Zoran Zaev në foltoren e Kuvendit tha se ai do të udhëheq një qeveri reformatore në Maqedoni. Ai tha se u ka premtuar të gjithëve se do të sjellin jetë për të gjithë në Maqedoni. “Do të fokusohemi në ekonominë, në institucione të forta dhe drejtësi për të gjithë, dhe do të fokusohemi për NATO dhe perspektiva evropiane. Para juve kërkoj besimin për qeverinë e re dhe për programin e ri”, tha Zoran Zaev, duke shtuar se do të punoj në të mirën e qytetarëve të vendit. Ai tha se Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve. “Jemi përcaktuar…
Author: almakos
Antonio Milloshoski kryetarit të Kuvendit ju drejtua me “i nderuar deputet Talat Xhaferi. Ai ka akuzuar LSDM-në për punë jodemokratike dhe për zgjedhje në mënyrë jolegjitimet të kryetarit të Kuvendit. Poashtu ai akuzoi Talat Xhaferin për faktin se ai u drejtua në gjuhën shqipe. “Nëse vazhdoni t’i drejtohen i deputetit Talat Xhaferi e jo të kryetarit të kuvendit Xhaferi, unë do të shfrytëzoj mundësinë time sipas Rregullores të flas në gjuhën time”, ka replikuar Xhaferi, deputetit Milloshoski.
Forca të shumta të policisë janë pozicionuar pran shtëpisë ligjvënëse të Maqedonisë ku sot në ora 11 pritet të fillojë seanca e dytë me të vetëm pikë në rendin e ditës është zgjedhja e Qeverisë.
Çaste më parë, J. Ç. nënkryetari i degës së PDSH sē Kumanovës me strukturën e tij, i është bashkangjitur Lëvizjes BESA. “Sot më të fortë se dje!Sot na u bashkangjitë edhe nënkryetari i degës së PDSH-së në Kumanovë J. Ç. me strukturën e tij.#BESA_ËSHTË_AMANE” – ka shkruar Mesud Bajrami. Në këtë takim i pranishëm ka qene edhe kryetari i degës së BESËS – Kumanovë, Shenur Osmani.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, njëherësh edhe ish ministër i Shëndetësisë, sot pasdite ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit në Kuvendin e Maqedonisë. Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se planifikon që në të ardhmen t’i përkushtohet profesionit të tij si avokat, njofton MIA, transmeton SHENJA. “Duke e pasur parasysh se planifikoj që në të ardhmen t’i përkushtohem më shumë profesiont tim bazë si avokat, si dhe të mundem të jap më shumë kontribut në akivitetet partiake, më lejoni të ju informoj se kam vendosur të jap dorëheqje nga funksioni i deputetit në Kuvendin e Republikës…
Janë penguar nga forcat e sigurisë 90 persona të cilët në tre ditët e fundit janë përpjekur të hyjnë në mënyrë ilegale në Hungari, e cila për të penguar hyrjen e refugjatëve ka vendosur tela me gjemba në kufirin me Serbinë, raporton AA. Në një deklaratë të publikuar nga Qendra Kombëtare e Policisë Hungareze theksohet se në tre ditët e fundit në rajonet kufitare janë penguar 90 persona që kanë tentuar të hyjnë në vend. Gjithashtu në deklaratë thuhet se më 15-21 mars është ndaluar hyrja në vend e 32 refugjatëve, ndërsa më 22-28 mars hyrja e 125 refugjatëve. Hungaria…
Ministri i shëndetësisë dhe zv. kryeministri në qeverinë e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se jep dorëheqje nga posti i deputetit. “Duke marrë parasysh se në të ardhmen planifikoj më shumë t’i përkushtohem profesionit tim si avokat, si dhe të jap kontribut më të madh në aktivitetet partiake, më lejoni që t’ju informoj se kam vendosur që të jap dorëheqje nga funksioni deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, ka shkruar Todorov në profilin e tij në Facebook.
29 May Kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski deklaroi se është e pazakontë që Qeveria të votohet kaq shpejt pasi janë bërë publike emrat e kandidatëve për ministra. Sipas tij, partia e Zaevit frikësohet nga analizat që opinioni mund t’u bëjë këtyre kandidatëve. Është skandaloze që LSDM-ja si asnjëherë më parë përpiqet për një ditë ta vendosë votimin e Qeverisë në Parlament. Publikimi i përbërjes së Qeverisë mbrëmë dhe fillimi i debatit për të nesër në mëngjes, tregon që ata frikësohen prej diçkaje, se frikësohen nga analiza në publik dhe nga ajo e deputetëve të opozitës, frikësohen nga analiza e performansave…
Seanca e nesërme ku duhet të votohet qeveria do të jetë seanca e parë pas ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit. Megjithatë, ngjarjet dramatike, sulmet fizike dhe dhuna e ushtruar, nuk do të shlyhen aq lehtë nga memoria e deputetëve, sidomos në raportet mes tyre në të ardhmen. Ditë më parë, u publikuan video në të cilat shihej se si deputetë të VMRO-DPMNE-së, hapnin dyert e Kuvendit duke u mundësuar protestuesve dhe huliganëve që të futen lirshëm në Kuvend. Pamje tjera shfaqnin deputetë të tjerë të VMRO-DPMNE-së tek përshëndeten dhe orientojnë turmën, dhe qëndrojnë në mesin e turmës pothuajse deri…
Të akuzuarit në rastin e Kumanovës bojkotuan gjykimin e sotëm, të irrituar nga gjykatësja Verka Petrovska të cilës i thanë se mohon drejtësinë dhe merr vendime politike. Bojkotoi edhe avokati Shasivar Iseini të cilin gjykata e gjobiti me 1200 euro dhe harxhimet e seancës së sotme. “Kjo është e montuar. Kjo mund të shihet nga fjalimi juaj, nga komentimi i keq i normave ligjore”, deklaroi Shasivar Iseini, avokat. Ishte Shefqet Hallaçi së bashku me Demë Shehun që mohuan gjykatën dhe i thanë Petrovskës se qëllimisht refuzoi funksionarët e propozuar dhe provat e reja, për të penguar zbardhjen e rastit. Demë…
Aleanca për Shqiptarët vendosi ti bashkëngjitet BDI-së në koalicionin qeveritar me LSDM-në. Këtë e kumtoi kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, pas mbledhjes së mbajtur mbrëmë në selinë e kësaj partie në Tetovë, ku poashtu u vendos që për ministër të shëndetësisë kjo parti të nominojë sekretarin gjeneral Arben Taravarin.“Vendimin për të votuar Qeverinë e kemi pasur shumë më herët, por tanimë vendosëm që edhe të marim pjesë direkt e Qeverisë. Ne si Lëvizje për Reforma na takon një ministri, kështu jemi marrë vesht dhe kjo është ministria e shëndetësisë”, ka deklaruar Ziadin Sela. Nga ana tjetër, para se të përfundojë…
Ministrat shqiptar të propozuar në kabinetin e ri qeveritar nuk përmbushin pritjet e opinionit. Pjesa më e madhe e tyre, sipas analistëve politik janë politikanë pa përvojë ose të dështuar në pozicionet e tyre të mëparshme dhe nuk posedojnë kapacitet për realizimin e premtimeve të dhëna. Përveç kësaj, analistët thonë se ministrat e propozuar shqiptarë me ose pa dashje, paraqesin edhe sabotim për procesin e shumëpërfolur të reformave.Pjesa e ministrave të propozuar nga BDI nuk përputhet me këtë mozaik. Nga kjo përbërje qeveritare unë nuk pres të jetë në nivel të detyrave dhe nuk pres që të bëjë realitet gjithë…

