Mandatari Zoran Zaev sot ka dëshmuar para Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Ai është ftuar pas kallëzimit të dorëzuar penal nga LSDM për përplasje interesash tek kryeministri teknik, Emil Dimitriev dhe ministrat Nikola Todorov, Nikola Popovski dhe Elizabeta Kançevska Milevska. Ndryshe edhe pse ishin të zgjedhur për deputetë në zgjedhjet e fundit, ata paraqiteshin në rolin e ministrave të shëndetësisë, për punë të jashtme dhe kulturë, për çka LSDM pohonte se nuk mund të kryhen dy funksione në të njëjtën kohë.
Author: almakos
Tre nga përfaqësuesit e BDI-së në kabinetin e ri Qeveritarë nuk kanë të zbardhura dosjet e mëparshme për dyshime mbi vepra kriminale. Ramiz Merko, Bujar Osmani dhe Sadulla Duraku. Ish kryetari i Strugës Ramiz Merko dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është në hetim e sipër nga Prokuroria Publike. Ish zëdhënësi dhe ish ministri i Shëndetësisë nga radhët e BDI-së Bujar Osmani dyshohet për furnizime jo ligjore gjatë kohës kur ishte ministër i Shëndetësisë. Dyshimet bazohen në projektin për rikonstruimin e Spitalit shtetëror në vlerë prej 400 mije eurove. Ish ministri i Bujqësisë dhe kryetari i Komunës së Likovës…
Aktorët shqiptarë nuk mirëpresin vizitën e djeshme të kreut të VMRO-DPMNE- së Nikolla Gruevski dhe ministres së Kulturës në largim Elizabeta Kançevska Milevska në Teatrin Shqiptarë në Shkup për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e këtij teatri. Bajrush Mjaku thotë se pikërisht ministria e Kulturës dhe pushteti në largim ka bllokuar punimet në Teatrin Shqiptar përmes mos lëshimit të mjeteve të nevojshme financiare. Katër vite kaluan dhe të vetmen gjë që ministria e Kulturës arriti me neglizhencën e vet të bëj, përmes mos financimit në kohë për të zhvilluar punimet, arriti që artdashësin, shikuesin, publikun, ta largon nga institucioni i…
Me emra të vjetër e të rinj u kompletua propozim-përbërja e Qeverisë së re. Propozimet e LSDM-së për në ekzekutiv janë: Oliver Spasovski, Ministër i BrendshëmSpasovski ishte Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike pas Marrëveshjes së Përzhinës, deputet, këshilltar dhe sekretar në Komunën e Kumanovës. Radmilla Sheqerinska, Ministre e MbrojtjesShekerinska përveç si ish-kryetare e partisë dhe ish-deputete në shumë mandate, njihet si ish zëvendës kryeministre për euro-integrime në vitin 2004, kur Maqedonia hyri në fazën e parë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim me BE-në. Nikolla Dimitrov, Ministër i JashtëmDimitrov njihet si negociator për kontestin e emrit; ish…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërste Mukoski hesht edhe pas publikimit të incizimeve ku ai shihet se si hap dyert e Kuvendit për protestuesit e dhunshëm. Ndonëse gazetarët kanë tentuar disa herë marrin komentin e tij në lidhje me veprimet e 27 prillit në Kuvend, Mukoski nuk u ndal për gazetarët duke shtuar se ka dhënë qëndrim në për këtë pyetje. Ai shtoi se akoma nuk është ftuar nga Prokuroria Publike për përgjegjësinë e tij gjatë të enjtes së përgjakshme në Kuvend.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot mbajti takim koordinues me partitë parlamentare, i cili sipas informacioneve nga kabineti i tij, ka qenë në funksion të seancës së nesërme për zgjedhjen e qeverisë së re. Ndërkohë nga LSDM-ja ka marrë pjesë Oliver Spasovski, Ejup Halimi nga BDI-ja, Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët, Bardhyl Mamuti nga PDSH-ja dhe Afrim Gashi nga Besa. Në takim nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i VMRO-DPMNE-së. Në takimin me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, palët dakorduan renditjen e fjalimeve të përfaqësueseve të partive pas fjalimit të mandatarit Zaev. Sipas Rregullores për punën e Kuvendit, mandatari…
Benzinat nga mesnata do të shtrenjtohen për një denarë, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 1.5 denarë. Kështu sot ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetik, raporton SHENJA. Sipas vendimit, tani një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 64 denarë, ndërsa 66 denarë do të paguhet për një litër EUROSUPER BS-99. Një litër EURODIZEL tani do të kushtoj 50.50 denarë, ndërsa çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të kushtoj 39 denarë për litër Do të rritet për 1.130 denar edhe çmimi i Mauztit.
Tek kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot është mbajtur takim koordinues i cili takim sipas informacioneve nga kabineti i tij, ka qenë në funksion të seancës së nesërme për zgjedhjen e Qeverisë së re. Në takim ka munguar përfaqësues i VMRO-DPMNE-së. Oliver Spasovski nga LSDM, Ejup Alimi nga BDI, Vesel Memedi nga ‘Aleanca për Shqiptarët’, Bardhyl Dauti nga PDSH, Afrim Gashi nga BESA me kryeparlamentarin kanë dakorduar renditjen e fjalimeve të përfaqësuesve të partive pas fjalimit të mandatarit. Sipas Rregullores për punë në Kuvend, mandatari e arsyeton programin dhe propozimin për Qeverinë para deputetëve. Në lidhje me programin dhe përbërjen…
29 May Gjykatë Penale për herë të dytë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për ngrirjen e pasurisë së VMRO-DPMNE-së. Gjykata e ka refuzuar kërkesën me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshëm, se prona e partisë së VMRO-DPMNE-së është ndërtuar nëpërmjet veprave penale. Goran Boshevski, Lenka Davitkova dhe Verka Petkovska janë gjykatësit që për here të dytë kanë refuzuar kërkesën e PSP-së. Gjyqtari i lëndës së më hershme ka refuzuar kërkesën duke thënë se PSP-ja nuk ka dorëzuar një transkript të përgjimeve të cilat tregojnë se krimi dhe se prona e partisë ka qenë të fituar në mënyrë kriminale.…
“Njëherë ju dhashë deklaratë, nuk do të ju jap përsëri”, kështu është përgjigjur deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërste Muskovski, në pyetja e gazetarëve se si i komenton pamjet ku ai shihet duke hapur dyert protestuesve për tu futur në Kuvend, në natën e 27 prillit. Ai ka shëtitur lirshëm duke refuzuar të komentoj. /SHENJA/[embedded content]Mukoski refuzon të komentoj hapjen e dyerve për… by tvshenjaofficial
Deri tek Prokuroria Speciale Publike ende nuk ka ardhur ndonjë kërkesë në lidhje me shqyrtimin e pastërtisë juridike të ministrave që pritet të përbëjnë kabinetin e ri Qeveritar. Edhe pse ishte paralajmëruar një gjë e tillë nga ana e mandatarit Zoran Zaev, megjithatë një kërkesë e tillë ende nuk ka ardhur në adresë të PSP-së. Këtë informacion për TV Shenja e konfirmoi zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristovska. Për nesër është caktuar seancë e Kuvendit ku pritet të votohet përbërja e re qeveritare. Sipas kësaj, ministrat e ri do të votohen pa kaluar nëpër filtrin e PSP-së. Kjo iniciativë vjen pasi…
Të akuzuarit në rastin e Kumanovës lëshuan sallën e Gjykatës duke bojkotuar procesin gjyqësor. Të akuzuarit u irrituan në momentin kur Gjykatësja Verka Petrovska u kumtoi se kërkesa e tyre për përjashtimin e trupit gjykues dhe prokurorit është refuzuar. Avokatët e tyre më herët kishin kërkuar që trupi gjykues së bashku me prokurorët e çështjes të zëvendësoheshin, por kjo kërkesë e tyre nuk është marrë parasysh dhe për këtë arsye ata kanë bojkotuar seancën e sotme. Valdet Zekaj, njëri nga të akuzuarit i tha gjykatëses Verka Petkovska, se ajo është përgjegjësja kryesore e situatës të krijuar duke mos pranuar dëshmitarët…

