Në fjalimin e tij para votimit të Qeverisë së re, mandatari dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, u është përgjigjur kritikave të deputetëve. Mes tjerash Zaev foli për çështjen e emrit, ku tha se vendimet do të merren në konsultim me opozitën, dhe gjithçka do duhet të vërtetohet në referendum, por në drejtim të zgjidhjes, e jo të bllokimit të çështjes. Duke u përgjigjur kritikave se kabineti qeveritar ka shumë ministri, Zaev tha se kjo është kështu shkaku i sigurimit të një shumice, dhe se një kabinet me më pak ministri, do të rrezikonte shumicën e re. “Nëse dikush guxon…
Author: almakos
31 May Emri mbetet shqetësim për ne, por do kërkojmë zgjidhje dhe jo ta bllokojmë. Për këtë do të konsultohemi dhe do të kërkojmë mbështetje edhe nga opozita. Zaev përmendi në foltore edhe njoftimin e PSP-së se nuk ka procedura për asnjë nga ministrat e kabinetit të ri qeveritarë. Zaev u shpreh i vetëdijshëm
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nukolla Gruevski, në fjalimin e tij në Kuvend pak çaste para votimit të Qeverisë së re, tha se 10 cikle zgjedhore populli i dha mbështetje VMRO-së ndërsa LSDM mori 10 humbje edhe në zgjedhjet e fundit. “Në këto besime në gënjeshtrat e tyre, dua ta kujtoj LSDM-në se çka na la dhe çka lamë ne. Do t’u kujtoj se në 2006 ne gjetëm 1 milion euro dhe që në muajin e parë u ballafaquam me bllokadë të llogarisë. Tani e lëmë buxhetin të mbushur. Gjetëm ligj për TVSH që në çdo sektor ishte rritur dhe i ulëm…
31 May Gruevski me lëvdata me punën e tij si kryeministër dhe kabinetin e tij qeveritarë, derisa me kritika të ashpra rreth kabinetit të ri qeveritar, nga i cili sipas tij nuk pritet shumë. “Para neve kemi një kabinet qeveritar i cili nuk premton shumë, megjithatë koha do të dëshmoj”, tha Gruevski duke shtuar se Maqedoninë e kanë si vend me korrupsion shumë të lartë dhe se gjatë qeverisjes së tij, kjo shkallë është përmirësuar dukshëm.
Në fjalimin e tij në Kuvend, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se ndjej përgjegjësi që t’u drejtohet deputetëve në emër të të gjithë atyre që duan të shohin politikanë të përgjegjshëm dhe të fjalës. “Pse neve na ka ndodhur që Maqedoninë çdo vit ta ndërtojmë nga e para. Si ka mundësi që edhe pas 26 viteve të merremi me po të njëjtat gjëra që politikanët merreshin që nga themelimi i këtij shteti?”, pyeti Kasami, duke thënë se Lëvizja BESA ka kërkuar që të merren vesh se si do të udhëhiqet shteti, e jo se si do të ndahet…
Këta fëmijë janë paraqitur si të zhdukur dje, që nga ora 6 e mëngjesit. Vajza ka 11 vjet ndërsa djaloshi është 10 vjeçar. Një apel po përhapet në rrjetet sociale për të ndihmuar familjarët dhe autoritetet për të gjetur fëmijët. Ata që kanë parë fëmijët, apo që kanë ndonjë informatë në lidhje me vendndodhjen e tyre, luten që të kontaktojnë policinë apo numrat 072 616 518 dhe 076 943 579. Sipas të dhënave, fëmijët banojnë në lagjen Autokomandë të Shkupit, ku edhe janë parë herën e fundit. /SHENJA/
31 May Në mesnatë skadon afati për votimin e Qeverisë së re. Debati mes deputetëve ka vazhduar edhe gjatë ditës. Edhe sot deputetët e VMRO DPMNE-së janë përplasur me kryeparlamentarin Talat Xhfaerin për gjuhën shqipe. Nuk kanë munguar as kritikat për programin e Qeverisë së Zaevit. Nga kuvendi vijnë paralajmërime për shfuqizimin e vendimit për testimin ekstern, gjë që u kundërshtua nga VMRO DPMNE-ja, të cilët vendimin e quajtën të dëmshëm për nxënësit. Ndërkohë Tomislav Tuntev, deputeti i LSDM-së, tha se lidhur me ngjarjet e përgjakshme mbrëmjen e 27 prillit do të kërkohen përgjegjësi. Deputetët e LSDM-së kërkuan nga deputetët…
Edhe pas 18 viteve në Maqedoni, numër i madh i refugjatëve kosovar të etnitetit rom nuk kanë dokumentacion dhe nuk janë të regjistruar. Këtë shqetësim e shfaqi sot Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, i cili deklaroi se edhe pse këto persona duhet të gëzojnë mbrojtje ndërkombëtare, ato kanë status të parregulluar juridik dhe ju jepet karton të verdhë me të cilin u shtyhet kthimi në vendin amë, por edhe u kufizohet qasja dhe realizimi i të gjitha të drejtave në Maqedoni. “Këta persona jetojnë në kushte të vështira, pa mjete për ekzistencë, pa mbrojtje shëndetësore, pa mundësi për fitimin e…
Nga data 1 korrik do të sillet tarifë e re për shërbimet kontabiliste. Këtë e ka kumtuar sot Oda e Kontabilistëve, sipas të cilëve me hyrjen në fuqi të kësaj tarife do të ngritet niveli i veprimtarisë kontabiliste. Ata po ashtu kanë deklaruar se me tarifën e re personat që kryejnë veprimtari pa regjistrim do të duhet ta rregullojnë shërbimin në pajtueshmëri me ligjet për ndalim të kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar dhe kryerjes së shërbimeve kontabiliste. “Bëhet fjalë për sjelljen për herë të parë të tarifës për vërtetimin e dëmshpërblimit, i cili përfshin shpenzimet e punës së çdo personi…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të mbledhjes konstitutive me 62 vota “për”, pa të përmbajtura dhe kundër, i zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në votim rreth kësaj pike nuk morën pjesë deputetët nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së. Në këtë seancë: Kryetar i Komisionit u zgjodh Ilija Dimovski, Zv/kryetar Zoran Iliovski, Anëtarë: Antonio Milloshoski, Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stefananxhija, Bllagica Llasovska, Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri, Ivana Tufegxhiq, Xhevat Ademi, Zeqirija Ibrahimi. Ndërkaq me 98 vota “Për” deputetët mbyllën edhe seance e tretë…
Partitë maqedonase janë mësuar që të bisedojnë me partitë shqiptare për poste ministrore, e nuk janë mësuar që të bisedojnë për partneritet të plotë. Nuk janë të gatshëm që të bisedojnë për një Qeveri ku shqiptarët nuk do të jenë shërbëtorë. Kështu tha ndër të tjera kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emisionin ARENA, duke shtuar se kërkesat e BESËS ishin parime mbi të cilat do të duhej të zhvillojë punën Qeveria. “Parimet e marrëveshjes të cilën ia ofruam LSDM-së, nuk vlenin vetëm për Lëvizjen BESA, por vlejnë edhe për partitë tjera pjesëmarrëse në një koalicion të mundshëm. Ne…
Zvicra do t’i ndaj 69 milion euro përmes granteve Maqedonisë në 4 vitet e ardhshme për procesin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane, ndërtimit të demokracisë sociale inkluzive dhe ekonomisë së tregut si dhe menaxhimit efikas me resurset natyrore. Strategjinë zvicerane për bashkëpunim për periudhën 2017-2020 e prezantoi sot ambasadorja Sibill Suter, e cila tha se do të ndahen 17 milionë euro në vit. Një pjesë e rezultateve të pritura mes tjerash janë edhe krijimi i 4400 vendeve të reja të punës, transparencë më e madhe dhe llogaridhënie e pushtetit lokal. “Vëmendje të posaçme do t’i kushtojmë nevojave të…

