpyetje ekzistimi i qytetarëve dhe  firmave për shkak të bllokimeve të paarsyeshme me të cilat parandalohet transferimi i qetë i pushtetit. Ministrat në largim kanë pushtet teknik. Për një kohë të shkurtë do të përfundojnë edhe ingerencat e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal, ndërsa zgjedhje të reja lokale nuk mund të ketë pa kryetar të Kuvendit. Kjo do të thotë bllokim të gjithë sistemit shtetëror. Këtë shumica e re parlamentare nuk do ta…

Lexo më Shumë

Në pjesën më të madhe të Maqedonisë mëngjesin e sotëm janë regjistruar temperatura nën zero. Më së ftohti ka qenë në Lazaropole ku temperatura minimale ka qenë -8 gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli dhe Dojran ku janë regjistruar temperatura deri 3 gradë. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike deri në orën 08:30, përpos në Lazarpole ftohtë ka qenë edhe në Mavrovë dhe Krushevë ku janë matur -6 gradë,  më pas në Berovë -5, në Kriva Pallankë -4, në Pozharane dhe Manastir -3, Ohër, Prilep, Shtip dhe Petrovec -2. Zero gradë janë regjistruar në Kumanovë ndërsa 1 gradë…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE sot edhe njëherë kanë përsëritur qëndrimin e tyre se nuk do të lejojnë të ketë dy gjuhë zyrtare në Maqedoni e se nuk lejojnë as federalizimin dhe kantonizimin e vendit. Sipas VMRO-së Zaev me qëllim të shpëtojë veten është i gatshëm që të formojë qeveri mbi bazë të Deklaratës së partive shqiptare. “Maqedonia nuk do të ketë dy gjuhë zyrtare në gjithë territorin. Bankënotat nuk do të jenë në dy gjuhë dhe nuk do të ndryshohen uniformat. Nuk do të ndryshohet as stema, as flamuri, as emri. Nuk do të sjellin rezolutë për gjenocid, nuk do të lejohet as…

Lexo më Shumë

Me sallatën shope më të madhe të prodhuar në botë prej 202 kilogramë e 86 gramë, Ohri ka hyrë në Librin e Rekordeve Ginis (Guinness). Për prodhimin e saj është kujdesur ekipi prej rreth njëzet personave në mesin e të cilëve edhe disa kuzhinierë nga ky qytet, si dhe nxënës të shkollës së mesme të hotelerisë “Vaço Pitoshevski” nga Ohri, raporton AA. Pasi u bë sallata, u vërtetua pesha e saj. Në përgatitjen shtesë u përfshinë edhe përfaqësuesit e Komunës së Ohrit si dhe një pjesë e mysafirëve që ishin të pranishëm në ngjarje. “Për sallatën shope u përdorën prodhime…

Lexo më Shumë

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn paralajmëroi se në qoftë se Bashkimi Evropian hamendet në përkushtueshmërinë e tij ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të angazhohet në këtë rajon. Sipas tij, zgjerimi i BE-së, me të gjithë kushtet dhe kriteret, është politika më e mirë e sigurisë që Unioni kurdo qoftë e ka pasur, por ajo nuk është “drekë falas”. “Duhet të shohim vullnet politik në vend të lojërave politike dhe zbatim të vërtetë të reformave, jo në letër, por në terren, posaçërisht në sferat kyçe të qeverisjes së të drejtës, konkurrencës dhe lidhjes. Kjo mund t’i rrezikojë modelet…

Lexo më Shumë

21 April Protestuesit e nismës për Maqedoni të Përbashkët edhe pse pritej sot ta paralajmërojnë strategjinë e tyre që sipas burimeve të Alsat parashikonte vendosjen e tendave përpara kuvendit, nuk e bënë një gjë të tillë. Protestua u zhvillua ashtu si çdo ditë me marshin që filloi nga qeveria deri te kuvendi. Organizatorët thanë se nga java e ardhshme do të fillojnë të zbatojnë planin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ndonëse nuk deshën ti zbardhin hapat konkret se si do ta bëjnë një gjë të tillë. Edhe pse gjatë ditës në rrjetet sociale u bë thirrje që protesta…

Lexo më Shumë

Parku i Qytetit të Shkupit do të fitojë park të ri modern argëtues. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili sot vizitoi këtë park, për të mbikëqyrur nga afër punët ndërtimore, tha se me parkun e ri argëtues, do të ndërtohet infrastrukturë e re dhe do të vendosen rekuizita të reja argëtuese. Parku argëtues, siç thekson Trajanovski, do të ndërtohet në lokacionin e Luna Parkut të vjetër dhe do të jetë me sipërfaqe prej rreth 25 mijë metra katrore. Ndërtimi do të zhvillohet me faza, në më shumë vite ndërsa do të kushtoj rreth 6.5 milionë euro. Mjetet…

Lexo më Shumë

“Unë nuk jam terrorist. Unë e luftoj terrorizmin” , i tha polici Arsim Bajrami gjykatës dhe prokurorisë. I akuzuari për logjistikë të grupit të Kumanovës refuzoi në mënyrë kategorike akuzat duke rikujtuar gjykatën se për punën e tij si polic në shërbim të shteti, ka marrë dhjetëra mirënjohje dhe dekorata gjë që dëshmon se ai është në anën e policisë, drejtësisë, e jo terrorizmit. “Gjatë aktivitetin tim si polic, jam dekoruar dhe kam fituar vazhdimisht mirënjohje për punën time. Dekoratat ua përmenda pasi si ka mundësi që vetëm me një SMS porosi që e keni shfrytëzuar si dëshmi, e që…

Lexo më Shumë

Sindikata e pavarur e policisë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme, që400 stazhierët policor, urgjentisht të vendosen në pozicionin “polic”. Kryetari i kësaj sindikate, Goce DellçevTodev, tha se 400 stazhierët të cilët e kanë përfunduar trajnimin me sukses, dhe kanë marrë vendim për stazhier nga Ministria e Punëve të Brendshme, në vend të rrogës së plotë, punojnë për 40 % më pak, respektivisht për rrogë në vlerë prej 11 500 denarë, pasi nuk janë të vendosur nëpër pozicione në pajtueshmëri me rregulloren për sistematizimin e byrosë për siguri publike. “Në pajtueshmëri me rregulloret dhe në pajtueshmëri me dispozitat dhe…

Lexo më Shumë

21 April Antarët e koalicionit të LSDM-së nga lëvizja e turqve në Maqedoni paralajmëruan se ditët në vijim do të merr fund bllokimi i Kuvendit. Deputetët e VMRO DPMNE-së edhe sot kanë vazhduar të debatojnë mes vete. Milloshovski tha se programi i LSDM-së për Qeverinë e re është si një kalë troje që në vete përmbanë kërkesat nga e ashtuquajtura platformë e Tiranës.

Lexo më Shumë

Eurodeputeti Eduard Kukan në një intervistë për European Western Balkans, ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e tij për krizën politike në Maqedoni. Ai ka thënë se në tërë rajonin është paraqitur një trend shqetësues në lidhje me funksionimin normal të demokracisë parlamentare dhe disa institucioneve shtetërore. Sipas tij, ky trend krijon pothuajse rreth vicioz në të cilin demokracitë e dobëta shkaktojnë institucione të dobëta dhe anasjelltas. Kukan ka deklaruar se muajve të ardhshëm presin kthesë të rëndësishme të zhvillimeve politike në Maqedoni dhe në vendet e tjera ballkanike. “Ne po ballafaqohemi me krizë serioze në Maqedoni dhe Shqipëri. Shtetet e…

Lexo më Shumë