Lidhur me formimin e Qeverisë së re në Maqedoni ka reaguar sot edhe Departamenti i Shtetit Amerikan. Nga Stejt Departamenti thonë se: “Bashkë me aleatët tanë të NATO-s dhe partnerëve të BE-së, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur nga afër procesin e formimit të Qeverisë në Maqedoni, si rezultat i zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bën thirrje liderëve të Maqedonisë që të formojnë Qeverinë pa vonesa shtesë, në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe aspiratat e Maqedonisë për tiu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Formimi i një Qeverie të re, e përkushtuar për sundimin e së drejtës dhe zbatimin e reformave të kërkuara, do të ndihmojë të përfundojë kriza politike e cila ka penguar dukshëm zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit, si dhe integrimin Euro-Atlantik. SHBA u bën thirrje të gjitha partive që të vendosin interesin e Maqedonisë dhe të qytetarëve të saj mbi gjithçka tjetër, të punojmë bashkë në mënyrë konstruktive dhe të zbatojnë plotësisht zotimet e tyre në Marrëveshjen e Përzhinos”, thuhet mes tjerash në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përcjell ‘SHENJA’.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Sheshi Skënderbeu mirëpriti garat e mundjes në kuadër të “Verës Kulturore të Çairit 2026”
- Nga mesnata, korsitë M-Tag në pikat e pagesës vetëm për etiketa elektronike
- Protestuesi i bën thirrje SPAK: Jemi me ju, por veproni para se populli t’ju rrethojë! Nuk do dilni nga zyrat pa…
- 15 ditë protesta masive për largimin e Ramës/ “Neomalsorja” braktis PS-në, Marjana Koçeku: Prej sot jam deputete e pavarur!
- “Nuk kemi kryeministër, por diktator!”- I riu shpërthen ndaj Ramës në protestë: Fashisti dhe hajvani i vetëm je ti!
- Porosi protestuesve – ju jeni investimi më i madh strategjik që është bërë në Shqipëri!
- “Të vijë të këndojë ‘Rama jepe dorëheqjen’!”- PS-së i “firoi” Marjana Koçeku, protestuesi: Do bien një nga një, si gurë dominoje
- Ramadani: Protestat do ta fusin Shqipërinë në BE

