26 May Nga Parkingjet e Komunës Qendër (PKQ) kërkuan që institucionet kompetente të parandalojnë ndërtimin e garazhit në kate te “Automakedonija”. Nga PKQ kërkojnë të anulohen të gjitha kontratat që parcela e tokës të mbetet në emër të Republikës së Maqedonisë dhe të përdoret si një zonë parkimi për banorët e ndërtesave në afërsi. Marrëveshja për shitje të tokës kompanisë Nikofon, për të cilët nga PKQ thonë se nuk është respektuar, është lidhur në vitin 2012.
Author: almakos
26 May Reshjet e shiut nxorrën në pah defektet në projektin “Sheshin Skënderbeu” I cili një kohë të gjatë është në realizim. Në pjesën më të madhe të sheshit janë krijuar liqene në miniaturë nga sasia e grumbulluar e shiut që nuk depërton në pusetet “e padukshme”. Midis pllakave tashmë ka mbirë bar. Ulëset janë të thyera, shportat të rrënuara, ndërsa ashensori i shkatërruar. Kabllot e ventilatorëve nën shi. Uji nga sheshi rrjedh mbi vendkalimin e veturave. Projektuesi, Betim Zeqiri sqaron se problemet do të evitohen kur projekti të përfundojë, pasi atëherë do të fillojë edhe mirëmbajtja e rregulltë. Sistemi…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, kanë zhvilluar një takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaevin. Pas takimit, Ahmeti ka thënë se të gjitha palët janë të interesuara që të arrijnë një marrëveshje, duke aluduar në atë se kjo mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. I pyetur në lidhje me atë se a ka qenë i ftuar në takim lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Ahmeti tha se BESA i zhvillon ndaras bisedimet me mandatarin Zoran Zaev. /SHENJA/
26 May Ambasadorja e Serbisë në vend Dushanka Divjak Tomiç e cila u ftua në Ministrinë e Jashtme për përfshirjen e agjentit serb Goran Zhivaleviq në zhvillimet e dhunshme në Kuvend, ka përsëritur qëndrimet e kryeministrit serb Vuçiç. Nga Ministria e Jashtme thonë se aktivitetet e tilla nuk ndihmojnë në thellimin e besimit të ndërsjellë dhe përparimit të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore. Është shprehur keqardhje se aktivitetet e personit të theksuar nuk ndihmojnë në forcimin e besimit të ndërsjellët, përparimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit për të cilin dyja vendet angazhohemi – njoftojnë nga MPJ-ja. Por ministri i Jashtëm…
Biznesmeni Sead Koçan, sot në mëngjes është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike. Bashkë me avokatin Nikolla Dodoevski, i dyshuari i rastit “Trust”, për herë të parë është paraqitur në PSP. Pas daljes nga Prokuroria në pyetjen se ku ka qenë “në udhëtim zyrtar”, Koçan nuk është përgjigjur. Biznesmeni Sead Koçan është i dyshuar në rastin Trust nga Specialja, në të cilin kompania e tij Transmet dhe kompanitë “Sileks Nemetali ST” dhe “Vato” ngarkohen se me dokumentacion të falsifikuar kanë fituar tender nga ELEM-i me çka e kanë dëmtuar buxhetin për 17 milion euro. Kërkesën për paraburgim Specialja e…
26 May Prokuroria Themelore Publike ende nuk ka dërguar thirrje për deputetët për të cilët pretendohet se i kanë hapur dyert e Kuvendit që të hyjnë protestuesit e dhunshëm në të. Nuk ka informacion se kur përfundimisht do të dërgohen këto thirrje. Alsat M ka njoftuar tashmë se një pjesë e skenarit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët në koordinim me sigurimin e ish -kryeparlamentarit Trajko Veljanoski i kanë lëshuar protestuesit në parlament. Dyshime të mëdha për këtë hodhën pamjet nga kamerat e sigurisë, që tregojnë se deputetët Sasho Vasilevski dhe Kërste Mukoski i hapën dyert e parlamentit, ndërsa Johan…
Krerët e Bashkësive Fetare Islame në Maqedoni dhe Kosovë dërguan sot mesazhe urimi për besimtarët muslimanë me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, transmeton Anadolu Agency (AA). Kryetari i BFI-së Rexhepi në mesazhin e tij thekson se “Muaji i Ramazanit është muaj i veçuar nga ana e Allahut xh.sh., e ka veçuar me shumë ngjarje të bekuara, me shumë raste e ndodhi të cilat kanë bërë që njerëzimi të sheh dritë, ta prekë paqen, mirëqenien, ta shijojë lumturinë dhe rehatinë!”. Kreu i BFI-së më tej thekson se gjatë agjërimit duhet të jemi të pastër. “Besimtarë të dashur, gjatë muajit…
26 May Ambasada e fëmijëve “Megjashi” kërkon që Qeveria e re gjatë përpilimit ose ndryshimeve ë ligjeve që kanë të bëjnë me fëmijët, t’i përfshijë edhe prindërit dhe vet fëmijët. Nga ambasada “Megjashi” madje thonë se Qeveria në largim asnjëherë nuk ka konsultuar prindërit dhe fëmijët për asnjë ndryshim te ndonjë ligji. Derisa flasim për ligje që janë për të rinjtë, atëherë duhet të kyçen edhe ata. Çdo sjellje e shpejtë e vendimeve në Kuvend, konsiderojmë se nuk është në rregull. Duhet që mënyra e sjelljes së vendimeve duhet të jetë në mënyrë transparente për gjithë opinionin, sepse disa ligje…
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit nëpër xhamitë e Shkupit ka filluar edhe leximi i Kur’anit. Njëra nga xhamitë ku lexohet mukabele është edhe xhamia e Dyqanxhikut në Shkup në të cilën lexohet nga nëntë hafizë, ndërsa ndiqet nga një numër i madh i besimtarëve muslimanë që jetojnë në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA). Xhamia e Dyqanxhikut për vite të tëra e ka ruajtur traditën e mukabeles dhe këtë vit me ardhjen e Ramazanit do ta vazhdojë atë. Kjo xhami është një nga xhamitë qendrore të Shkupit dhe gjatë muajit të Ramazanit do të lexohet mukabele para…
Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka ftuar në bisedë ambasadoren e Republikës së Serbisë lidhur me prezencën e këshilltarit në Ambasadën e Republikës së Serbisë, Goran Zhivaljeviq, më 27 prill në kuvend gjatë kohës kur ushtrohej dhunë ndaj deputetëve, shkruan SHENJA. Në bisedë, MPJ thekson se është shprehur pakënaqësia dhe brenga për shkak të prezencës së palejueshme të diplomatit të akredituar në Maqedoni, duke kërkuar sqarime detaje. Nga MPJ, kanë thënë se ky aktivitet i personit në fjalë, nuk kontribuon në forcimin e besimit të ndërsjellët dhe në avancimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, gjë për të cilën…
Në Fushën e Zemunit në Beograd gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm është rrënuar objekti fetar i Bashkësisë Islame të Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA). Myftia i Sremit dhe kryeimam i Mexhlisit të Zemunit Emin ef. Zejnullah për AA tha se objekti është rrënuar rreth orës tre të mëngjesit në prani të shumë policëve dhe pjesëtarëve të xhandarmërisë, ndërsa energjia elektrike dhe interneti në gjithë zonën ka qenë i shkyçur. Sipas tij, komuna e Zemunit ka dhënë leje për rrënim ndonëse premtoi se javën e ardhshme do të negociojë për atë si të zgjidhet problemi. “Unë mbrëmë arrita…

