Zvicra do t’i ndaj 69 milion euro përmes granteve Maqedonisë në 4 vitet e ardhshme për procesin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane, ndërtimit të demokracisë sociale inkluzive dhe ekonomisë së tregut si dhe menaxhimit efikas me resurset natyrore. Strategjinë zvicerane për bashkëpunim për periudhën 2017-2020 e prezantoi sot ambasadorja Sibill Suter, e cila tha se do të ndahen 17 milionë euro në vit. Një pjesë e rezultateve të pritura mes tjerash janë edhe krijimi i 4400 vendeve të reja të punës, transparencë më e madhe dhe llogaridhënie e pushtetit lokal. “Vëmendje të posaçme do t’i kushtojmë nevojave të kategorive më të rrezikuara bë Maqedoni për shkak se nuk ka prosperitet të shoqërisë e cila nuk është inkluzive”, ka thënë ambasadorja Suter.
Data 26.06.2026
Aktuale
- Komisari i Zajazit në shërbim të Sulltan Surrelit
- Demiri: Lirinë e mediave e solli Zoran Zaevi, ai theu shumë tabu
- Prokuroria: “Pulse” filloi të operojë pa përmbushur kërkesat minimale teknike
- Pamje me dron/ Marshimi masiv i qytetarëve në ditën e 26-të të protestave anti-Rama
- Paçuku: Nevojiten reforma për të ulur largimin e të rinjve nga vendi
- VIDEOLAJM/ Grupi i ‘Flamingove’ i këndon këngën Ramës dhe Berishës: Do marr SPAK-un, do dal për gjah…
- A ishin pjesë e protestave për jurisprudencën? Përgjigjen Paçuku dhe Demiri
- Agron Demiri: Unë nuk e kam parë LSDM-në si parti maqedonase, ne jemi parti qytetare

