Prokuroria Speciale Publike nuk tërhiqet nga kërkesa që afaristit Sead Koçan, i dyshuar në rastin “Trust”, t’i caktohet masa e paraburgimit, përcjell Alamkos. Biznesmeni Sead Koçan sot paradite u morë në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike të Katica Janevës. Ai i shoqëruar nga avokati i tij Nikolla Dodevski u paraqit në PSP.Ndryshe Sead Koçan i cili është edhe akuzuari i parë në rastin “Trust”, sot për here të pare është paraqitur para PSP-së. Sipas avokatit të Sead Koçan, Nikolla Dodevski, PSP nuk ka arsye pse të insistojë për paraburgim përderisa i dyshuari ka lënë një shumë të madhe si garanci./Almakos
Author: almakos
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën nesër nisën muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërimin që zgjat një muaj. Vlera e muajit të Ramazanit është e madhe për myslimanët sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e Kur’anit famëlartë, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra. Kryetari i Bashkësisë Fetare të Maqedonisë, Sulejman Rexhepit, me rastin e Ramazanit 2017 ka dërguar një mesazh në të cilin ai shpreson që Muaji i Ramazanit besimtarët t’i gjejë sa më të përgatitur shpirtërisht, sa më të devotshëm dhe të vullnetshëm në kryerjen…
Sikurse muslimanët në mbarë botën, edhe besimtarët muslimanë të rajonit të Ballkanit janë duke i vijuar përgatitjet për muajin e bekuar të Ramazanit, në të cilin ata agjërojnë duke filluar para agimit e deri në perëndimin e diellit. Muslimanët në vendet e Ballkanit gjatë muajit të Ramazanit do të agjërojnë rreth 18 orë në ditë, raporton Anadolu Agency (AA). Teksa xhamitë në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, janë në përgatitje për Ramazan, Xhamia Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është dekoruar me afishin në të cilin qëndron mbishkrimi “Mirë se erdhe, o muaj i Ramazanit”. Përgatitjet nëpër çarshi dhe…
Një këmbësor dhe dy shoferë janë lënduar rëndë, në dy nga gjithsej tetë aksidente, që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente me lëndime më të rënda kanë kaluar tetë persona, ndërsa në një është shkaktuar vetëm dëm material. Policia rrugore dje ka sanksionuar pesë shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së lëvizjes, gjashtë nuk i kanë respektuar rregullat për parakalim, tre shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe 12 kanë ngarë automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar. Me ndihmën e automjetit…
26 May Në organizim të delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Institutit të Maqedonisë për media sot në BE Info qendrën do të ndahen çmimet nga konkursi “Çmim nga BE-ja për gazetari hulumtuese”. Fjalim përshëndetës në ngjarje do të kenë Samuel Zhbogar, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Marina Tuneva, kryesuese e jurisë.
Përfaqësues komunal nga Komuna e Zemunit afër Beogradit, të përkrahur nga xhandarmëria, tri orë para mëngjesit kanë rrënuar një xhami. Lajmin për Al Jazeera e ka konfirmuar, kryetari i Asamblesë së Përgjithshëm të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhammad Jusufapahiq, transmeton Klan Kosova. Banorët lokal kanë parë se qindra pjesëtarë të xhandarmërisë kishin bllokuar qytetarët që të kenë qasje te objekti në mënyrë që autoritetet ta kryejnë rrënimin e objektit. Jusufspahiq ka thënë se zonat rreth xhamisë në Zemun ishin të rrethuara me dhjetë autobusë me policë, kurse si kundërpërgjigje thirrjet e qytetarëve ishin “Edhe kur jemi djegur kemi qenë më…
Një këmbësor dhe dy shoferë janë lënduar rëndë, në dy nga gjithsej tetë aksidente, që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente me lëndime më të rënda kanë kaluar tetë persona, ndërsa në një është shkaktuar vetëm dëm material. Policia rrugore dje ka sanksionuar pesë shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së lëvizjes, gjashtë nuk i kanë respektuar rregullat për parakalim, tre shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe 12 kanë ngarë automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar. Janë hasur edhe 47…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha, posaçërisht në orët e paradites. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 13, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 18 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të përkohshme të shiut, më të mëdha në orët e paraditës, ndërsa pasdite intensiteti i të reshurave do të ulet. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 12,…
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në lagjen Butel të Shkupit, mëson SHENJA. Sipas fotos më poshtë, shihet një veturë e cila duket se është rrokullisur po ende nuk dihet se si ka ardhur deri në këtë gjendje. Aksidenti ka ndodhur para pak minutash në nënkalimin që është në hyrje të kësaj komune. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. /SHENJA/
Dëshmi ekspertësh, kundërshtim nga ana e avokatëve ndaj dëshmive të tyre akuza mes palësh, edhe krahas orëve të gjata të gjykimit nuk u arrit të bëhen sqarime konkrete për rrethanat se si u shtyp me makinë vogëlushi Almir Aliu. Edhe një herë në gjykatë u paraqit mjeku ligjor Branisllav Stefanovski, i cili duhej të prezantonte pjesën e ekspertizë shtesë, pasi kjo ishte kërkesë e avokatëve të familjes Aliu. Por, edhe dëshmia e tij e sotme nuk e ndryshoi aspak situatën faktike, sepse ai përsëri këmbëngulte në pafajësinë e të akuzuarit Boban Iliq. “Tendenca e tij është që t’i ndihmoj të…
Në Fushën e Zemunit në Beograd qytetarët sot kanë penguar shembjen e një faltoreje (mesxhid) të Bashkësisë Islame të Serbisë, raporton AA. Gjatë mëngjesit rruga ka qenë e bllokuar për trafik, të pranishëm kanë qenë një numër i madh i policëve, ndërsa në vendngjarje arritën edhe shërbime komunale të cilat duhej të shembnin objektin në ndërtim e sipër, megjithatë kryerjen e këtij vendimi arritën ta pengojnë rreth 200 qytetarë. Myftiu i Beogradit Mustafa ef. Jusufspahiq për AA tha se disa besimtarë kanë mbetur ta ruajnë objektin, ndërsa për javën e ardhshme paralajmëruan bisedime me përfaqësuesit e institucionit kompetent për këtë…

