LSDM në kumtesën e sotme me shkrim ashpër e dënoi incidentin ku është është shtënë ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. “Është e papranueshme përdorimi i armës duke vënë në rrezik jetën e dikujt, për çfarëdo arsye, siç janë informacionet fillestare për rastin. Bëjmë thirrje në zgjidhje institucionale të problemeve dhe presim që organet kompetente ta ndriçojnë rastin”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.
Author: almakos
Ndonëse që nga viti 2002 e deri tani kryetari i BDI-së Ali Ahmeti çdo herë ka siguruar ulëse në Kuvendin e Maqedonisë, megjithatë rrallëherë opinioni ka mundur të shoh atë në seancat e Kuvendit. Kujtojmë se ai është shquar për mungesat e shumta në Kuvend, ndërsa prezencat e tij numëroheshin me gishta. Por një situatë e tillë si duket do të ndryshoj tani, ngase qeveria e re ka vetëm 62 deputetë dhe për të votuar çdo ligj, nevojitet prezenca e çdo deputeti të shumicës parlamentare, përfshirë edhe kreun e integristëve, raporton SHENJA.
01 June Juristi Naser Zyberi vlerson se vendimi i PSP-së për përfshirjen e ministrave të ri të kabinetit të ri qeveritar në procedura hetimore është i përshpejtuar. Zyberi thotë se ende ka mbetur një numër i madh i bisedave të përgjuara të cilat nuk janë dëgjuar. Ky vendim sipas Zyberit e dëmton integritetin e Prokurorisë Speciale Publike. [embedded content]
Kryeministri Zoran Zaev tha se e dënon sulmin ndaj ish ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov. Ai tha se lidhur me rastin është informuar nga ministri i MPB-së Oliver Spasovski. “E dënoj mënyrën e tillë të veprimit, nuk i di detajet, e dimë se bëhet fjalë për një person fizik, i cili në mënyrë të drejtpërdrejt ka shtënën ndaj Todorovit. Por e dënoj plotësisht mënyrën e tillë. Më vjen mirë që është i sigurt ish ministri Nikolla Todorov për shkak se ne jemi njerëz duhet t ndihmohemi dhe nuk duhet të dërgojmë porosi të tilla, dhe shpresojmë që të mos përsëritet…
Në Ministrinë e Shëndetësisë është gjuajtur me armë drejt ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Siç bëhet e ditur në vendngjarje kanë dalë menjëherë forca të shumta policore dhe e kanë arrestua Lupço S., 57 vjeçar nga fshati i Velesit, Kallasllari i Poshtëm. Telma sipas informacioneve jozyrtare shkruan se sulmuesi është gjyshi i Tamarës së vogël që ndërroi jetë duke e pritur fondin për operimin jashtë shtetit. Paratë e fondit asaj i arritën një ditë pas vdekjes. Ndryshe, në orën 12.30 duhej të bëhet dorëzimi i funksionit ministror të ministrit të ri Arben Taravari.
01 June Zgjedhja e qeverisë së re i dha fund pushtetit njëmbëdhjetëvjeçarë të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Kryeministri Zoran Zaev premtoi përkushtim për të gjithë qytetarët pa dallime dhe ftoi nëpunësit të bëjnë të njëjtën gjë. Apeloi te ata në funksionet më të larta, te ata pas tyre dhe te ata në funksione më të ulëta; të bëni kujdes për qytetarët se ndryshe do të ketë dorëheqje dhe largime nga puna! Të jeni në shërbim të qytetarëve! Nuk mundet gjithkush të jetë kryeministër, ja unë e fitova këtë nderë por në emrin tuaj dhe për llogarinë tuaj, edhe jetën do…
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se është mirë që në mënyrë të qetë u bë pranim-dorëzimi i funksionit të kryeministrit por edhe të pushtetit në tërësi. Sipas tij ky është një mesazh i mirë për të gjithë qytetarët se duhet bashkëpunuar së bashku. Sa i përket kërkesës për dorëheqje të prokurorit Marko Zvërlevski, Zaev tha se nuk ka ende informacion nëse ai ka dhënë dorëheqje. “Rendi është që Qeveria të jep propozim për emërimin e Prokurorit. Mendoj se proceset e tilla duhet t’i shpejtojmë. Sot është fillimi i reformave në Maqedoni, ndërsa një nga reformat më serioze do të…
Kryeministri i ri i Maqedonisë Zoran Zaev sot në orën 12:30 nën shoqërimin e disa anëtarëve të kabinetit të tij ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë. Ai është pritur nga kryeministri teknik Emill Dimitriev, i cili ia dorëzoi funksionin. Zaev gjatë mbrëmjes së djeshme kur u zgjodh Qeveria e re tha se do të avancojnë jetën për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Tentimin për vrasjen e ish ministrit të shëndetësisë e ka bërë Lupço S., 57 vjeçar nga Velesi, i cili menjëherë është arrestuar nga policia. Incidenti ka ndodhur para gjysmë ore në hyrje të Ministrisë së Shëndetësisë. MPB po punon në zbardhjen e rastit. Foto marrë nga Vest.
01 June Tre persona janë lënduar më rëndë në tre prej gjithsej 12 aksidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër më lehtë janë lënduar gjashtë persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material. Ndërkohë një aksident rezultoi me pasoja fatale. Fatkeqësia ndodhi në orën 11:30 në rrugën e pakategorizuar fshati Kopanicë ku një traktor “ford” pa targa është përplasur me një automjet. Njëri nga të aksidentuarit ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë janë lënduar rëndë. Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të një numri të madh të shkeljeve tek…
Sekretari Gjeneral i NATO-së, Jans Stoltenberg, ka lëshuar një komunikatë në të cilën njofton se mëngjesin e sotëm ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Maqedonisë Zoran Zaev të cilin e ka uruar për Qeverinë e re. Stoltenberg në bisedë më Zaevin e ka njoftuar atë se NATO ka interes që Maqedonia të jetë stabile. “Sot kam biseduar me kryeministrin Zaev dhe e përgëzova për përgjegjësinë e tij të re. Në bisedën, ne jemi pajtuar për rëndësinë e zgjidhjes së reformave urgjente, përfshirë edhe sundimin e drjetësisë. Këto reforma do të jenë në të mirë të gjithë qytetarëve…
01 June Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga subjektet garuese në zgjedhje që të eliminojnë gjuhën e kërcënimit, urrejtjes dhe të përjashtimit duke demonstruar një kulturë demokratike me ç’rast do t’i shpalosin programet e tyre ekonomike, sociale, zhvillimore, arsimore, kulturore, politike etj., si ofertë për t’i fituar votat nga elektorati. KMDLNj thotë se në fushatën e pashpallur elektorale që ishte në kundërshtim me vendimet e KQZ –së subjektet politike lidhën koalicione parazgjedhore sikur edhe pranuan anëtarë të rinjë, kryesisht nga OJQ –të, mediet dhe fusha akademike. “Gjatë fushatës jozyrtare ku pjesëmarrë ishin të…

