Një skandal financiar që kap vlerën e 2 milionë eurove është zbuluar nga policia italiane në Peruxhia, ndërsa janë lëshuar 13 urdhër-arreste, 7 prej të cilëve janë ekzekutuar. Operacioni kompleks i koduar “Ocean”, u koordinua edhe nga policia e Peskaras, Ankonas dhe Romës. Organizata kriminale është përfshirë në një sërë aferash, si mashtrim komercial si dhe në marrjen e kredive, hipotekat etj. Dëmi i përgjithshëm deri më tani kap shifrën e 2 milionë eurove. Hetimet nisën në nëntor të vitit 2015, pas një ankese për një biznes që merrej me shpërndarjen e ushqimeve. Mediat italiane shkruajnë se pastrimi i parave është kryer…
Author: almakos
Kryesia Qendrore e LR-PDSH-së do të vendos nëse ky subjekt do të jetë pjesë e Qeverisë apo jo. Kështu tha anëtari LR-PDSH-së, Bekim Tateshi në emisionin “Arena” në të cilën ka shtuar se këto ditë pritet që Kryesia Qendrore të mbajë mbledhjen dhe të diskutoj për këtë çështje. Duke folur për realizmin e Platformës shqiptare, në veçanti për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, ai tha se realizimi i përdorimit të gjuhës shqipe në të gjithë territorin është e rëndë për tu aprovuar sepse gjithë këto kërkojnë ndryshime Kushtetuese, që bëhen me 2/3 e deputetëve. “Kjo për momentin duke parë…
Edhe VMRO-DPMNE ka dënuar sulmin që ka ndodhur në protestën e sotme, ku janë rrahur dy gazetarë të portalit A1on. VMRO kërkon që institucionet përgjegjësie sa më shpejtë të zbardhin këtë rast dhe të sankcionojnë individët që e kanë shkaktuar atë. “Është tragjike që LSDM kur ndodhin incidente të tilla duhet të gënjej dhe keqpërdorë. Sulmet mbi mediat dhe gazetarët ishin të mbrojtura me nënshkrim pikërisht nga huliganët e LSDM-së dhe Sorosit kur demolonin media. LSDM duhet të grumbulloj forca dhe të refuzoj shantazhimet që nxisin tensione mes qytetarëve dhe sjellin rrezik për destabilizim të vendit. LSDM duhet të ndaloj…
Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka dërguar informacion deri tek Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë se ka persona të arrestuar në lidhje me incidentit që ka ndodhur sonte në protestat e organizuar nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët”, në të cilën në mënyrë brutale janë rrahur gazetarët Vlladimir Zhelçevski dhe Aleksandër Todevski të portalit A1on, përcjell ‘SHENJA’ Pjesëmarrës në protestën e sotme kanë sulmuar ekipin e A1on para Portës Triumfale, kanë dëmtuar kamerën dhe kanë rrahur gazetarët. Për shkak të lëndimeve gazetarët u transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup Ministri ka theksuar se po punohet në zbardhjen e…
Lidhur me rrahjen e ekipit të A1on kanë reaguar nga LSDM duke kërkuar nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE që në mënyrë urgjente të ndërpresin provokimet dhe sjelljet jocivilizuese, e cila, sipas tyre ka kulmuar këtë mbrëmje me rrahjen e punëtorëve medial. “Thirrjet për linçim, gjuha e urrejtjes, incidentet e orkestruara në të cilën ka gurëzim dhe thyerje të objekteve, tentimet për shqetësim të familjeve në shtëpitë e tyre duhet të ndërpriten menjëherë. Kjo mënyrë të cilën e ka zgjedhur regjimi në largim, të vuajnë njerëz të pafajshëm, në mënyrë që kriminelet të mos bartin përgjegjësi për të bërat gjatë 10…
Një incident i përgjakshëm ka ndodhur sonte rreth orës 19:15 tek bulevardi Pitu Guli në afërsi të Bankës Popullore. Në përleshjen janë përfshirë dy grupe adoleshentësh, ndërkaq, njëri prej tyre ka marrë edhe lëndime serioze. Nga MPB e kanë konfirmuar rastin për TV SHENJA, duke shtuar se bëhet fjalë për të miturin F.P, i cili me urgjencë është dërguar në Qendrën Urgjente, ku janë konstatuar lëndime në kokë. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit /SHENJA/
28 Shkurt
Ashtu siç u raportua edhe më parë në protestën që u organizua nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët”, janë sulmuar fizikisht një gazetarë dhe një operator i portalit A10n. Bëhet fjalë për kameramanin Vlladimir Zherlçevski dhe për gazetarin Aleksandar Todevski. Informacionet e para flasin se të dy kanë përfunduar me lëndime, sepse janë rrahur në mënyrë brutale. Sulmi ka ndodhur tek Porta Triumfale, njofton SHENJA.
Dy gazetarë të portalit A1on, janë sulmuar fizikisht nga pesë protestues në protestën e sotme para Kuvendit të Maqedonisë. Sipas dëshmitarëve okularë, pjesëmarrësit kanë sulmuar ekipin e A1on, para portës Triumfuese, kanë dëmtuar kamerën dhe kanë rrahur gazetaret. Njëri prej tyre është ankuar për lëndime. Detaje të reja pritet të ketë më vonë.
Lidhur me formimin e Qeverisë së re në Maqedoni ka reaguar sot edhe Departamenti i Shtetit Amerikan. Nga Stejt Departamenti thonë se: “Bashkë me aleatët tanë të NATO-s dhe partnerëve të BE-së, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur nga afër procesin e formimit të Qeverisë në Maqedoni, si rezultat i zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bën thirrje liderëve të Maqedonisë që të formojnë Qeverinë pa vonesa shtesë, në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe aspiratat e Maqedonisë për tiu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Formimi i një Qeverie të re, e përkushtuar për sundimin e së drejtës dhe…
Dragan Danev nga selia e VMRO-DPMNE-së, në një konferencë për shtyp ka sulmuar Prokurorinë Speciale Publike për mashtrim dhe fabrikim të rasteve. Sipas tyre, sa herë që Zoran Zaev është në panikë, aktivizohet PSP-ja. “Katica Janeva doli sot në një konferencë për shtyp me raste të fabrikuara dhe të shpikura. Mendojnë se ashtu do ta mbulojnë turpin që ia sollën vendit. Me çdo veprim të saj, PSP-ja vërteton se është mjet në duart e kriminelit të abolicionuar Zoran Zaev dhe ndihmesë e tij për ta shkatëruar shtetin”, thonë nga VMRO DPMNE. Lidhur me rastin e sotëm TRUST, VMRO DPMNE thotë…

