Author: almakos

Duhet të ketë Përgjegjësi penale për drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, sepse e ka ditur se çfarë po ndodh në Kuvend, dhe nuk ka vepruar, vlerëson avokati dhe ish-gjyqtari Valentin Zafirov. Ai, në emisionin 360 ​​Gradë, ka thënë se ka tentime që të shmanget përgjegjësia e atyre që kanë planifikuar dhunën në Parlament, më 27 prill, dhe të dënohen vetëm ata që kanë kryer detyra. Teorikisht nëse një gjyqësi me parime morale dhe juridike i jepet aktakuzë e tillë, për të gjithë këta nga Çavkovi e deri te deputetët, do të gjykojë se rasti është bërë në…

Lexo më Shumë

 Nuk kemi vërejtje si nga ana e nxënësve po ashtu edhe nga ana e testatorëve gjithçka është në rregull. Sot iu nënshtruan gjithsej 550 nxënës provimit të lëndës në  gjuhën shqipe , gjithashtu edhe ditën  e shtunë dhe ditëve në vijim edhe dy lëndëve tjera nga matura shtetërore të cilat janë në nivel ekstern dhe një nivel intern do ti nënshtrohen poashtu vetëm më e kanë kaluar detyrën projektuese- tha Faruk Zeqiri, drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”. Nxënësit thonë se në përgjithësi testimi ka shkuar siç duhet por me disa probleme të vogla.  “Gjithçka ishte në rregull , zakonisht…

Lexo më Shumë

Njësiti për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup ka shqyrtuar video materialet për identifikimin e pjesëmarrësve tjerë në dhunën e 27 prillit në Kuvend, ndërsa janë bërë edhe bastisje dhe biseda informative, kanë bërë të ditur nga MPB, transmeton SHENJA. Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpitë e katër personave nga Shkupi: A.D (43),S.P (51), A.M (22) dhe A.K (43). Pas bastisjes tre prej personave (S.P., A.K., dhe A.M.) janë provuar nga liria, ndërsa pas urdhrit të prokurorit publik ata janë liruar. Poashtu në bisedë informative janë ftuar edhe tre persona tjerë T.Z (50), M.P (22) dhe…

Lexo më Shumë

Sot në mesditë në hotelin Aleksandar Palas në Shkup do të mbahet kongresi i 22-të i socialdemokratëve, Do të votohet për kryetar të ri të partisë, me ç’rast kandidat i vetëm është Zoran Zaev. Pritet që ai të mbajë fjalim para delegatëve.

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të takimit mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, numri një i LSDM-së ka thënë se po përparohet në bisedime por nuk mundi të thotë se a do të ketë marrëveshje për Qeveri me të gjitha palët, shkruan SHENJA. Zaev tha se takimet e ardhshme do të mbahen nesër, nëse Kongresi i LSDM-së mbaron në kohë të përshtatshme. Kreu i LSDM-së tha se kanë marrë për obligim që deri të dielën të mundohen t’i përfundojnë bisedimet. “Hymë thellë, në thelbin e gjërave. Flasim për një shoqëri për të gjithë, barazia e qytetarëve…

Lexo më Shumë

Rejtingjet e partive politike po vazhdojnë ta favorizojnë opozitën e re shqiptare si fituese në zgjedhjet e ardhshme, vlerëson Bashkim Bakiu nga Instituti për hulumtimin e politikave dhe qeverisjen e mire. Bakiu thotë se anketa e tij e fundit është dëshmi se pozita e partive politike tek blloku shqiptar po ndryshon pasi BESA seriozisht po kërcënon BDI-në ndërsa LrPDSHështë duke e hequr tërësisht nga skena PDSH-në e Menduh Thaçit. “Atë që e parashikuam në zgjedhjet e 11 dhjetorit se nuk do të ketë fitues absolut tek blloku politik shqiptar dhe se do të ketë befasia, sidomos ajo e besës, si…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, shkruan SHENJA. Pas takimit, Faton Fazliu, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, tha se vullneti i të dyja palëve është që të jemi në një qeveri reformatore, duke shtuar se ko varet nga rrjedha e bisedimeve. “Edhe sot vazhduam takimet mes BESËS dhe LSDM-së. Takimi ishte në nivel kryetarësh dhe të grupeve të punës. U bisedua në përgjithësi për parimet dhe do të vazhdojmë të komunikojmë. Besoj se opinioni i din parimet e Lëvizjes BESA dhe e kemi bërë të njohur opinionin…

Lexo më Shumë

Reformat në gjyqësor do të fillojnë kur “prokurorët dhe gjykatësit e ndershëm” do të ngrenë hetime kundër kolegëve të tyre “të pandershëm”. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për filtrimin e sistemit gjyqësor nga ata që e kanë keqpërdorur ligjin. Ky është vizioni i gazetarit Lubisha Stankoviç, të cilin ai e shpalosi në emisionin “Arena”. Stankoviç vëri në dukje se rivlerësimi masiv që është paralajmëruar nga LSDM është shumë vështirë të realizohet, prandaj duhet gjetur masa alternative për reformat në gjyqësor. “Nuk mund të presim nga prokuroria e Zvërlevskit që të bëjë diçka. Mirëpo, edhe në këtë prokurori…

Lexo më Shumë

Muaji prill dhe muaji maj kanë qenë muaj të tenderëve edhe për komunën e Kërçovës. Tre ditë para se ta lë postin e kryetari të komunës, Fatmir Dehari ka ndarë 570 mijë euro për asfaltim të disa rrugëve në Kërçovë. Më 12 maj , në një procedurë të hapur, komuna ka lidhur kontratë me kompaninë nga Zajazi “Ismail”-Dooel e cila në periudhë prej një viti, do të rikonstruojë disa pjesë të Kërçovës. Ky është tenderi i dytë me radhë pasi i parë kishte dështuar. Nuk kishte pasur asnjë ofertë të volitshme. Më 5 maj, Komuna e Kërçovës ka lidhur kontratë…

Lexo më Shumë

Vetëm një ditë na ndan nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kjo atmosferë më së shumti vërehet në treg. Një numër i madh qytetarësh sot kishin dalë për të bërë përgatitjet e tyre për këtë muaj. “Po me ble diçka normal…Përgatitje tash për Ramazan, duhet të përgatitemi tash normalisht..,duhet të përgatitemi ne”, thotë një qytetar. “Po bëjmë përgatitje për Ramazan dhe kështu”, thotë një qytetar tjetër. Këtë vrull të qytetarëve po e ndjejnë edhe shitësit e ‘Bit Pazarit’, shumica e të cilëve nuk kishin kohë të prononcohen për shkak të lëvizjes së madhe të qytetarëve. Mirëpo, disa…

Lexo më Shumë

Shumica e re parlamentare nuk do ka mundësi të ndalojë për këtë vit testimin ekstern të nxënësvedhe më 5 qershor ai do të fillojë. Kështu deklaron ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, i cili tha se shumica parlamentare e ka të gatshëm propozim-ligjin për të ndaluar tekstimin ekstern, por ai nuk ka mundësi të hyjë në fuqi në afatin e duhur. “Unë po ashtu kam bërë apel që nxënësit dhe prindërit, po ashtu edhe arsimtarët të përgatiten sepse tashmë datat veçmë janë caktuar, fillimi do të jetë më 5 qershor. Një apel i im shkon edhe deri tek grupi…

Lexo më Shumë

Mandatari dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka arritur në Kuvend ku do të zhvillojë takim me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin. Zaev ka thënë se vështirë që sonte të arrihet ndonjë marrëveshje përfundimtare, por theksoi se mbeten maksimalisht të përkushtuar. Zaev tha se po negociohet për çështje thelbësore që janë të rëndësishme për qytetarët, andaj për këtë ia vlen të humbet një apo dy ditë. Takimi i numrit një të LSDM-së me kreun e Lëvizjes BESA, vijon pas takimit që Zaev e mbajti në selinë  e LSDM-së realizoi takim me Ali Ahmetin dhe Ziadin Selën. /SHENJA/

Lexo më Shumë