Author: almakos

01 June Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të debatohet rreth ndryshimeve të Kodit zgjedhor, me qëllim që ti hapet rruga mbajtjes së zgjedhjeve lokale në javën e parë të muajit tetor. Të zgjedhurit e popullit gjithashtu do të debatojnë edhe për ndryshimet në ligjet nga fusha e arsimit, e që kanë të bëjnë me anulimin e testimit ekstern. Ky propozim vjen me iniciativë të shumicës parlamentare, ndërkohë që kundërshtohet ashpër nga VMRO-ja opozitare.

Lexo më Shumë

Dy fëmijët nga lagja Aerodrom e Shkupit të cilët dje janë denoncuar si të zhdukur, janë gjetur shëndosh e gjallë në Gostivar, kanë konfirmuar nga MPB. Informacioni për zhdukjen e vajzës së moshës 11 vjeçare dhe vëllaut të saj 10 vjeçar u shpërnda në mënyrë të shpejtë në rrjetet sociale, ku u shpërndaheshin fotografi nga dy fëmijët, në të cilën qëndronte apeli dhe numër kontakti nëse ndokush i sheh ato. Nga MPB dje kanë konfirmuar se fëmijët janë gjetur dhe për këtë është njoftuar babi dhe njësiti për të mitur. Hetimi, thonë nga policia, do të vërtetoj se si fëmijët…

Lexo më Shumë

Pranim dorëzimi i posteve ministrore ka filluar sot herët në mëngjes. I pari ishte Agim Nuhiu i cili i dorëzoi postin e ministrit të brendshëm Oliver Spasovskit. Ndërkohë që për në ora 12:30 është paralajmëruar edhe pranim dorëzimi në Ministrinë e mbrojtjes. Pranim dorëzimi është kryer edhe në Ministrinë e arsimit, me ç’rastë Pishtar Lutfiu i dorëzon kabinetin Renata Deskoskës.

Lexo më Shumë

Ministri i ri i punëve të brendshme Oliver Spasovski mëngjesin e sotëm nga paraardhësi i tij Agim Nuhiu e mori funksionin në MPB. Nuhiu i tha Spasovskit se MPB ka shumë punë të cilat duhet të përmirësohen, ndërsa ministri i ri shprehi keqardhje që pikërisht kur ai ishte ministër kanë ndodhur ngjarjet e dhunshme.

Lexo më Shumë

Departamenti amerikan i shtetit përmes një kumtese ia uroi formimin e Qeverisë së re Maqedonisë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia urojnë kryeministrit Zoran Zaev dhe shumicës në Kuvend formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë. Si mik dhe partner i Maqedonisë, SHBA-ja do të bashkëpunojë me Qeverinë e re në punën e saj drejt përmbushjes së aspiratave euroatlantike me implementimin e reformave urgjente, përforcimin e sundimit të së drejtës, pavarësi gjyqësore, lirinë e mediave dhe përgjegjësinë e Qeverisë”, thuhet në kumtesën e publikuar nga Departamenti amerikan i shtetit.

Lexo më Shumë

< Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han, sot në mëngjes në një kumtesë të përbashkët e përshëndeti zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, Mogerini dhe Han porositën se presin që Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev dhe opozitës, të përgatisin program të përbashkët për agjendën reformuese e cila do të jetë në dobi për Republikën e Maqedonisë. “Ne e përshëndesim votimin për qeverinë e re të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev. Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë punën që qeveria e re,…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka uruar formimin e Qeverisë së re në Maqedoni. “Si miq dhe partner të Maqedonisë, SHBA me padurim pret që të punoj me Qeverinë e re për plotësimin e aspiratave euro-atlantike të vendit, për zbatimin e reformave urgjentet me të cilat do të përforcohet sundimi i së drejtës dhe pavarësia e gjyqësorit, liria e medieve dhe llogaridhënia e Qeverisë”, thuhet në urimin e DASH-it, përcjell SHENJA. Ata nga Maqedonia presin reforma në më shumë sfera.

Lexo më Shumë

01 June Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale afatshkurtra të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 14, ndërsa ajo e ditës nga 27 deri në 34 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare gjatë ditës dhe me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se që sot e pret dorëheqjen e Prokurorit Publik, Marko Zvërlevski. Ai në deklaratën për TV24 porosi ate që vetë të dorëhiqet për të shpejtuar proceset. Zaev theksoi se do të ketë reforma të thella në shumë institucione, përfshirë gjyqësorin, shërbimin sekret dhe të tjera.

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-së në Shkup Xhes Bejli, nëpërmjet rrjetit social twitter ka uruar kryeministrin e ri të Maqedonisë Zoran Zaev, për formimin e Qeverisë së re. “Uroj kryeministrin Zaev dhe shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni. Si miq dhe partner, do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re për reformat në BE dhe NATO si dhe sundimin e drejtësisë”, ka shkruar Bejli, transmeton SHENJA.

Lexo më Shumë

31 May Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 62 vota pro dhe 44 kundër dhe 5 të përmbajtur votoi Qeverinë e re me në krye Zoran Zaev. Ndërkohë më poshtë sjellim edhe emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritarë. Oliver Spasovski, Ministër i BrendshëmSpasovski ishte Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike pas Marrëveshjes së Përzhinës, deputet, këshilltar dhe sekretar në Komunën e Kumanovës. Radmilla Sheqerinska, Ministre e MbrojtjesShekerinska përveç si ish-kryetare e partisë dhe ish-deputete në shumë mandate, njihet si ish zëvendës kryeministre për euro-integrime në vitin 2004, kur Maqedonia hyri në fazën e parë të Marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë votoi për Qeverinë e re të Maqedonisë, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, shkruan SHENJA. Pro kabinetit dhe programit të Qeverisë së udhëhequr nga Zaev, votuan 62 deputetë, 5 ishin të përmbajtur, ndërsa kundër ishin 44. Gjithsej votuan 111 deputetë. /SHENJA/

Lexo më Shumë