Author: almakos

Ministrja e ardhshme e Arsimit Renata Deskovska ka paralajmëruar se këtë vit nuk do të mbahet testimi ekstern. Ajo thekson se pas votimit të Qeverisë, që nesër në mbledhjen e parë në rend dite do të jetë pika për heqjen e testimit ekstern. Deskovska deklaroi se përveç testimit ekstern do të bëhet përpjekje që nesër Kuvendi të diskutojë edhe për Kodin Zgjedhor, gjegjësisht zgjidhjen e bllokimit të institucioneve lokale dhe mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal./Almakos

Lexo më Shumë

Prokurori Themelore Publike Shkup pas shqyrtimit të materialeve për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, ka vërtetuar se ekziston bashkëveprim e disa të dyshuarve në tërësinë e ngjarjeve në objektin e Kuvendit në pjesën e jashtme por edhe në brendinë e objektit në tërësi. “Bëhet fjalë për një përzierje të veprave të cilat nënkuptojnë realizimin e më shumë veprave penale të cilat nuk mund të shkruhen vetëm si delikt i masës, e as, prej atje vepra të dala konkrete penale. Prokuroria Themelore Publike Shkup nga materiali i grumbulluar deri tani ka vlerësuar se vepra penale të cilën e ka hetuar,…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë paralajmëruar tre seanca. Për në orën 10 është caktuar vazhdimi i 21-të i seancës së parë, në rend dite të së cilës është zgjedhja e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, pas çka në orën 11 duhet të mbahet seanca e tretë për zgjedhjen e trupave punues, ndërsa në mesditë të vazhdojë seanca e dytë për zgjedhjen e qeverisë së re. Propozim vendimi për themelimin e trupave të përhershëm punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është parashtruar nga deputetët Goran Minovski,…

Lexo më Shumë

Tre persona janë lënduar më lehtë në tre nga gjithsejtë tetë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë prej tyre është shkaktuar dëm material. Dje policia ndërmori masa ndëshkuese për shkak të numrit më të madh të kundërvajtjeve tek dy vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. katër vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë vozitës gjatë drejtimit të automjetit të tyre kanë përdorur telefonin celular. si dhe tek 18 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin pa patentë shofer, përkatësisht të paregjistruar. Janë…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Maqedonisë në Beograd Vera Jovanovska është ftuar me urgjencë në bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë. Ajo, siç njoftojnë medie nga Beogradi, është ftuar në MPJ të Serbisë për të dhënë sqarime për “rrethanat që kanë sjellë përgjimin e telefonit të zyrtarit të Ambasadës serbe në Shkup Goran Zhivaleviq, kryetarit të partisë së serbëve në Maqedoni Ivan Stoilkoviq dhe gazetarit të “Politika” Miroslav Lazanski. Serbia ka kërkuar nga Jovanovska të sqarojë pse e si transkriptet nga përgjimi kanë dalë në opinion dhe a janë ftuar në bisedime të gjithë ambasadorët e huaj në Shkup që…

Lexo më Shumë

BDI ishte në koalicion me VMRO-në për 10 vite, i realizoi të gjitha pikat programore të VMRO-së dhe i shërbeu bindshëm asaj. Konform asaj se si BDI ndryshon pozicionin, e akuzojnë oponentin politik se është në palën kundërshtare. Kështu mes tjerash tha kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, duke sqaruar se kur BDI ishte në koalicion me VMRO-në, akuzonte Lëvizjen BESA se është me LSDM-në nëpër protesta. “Lëvizja BESA do të jetë gjithmonë me shqiptarët. Pa marrë parasysh se BDI do të jetë në shërbim të partive politike maqedonase, BESA qoftë pjesë e Qeverisë apo e opozitës, me ngulm do…

Lexo më Shumë

Duke i komentuar propozimet e BDI-së për ministra në kabinetin e ri qeveritar, Kasami tha se reformat nuk bëhen kështu, duke e vlerësuar këtë si një shantazh të BDI-së ndaj LSDM-së. Ai rikujtoi se një vendim i ngjashëm ishte edhe për Kryeparlamentarin, duke shtuar se BDI po e shfrytëzon pozitën për riciklimin e eksponentëve të sajë. “Nëse Zoran Zaev beson se vetëm që figurat e BDI-së që kanë bashkëqeverisur me Nikolla Gruevskin, e që janë të përfshirë në afera korruptive, nëse këto kuadro janë reformatore, ne jemi të dëshpëruar nga një ofertë e tillë”, tha mes tjerash Kasami. Numri një…

Lexo më Shumë

Partitë maqedonase janë mësuar që të bisedojnë me partitë shqiptare për poste ministrore, e nuk janë mësuar që të bisedojnë për partneritet të plotë. Nuk janë të gatshëm që të bisedojnë për një Qeveri ku shqiptarët nuk do të jenë shërbëtorë, por të jenë vërtetë partnerë. Kështu tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emisionin ARENA, duke shtuar se kërkesat e BESËS ishin parime mbi të cilat do të duhej të zhvillojë punën Qeveria. “Parimet e marrëveshjes të cilën ia ofruam LSDM-së, nuk vlenin vetëm për Lëvizjen BESA, por vlejnë edhe për partitë tjera pjesëmarrëse në një koalicion të…

Lexo më Shumë

Vetë dalja në skenën politike të Lëvizjes BESA, imponoi që të jemi në këtë pozitë ku është tani, pasi partitë politike, përfshirë këtu edhe partitë shqiptare, formonin Qeveri por asnjëherë opinioni nuk ka qenë i njoftuar për marrëveshjen qeverisëse. Kështu tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, gjatë emisionit ARENA në Televizionin SHENJA. “Bëheshin koalicione brenda natës, dhe askush nuk e dinte se cila është marrëveshja e një bashkëqeverisjeje, e më pas dilnin marrëveshjet që ishin bërë që në fillim, që në të shumtën e rasteve ishin në dëm të shqiptarëve”, tha mes tjerash Kasami. Kasami shtoi se Lëvizja BESA…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në fjalimin e tij në Kuvend tha se pjesa më e ligë dhe më e madhe e regjimit përfundimisht po bie, porse është edhe një pjesë që akoma nuk ka rënë. Duke folur për ministrat e propozuar nga BDI-ja, Ibrahimi pyeti Zoran Zaevin se a e din dallimin mes reformës dhe riciklimit, duke shtuar se siç duket, arsyeja për mos arritjen e marrëveshjes mes BDI-së dhe Lëvizjes BESA, është kushti i BESËS për të mos pasur ministra të korruptuar. “I nderuari z. Zaev, ju vetë e kishit thënë se Prokuroria Speciale Publike e ka…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave në largim, Kirill Minoski, pretendon se kasa e buxhetit ka shkallë të lartë të likuiditetit dhe se në llogari ka mjete të mjaftueshme. Sipas tij, viti i kaluar është përmbyllur me  sukses për ekonominë e vendit. “Vitin e kaluar kur e morëm fletë-obligaacionin kemi përmendur se mjetet do të shfrytëzohen për financimin e nevojave të buxhetit në vitin 2016 dhe 2017. Jemi kritikuar disa herë për ato mjete, u tregua se viti është përmbyllur me sukses. Njëkohësisht deficiti buxhetor për vitin 2016 ishte 2.7% gjë gjithashtu nënkuptonte kursime për buxhetin”, tha ministri i Financave, Kiril Minoski. Minoski…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Për Parandalimin e Korrupsionit për 21 shoqata dhe fondacione dhe për një parti politike, ka kërkuar veprime kompetente nga Prokuroria Publike e RM-së, kontrolle detajesh për financimin e tyre, punën material të  Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe për financimin, kontrollin dhe analizën e Drejtorisë për Zbulim. Ndërsa, në periudhën nga tetori deri në dhjetor të vitit 2016-tës, KSHPK ka pranuar gjithsej 19 denoncime prej qytetarëve, 12 prej të cilëve janë rregulluar. Këto të dhëna kanë dalë nga raporti për vëzhgimin e punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me temë “Preventiva për korrupsionin-udhëheqja dhe koordinimi në…

Lexo më Shumë