Author: almakos

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej gjashtë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë prej tyre është shkaktuar dëm material. Gjatë ditës së djeshme policia ndërmori masa ndëshkuese për shkak të kundërvajtjeve tek dy vozitës të cilët kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni, tre vozitës të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe 15 vozitës të cilët kanë vozitur pa patent shofer, përkatësisht pa regjistrim. Janë hasur edhe 59 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë mbledhjen konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në rrjedhën e deritanishme të debatit deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga ata të LSDM-së të heqin dorë nga marrëveshja me partitë politike shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk po respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të kalohet në votim të pikës së ardhshme të rendit të…

Lexo më Shumë

Ardhja e Turqisë në Ballkan përmes investimeve, kulturës dhe arsimit nuk rrezikon turqizmin e shqiptarëve, ashtu siç nuk gjermanizohen me integrime në BE, është shprehur profesori universitar Rizvan Sulejmani në emisionin Arena. Ai tha se shqiptarët duhet të shfrytëzojnë interesimin e Turqisë për Ballkanin dhe investimet turke për realizimin e interesave tona. “Fakt është se proceset globalizuese janë të pandalshme, fakt është se Ballkani ka nevojë për një ndikim të jashtëm stabilizues. Mirëpo të thuash se shqiptarët do të turqizohen, nëse Turqia vjen këtu me shkolla dhe biznese, është e njëjtë sikur të thuash se shqiptarët do të gjermanizohen nëse…

Lexo më Shumë

Turqia ka vizion pozitiv dhe zhvillimor për vendet e Ballkanit, vlerëson profesori universitar Ali Pajaziti. Ai thotë se Turqia ka zgjeruar investimet ekonomike në vendet e Ballkanit, si dhe ndihmon në zhvillimin e tyre e veçanërisht të shteteve ku jetojnë shqiptarët edhe në rrafsh ndërkombëtarë. “Investimet ekonomike që ka bërë Turqia në sistemin bankar, në aeroporte si dhe shumë investime në sferën e kulturës në aspektin pozitiv është një tregues se kjo Turqi ka një vizion më të gjërë, duke pasur parasysh edhe lidhjet që i ka me Ballkanin. Kjo flet se janë duke zhvilluar politika racionale, duke pas parasysh…

Lexo më Shumë

Profesori universitar, Rizvan Sulejmani, vlerëson se me referendumin e fundit, Turqia nuk ka braktisur demokracinë, or tani ka instaluar demokraci të vërtetë. Deri më tani ai tha se Turqia ka jetuar në një sistem ku ushtria ka kontrolluar popullin, ndërsa demokracia shton ai parasheh që populli të kontrollojë ushtrinë. Ai në emisionin Arena që transmetohet në TV SHENJA, i vlerësoi të tepruara vlerësimet se Turqia shkon drejt diktaturës, ndërsa sistemin e ri e barazoi me atë të SHBA-ve, Francës dhe Gjermanisë. “Mendoj se Turqia është përcaktuar që sigurinë ta vë në rend të parë dhe përmes sigurisë të sigurojë edhe…

Lexo më Shumë

Po përfundon edhe java e katërt e debateve maratonike në Kuvend dhe ende nuk ka një epilog. Edhe në debatin e sotëm ku në rend dite ishte formimi i komisionit për zgjedhje dhe emrim, deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë polimizuar mes vete, por duke lëshuar akuza në adresë të LSDM-së për të ashtuquajturën platforma e Tiranës. Përveç kësaj deputetët e VMRO-DPMNE-së, janë ankuar edhe për diskriminimin e maqedonasve në komunat e udhëhequra nga shqiptarët si dhe për mosrespektim të Marrëveshjes së Ohrit. “Këto ngjarje, dilema, rrethana në Maqedoni duhet t’i shohim edhe nga prizmi i politikës ditore por edhe nga prizmi afatgjat.…

Lexo më Shumë

20 April Protestat e organizuara nën moton “Për Maqedoni të Bashkuar” duket se po marrin fund. Para 45 ditësh, numri i protestuesve ishte i lartë, por të dhënat e javëve të fundit tregojnë një pasqyrë tjetër, lodhje në radhët e protestuesve. ALSAT siguroi shifrat e pjesëmarrjes së protestuesve në qytete. Pavarësisht se protestohet zakonisht në 20 qytete, numri i protestuesve është nga 100 deri në 150 mesatarisht, ndërkohë që bastionet e protestave, Shkupi, Shtipi, Kërçova e Prilepi kanë rënë deri në 1500 protestues. Protestat mbahen zakonisht nga ora 17:00 deri në orën 18:00, me thirrjet e zakonshme kundër shqipes, kundër…

Lexo më Shumë

Kuvendi ka mbyllur javën e katërt të debateve maratonike dhe pa asnjë epilog. Edhe në debatin e sotëm ku në rend dite ishte formimi i komisionit për zgjedhje dhe emrim, deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë polimizuar mes veti, por duke lëshuar akuza në adresë të LSDM-së për të ashtuquajturën platforma e Tiranës. Përveç kësaj deputetët e VMRO-DPMNE-së, janë ankuar edhe për diskriminimin e maqedonasve në komunat e udhëhequra nga shqiptarët si dhe për mosrespektim të Marrëveshjes së Ohrit. “Këto ngjarje, dilema, rrethana në Maqedoni duhet t’i shohim edhe nga prizmi i politikës ditore por edhe nga prizmi afatgjat. Duke menduar për…

Lexo më Shumë

Deponia e Strugës edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduartë digjet nga zjarri i cili është shkaktuar disa ditë më parë. Autoritetet lokale deklaruan se zjarri është shkaktuar me qëllim, ndërsa zjarrfikësit dhe policia kanë marrë masat e duhura dhe kanë vepruar sipas obligimeve ligjore. Ekzistenca e kësaj deponia shihet me shqetësim për shkak se e ndot ajrin, por edhe mund të jetë burim i epidemive dhe i sëmundjeve të ndryshme. Ndërkohë, me gjithë ankesat e deritashme të banorëve, kjo deponi nuk është zhvendosur. “Për momentin si opsion janë dy zgjedhje konkrete për konzervimin dhe transportin e mbeturinave në dy…

Lexo më Shumë

Edhe sonte janë mbajtur protesta të “Për Maqedoni të përbashkët”. Protestuesit edhe sonte marshuan nga Qeveria deri tek Kuvendi. Nga atje protestuesit përsëritën kërkesat e njohura tashmë, refuzimi i kërkesave të partive shqiptare dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. [embedded content]

Lexo më Shumë

Mbeturinat nga Struga të barten në deponinë e Bukovës që gjendet mes Ohrit dhe Resnjës. Më pas, të mbyllet, të konservohet deponia ekzistuese në Strugë. Këto ishin disa nga zgjidhjet e mundshme që u shpalosën në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal të Strugës.  Ne propozojmë që nga kjo deponi, mbeturinat të barten në Bukovë, sepse për momentin nuk shoh zgjidhje tjetër për hapjen e deponive të reja në Strugë dhe të kemi probleme me qytetarët e atyre vendbanimeve – deklaroi Dame Lllozanoski, këshilltar i LSDM-së. I bëj thirrje ministrit të BDI-së të jep propozime konkrete për deponi rajonale. Por…

Lexo më Shumë

Dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të ndërmarrjeve komunale, të institucioneve arsimore, mund të ngelin pa rroga për të paktën dy muajt e ardhshëm pasi që ende është e paqartë se kur do të shpallen zgjedhjet lokale që po bllokojnë aktivitetin e komunave, raporton SHENJA. Sipas Kodit Zgjedhor, prej  momentin të shpalljes së zgjedhjeve lokale deri në momentin e ekzekutimit të tyre, duhet të kalojnë 70 ditë prandaj sa më shumë që zgjatet shpallja e zgjedhjeve, aq më shumë dëm do t’u shkaktohet komunave, deri në paralizim total. Të marrim një situatë hipotetike se kur do të mund të mbaheshin zgjedhjet…

Lexo më Shumë