28 May Prokuroria Speciale nuk do të ketë kohë të ngritë aktpadi për të gjitha hetimet e hapur deri më 30 qershor, vlerëson ish prokurori Aleksandar Nakov. Sipas tij, specifika e kriminalitetit të cilin e heton Specialja kërkon më shumë kohë. Katica Janeva para 6 ditëve nga shumica e re kërkoi ta anulojë apo ta fshijë nenin 22 nga ligji për Prokurori Speciale, i cili e kufizon atë që aktakuza të mundet të ngritë deri më 30 qershor. Për Nakovin, kërkesa e Janevës është legjitime dhe me intervenim politik mund të sigurohet më shumë kohë për Specialen dhe t’i mundësohet…
Author: almakos
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas mbarimit të takimit në selinë e mandatarit Zoran Zaev ka thënë se në takim është biseduar mbi parimet e qeverisë së re. I pyetur në lidhje me pakënaqësitë që janë shfaqur në opinion për emrat e propozuar për ministra nga radhët e BDI dhe për mundësinë që këto emra të pësojnë ndryshime, Ahmeti tha se për çdo ministër, mandatari Zaev do të kërkoj mendim dhe verifikim nga institucionet “LSDM sonte ka takimin e organeve më të larta të partisë ku edhe ata do të përmbyllin listat e kandidatëve për ministra. Sa i takon pastërtisë…
Komisioni për matjen e dënimeve ekziston vetëm si komision në letër. Rolin e këtij organi Gjykatat nuk e njohin duke neglizhuar vërejtjet lidhur me dënimet e shqiptuara. Për dy vite prej kur është formuar ky komision, nuk ka matur asnjë vendim gjyqësor i cili ka pasur ndikim në opinion. Ligji ka hyrë në fuqi më 8 korrik 2015, ndërsa anëtarët e komisionit hedhin dyshimet se gjykatat veprojnë në mënyrë selektive lidhur me aktgjykimet të cilat ia dorëzojnë komisionit. Por, kryetari i këtij komisionit Lubço Naumovski vlerëson se ky organ nuk bën krahasimin si për shembull mes dënimeve me disa vite…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se pas negociatave me LSDM-në është marrë vendimi që ajo të mos pjesë në Qeverinë e re. “BESA njofton se ajo nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Mandatari nuk ishte i gatshëm të pranoj dhe të nënshkruaj parimet e BESËS. BESA do të mbetet një faktor konstruktiv politik në Maqedoni, duke u bërë gardian i interesave të shqiptarëve. E njoftojmë opinioni se BESA do të mbështes çdo nisëm në interes të veçan të shqiptarëve dhe të shtetit”,tha Bilall Kasami. Ai tha se me plotë të drejt mund të mburremi se…
28 May Kuadrot e propozuara për ministra në Qeverinë e re, nuk janë zgjidhjet më të mira me të cilat ka dalë BDI-ja, komentojnë analistët politik për Alsat M. Ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini, vlerëson se kriteri i vetëm sipas të cilit udhëhiqet BDI-ja gjatë përzgjedhjes së përfaqësuesve të saj në qeveri është dëgjueshmëria partiake. Maqedonia ka nevojë për qeveri që do i kënaq nevojat e qytetarëve, e jo të partive, vlerëson Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare “Civil”. “Ajo që BDI ofron kuadro të vjetër në një pjesë të saj është provokim i paturpshëm ndaj qytetarëve. Nëse keni parti…
28 May Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes një komunikate, njofton opinionin lidhur me bisedimet me partinë BESA. Në njoftim theksohet se edhe se përskaj asaj që dy subjektet janë dakorduar dhe ndajnë përcaktimin e njëjtë për reforma urgjente, për zhvillim demokratik dhe evropian të Maqedonisë, megjithatë për një pjesë të çështjeve nuk arritën marrëveshje. “I lemë dyert e hapura për bashkëpunim rreth mbështetjes për reformat që pasojnë në Republikën e Maqedonisë, si dhe për gjithçka tjetër me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LSDM-ja.
LSDM nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar BESA edhe zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. “Ju njoftojmë se në lidhje me bisedimet me partinë BESA, edhe pse u pajtuam se bashkërisht e ndajmë përcaktimin për reforma urgjente për zhvillim demokratik të Maqedonisë, për një pjesë të pyetjeve nuk arritëm marrëveshje. Kemi mbetur të hapur për bashkëpunim rreth përkrahjes së reformave që pasojnë në Maqedonisë, si dhe për gjithçka tjetë që është në interes të gjithë qytetarëve”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA.
28 May Aktivitete të shtuara në selinë e LSDM-së ku në orët e pasdites do të mbahet mbledhja e këshillit qendror të partisë për të miratuar emrat përfundimtar për në Qeverinë e re, një ditë pasi një gjë e tillë e bëri BDI-ja. Mandatari Zoran Zaev i pyetur nga gazetarët për përbërjen e propozim ministrave të partisë së Ahmeti dhe nëse në mesin e tyre kishte edhe të dyshuar nga Prokuroria Speciale, tha se nuk e kishte një informacion të tillë dhe se këtë pyetje duhet drejtuar PSP-së. Mund kontrolloni, le të jap mendimin e tyre vet Prokuroria Speciale Publike.…
Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, sot, para gazetarëve në selinë e LSDM-së tha se vendimi për Qeverinë e re është marrë dhe shumë shpejtë do ta bëjnë publik. Përsa I përket në lidhje me bisedimet që po zhvillhen me Lëvizjen Besa ai tha se nga kumtesa që do ta lëshojë kjo parti brenda ditës. “Nuk kemi folur për kuadrot e Qeverisë, por së shpejti do ta merrni vesh nga kumtesa e kësaj partie” tha Zaev. Në lidhje me përzgjedhjen e ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dhe nëse disa nga ata janë në listën…
Lëvizja BESA pritet që sot gjatë ditës të organizojë një konferencë për gazetarë ku do të shpalos qëndrimet rreth pjesëmarrjes ose jo në qeverinë e re të mandatarit Zoran Zaev. Por, në qëndrimet e deritashme kjo parti e ka bërë të qartë se nuk kanë biseduar për poste ministrore, por bisedimet janë zhvilluar për pesë parimet e kësaj partie. Ridenimi, pjesëmarrja në një Qeveri në të cilën nuk përfshihen njerëz të inkriminuar, marrëveshja për koalicionin të jetë e afatizuar dhe transparente, implementim i plotë i deklaratës shqiptare, si dhe qeverisje e balancuar, janë parimet për të cilat nga Lëvizja BESA thonë…
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm deri në vranësira të dendura në prët e pasdites. Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë edhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 7 deri 13 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 19 deri 23 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me temperaturë maksimale deri 22 gradë Celsius.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit në Reçicë të vogël ka bërë të ditur emrat e ministrave të rinj. “Kabineti i ardhshëm të përbëhet nga Hazbi Lika, zv/kryeminsitër për Marrëveshje të Ohrit, zv/kryeministër për euro-integirme Bujar Osmani. Për ministër të ambientit Sadulla Duraku, ministër i drejtësisë Bilent Saliu, ministër i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministër pa resor Ramiz Merko. Për zv/ministra në mbledhjen e radhës do të vendosim”, ka deklaruar Ali Ahmeti. Ai tha se ministria e shëndetësisë dhe pushteti lokal i takon “Aleancës për Shqiptarët”. I pyetur në lidhje me spekulimet se Izet Mexhiti ka pasur pretendime të…

