Author: almakos

Një shpresë e re për nënën Ibadete Luta – Rishqyrtim i burgut të përjetshëm të djalit të saj. Nëna Ibadete mallkon gjykatën dhe policët që nuk e lanë ta përqafoj djalin për disa sekonda. Por, mes lotëve të hidhërimit nxjerr disa lot shprese pas fjalimit të prokurores së re Liljana Spasovska, e cila i kërkoi trupit gjykues të Supremes që t’i marrë Prokurorisë Speciale provat që i ka mbledhur për këtë rast. “Kemi shpresë se do të zbardhet. Prokurorja na ngjalli që tha ashtu. Ishalla ky ramazan ma bjen djalin nëpër sofrat tona, ta hajmë një iftar me djalin tim…Edhe…

Lexo më Shumë

30 May Është mbyllur për sot, rreth orës 19.20 minuta, debati në Kuvendin e Maqedonisë rreth formimit të qeverisë së re. Pas shpalosjes së programit qeveritar nga ana e mandatarit Zoran Zaev, replikave dhe kundër replikave të mazhorancës së re dhe opozitës, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka mbyllur për sot seancën parlamentare dhe ftoi të gjithë deputetët të mblidhen nesër në orën 12:00 për të votuar programin dhe përbërjen e re qeveritare, ku me shumë gjasa do të mbyllet në orët e vona të mbrëmjes së nesërme.

Lexo më Shumë

30 May Zeqiria Ibrahimi i Lëvizjes Besa tha në Kuvendin e Maqedonisë gjatë seancës së sotme parlamentare se nuk do të mbështetin qeverinë e re të Zaevit. Ai gjatë interpelancës tha se Zaevi  ka përzgjedhje të shkëlqyer, por shfaqi edhe dëshpërim për një pjesë të kuadrit i cili, siç tha, nuk i plotëson të gjitha pritjet tona.Sipas tij, kabineti i propozuar qeveritar nuk është reformë, por riciklim. “Isha i bindur se shkaku se pse e refuzuat bashkëpunimin me ne është kërkesa jonë për ridefinimin e shtetit. Por sot e kam të qartë se ky është parimi ynë i parë në…

Lexo më Shumë

Televizioni Shenja ka siguruar Marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellë të cilën Lëvizja Besa ia ka ofruar mandatarit Zoran Zaev, për të hyrë në Qeveri, të cilën ky i fundit nuk e ka firmosur. Marrëveshja përmban 6 kushte kryesore, një dispozitë dhe një aneks. Kushti i parë: Programi qeveritar të jetë sintezë e programit të LSDM-së “Për jetë më të mirë” dhe programit të Lëvizjes BESA “Ridefinimi” (Me Ridefinim nënkuptohet definimi i ri i sistemit juridik dhe politik të R. së Maqedonisë, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore, me të cilat Maqedonia do të bëhet shtet multietnik në të gjitha…

Lexo më Shumë

30 May Rikthehet deponia jo legale në Tetovë. Pavarësisht se dy muaj më parë autoritetet ndërmorën masa për largimin e mbeturinave, deponia kthehet sërish edhe atë me intensitet edhe më të madh. Që problemi të jetë më i rëndë, me rritjen e temperaturave, ka filluar edhe kundërmimi i erës së keqe, gjë kjo që shkakton probleme për banorët që jetojnë afër deponisë. Nga frika e ndonjë sëmundje banorët madje nuk dalin as në rrugë. “Të revoltuar tejmase, banorët e kësaj lagje refuzojnë të dalin para kamerës, duke u shprehur se, prononcimin e tyre do e bëjnë në prokurori. Ata gjatë…

Lexo më Shumë

30 May 46 % e popullatës së Maqedonisë janë duhanpirëse. Konsumues më të fortë të duhanit është popullata e grup moshës 35-64 vjet të cilët përbëjnë 52 % të popullatës. Këto dhëna u prezantuan nga Institutit të shëndetit publik me rastin e 31 majit Ditës botërore kundër duhanit. Për momentin në Maqedoni kemi 46 % duhanpirës, meshkujt prijnë me 54 % ndërsa gjinia femërore me merr pjesë me 33 %. Ajo që është interesante të theksohet është se ka dallime në moshë. Nëse flasim për moshën më të re kemi përqindje më të ulët të rinjve që përdorin cigaret. Te…

Lexo më Shumë

Avokatët vlerësojnë se me mos pranimin e dëshmive, këshilli gjyqësor nuk dëshiron zbardhjen e së vërtetës për lagjen e trimave në Kumanovë. Ata thonë se propozimi për dëshmitarë është bërë me kohë dhe në përputhje me rregulloren. Me këtë persona do të duhet se skenari i kujt ka qenë ky , cili ka qen motivi i kësaj që ndodhi  dhe kjo punë duhet që ka qenë e përgatitur   gjatë kohë dhe këtë e tregon vetë prokuroria pasi që nga janari prokuroria thotë se janë përgjuar telefonatat  dhe e gjithë gajdja faktike do të dilte me deklarata që do ti jepnin…

Lexo më Shumë

Kritikat më të ashpra për vendin  në të gjitha raportet e BE-së vijnë në adresë të gjyqësorit dhe prokurorisë. Në raportin e fundit, Komisioni Evropian nënvizoi se sistemi gjyqësor shënon ngecje, ndërsa Gjykata Penale është pengesa kryesore e Prokurorisë Speciale. Edhe në raportin e Pribe-së përmenden mungesat në të cilat duhet punuar. BE-ja ka konstatuar edhe se prioritetet urgjente reformuese nuk janë zbatuar. Para dy viteve, Pribe në raport theksoi se avancimi i gjykatësve në pozita më të larta varet nga politikanët. Grupi i ekspertëve që e përpiloi raportin ka dhënë rekomandime për përmirësimin e gjendjes së keqe në gjyqësor.…

Lexo më Shumë

Pas plotë 11 viteve, deputetët e VMRO DPMNE-së në krye me Nikolla Gruevskin u rikthyen në kolltukët që i takojnë opozitës. Ndërsa shumica parlamentare afër kabinetit Qeveritar. Kryeparlamentari Talat Xhaferi seancën e filloi në gjuhën shqipe, akt ky që i irritoi deputetet tashmë të opozitës, ata të VMRO DPMNE-së. Deputet Xhaferi fillimisht më lejoni tu them një punë që nga fillimi i seancës e bëni, e shkelni Kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve. Në nenin 3 paragrafi një shkruan se gjuha zyrtare në Kuvend është gjuha maqedonase. Në paragrafin dy, deputeti i cili flet gjuhë të ndryshme nga maqedonasja,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme deri tek Prokuroria Themelore Publike ka dërguar katër njoftime të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin e kallëzimeve penale për personat të përfshirë në dhunën në Kuvend më 27 prill. Bëhet fjalë për shkujanët A.Z (63), A.S (39), V.C (33) dhe V.T (40), ndërsa në bisedë informative është ftuar P.D (42) nga Shkupi, i cili pas bisedës së realizuar është liruar.

Lexo më Shumë

Kuvendi duhet patjetër të jetë funskional, deputetët tanë do të vijnë në punë, në mënyrë aktive, edhe pse kishte shumë arsye se pse nuk duhej ta japim legjitimitetin e seancës së sotme. Do të jemi pjesmarës dhe do ti mbështesim propozimet e mira, nuk do ti përsërisim gabimet të cilat LSDM-ja i ka bërë kur ka qenë në opozitë, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski nga foltorja e Kuvendit. Ai ironizoi duke thënë se LSDM-ja i ka fituar zgjedhjet ende pa u formuar Qeveria. “Si do ta drejtoni anijen ju e dini, por nuk duhet ti dëmtojnë interesat shtetërore dhe…

Lexo më Shumë

Deputetët kanë refuzuar propozimin e deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski për ndryshim të Kodit Zgjedhor me procedurë të përshpejtuar. Sipas Rregullores për punë në Kuvend, çdo propozim me procedurë urgjente vendoset në votim pa hapur paraprakisht diskutim. Iniciativa për ndryshim urgjent të Kodit Zgjedhor nuk u miratua, për shkak se, siç shpjegoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në seancën e sotme është vendosur rendi i ditës dhe ajo është zgjedhja e Qeverisë së re. Nga gjithsej 66 deputetë, të gjithë votuan “po” rendin e ditës, ndërsa kjo është përzgjedhja e Qeverisë së re.

Lexo më Shumë