Gjendja e sigurisë në Maqedoni është në nivel të lartë dhe është stabile. Ne si Armatë dhe institucionet tjera po e ndjekim me vëmendje situatën e sigurisë dhe jemi të gatshëm të reagojmë në mënyrë të duhur”, ka deklaruar sot ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski. Jolevski ka shtuar se në 10 vitet e ardhshme Qeveria e Maqedonisë do të investoj në modernizimin e Armatës së Maqedonisë.
Author: almakos
Gjykata Supreme pranoi vetëm një ankesë të gjykatësit për orarin e ri dhe risistemimin e gjykatësve nga njësia në njësi në gjykatën më të lartë në vend. Praktikisht orari mbetet i njëjtë. Gjykata Supreme në seancë të mbyllur refuzoi edhe ankesën për risistemimin edhe të gjykatëses Lidija Nedellkova, ish kryetare e kësaj gjykate. Ndryshimet që hynë në fuqi më 1 mars janë në sektorët më të rëndësishëm. U.d. kryetare e Gjykatës Supreme, Snezhana Bajllozova, si gjykatës për raste civile, do të jetë kryetare e Këshillit Penal, funksion ky të cilin e ushtronte Lidija Nedellkova. Një pjesë e kolegëve të Bajllozovës…
Rusia duhet të ndaloj përzierjen e saj në çështjet e vendeve tjera, posaçërisht të vendeve të Ballkanit dhe në Ukrainë, për shkak se në të kundërtën nuk do të ketë asnjë mundësi për një fillim të ri me Perëndimin, ka thënë sot ministri i punëve të jashtme të Britanisë-Boris Xhonson. “Të jemi preciz, Rusia nuk ka qëllime të mira. Ajo është përfshirë në cyber luftën, në minimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shihni çfarë ndodhë në Mal të Zi, e të mos flasim në Ukrainë. Ata duhet të ndryshojnë dhe të tregojnë se përsëri mund të ju besohet”, ka thënë…
06 March Nga viti i ardhshëm kapacitetet industriale që lëshojnë substanca të rrezikshme do të kontrollohen më shumë. Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me ekspertë të huaj për vitin 2018 paralajmëroi një ligj të ri për të kontrolluar lëshimin e gazrave nga objektet industriale. Për sa i përket asaj se sa ligji i ri do të jetë më i ndryshëm nga ai aktual, varet nga vetë sektori industrial, në ndonjë sektor do të ketë ndryshime më të mëdha në aspektin e asaj sa të ashpra do të jenë sasitë maksimale të lejuara, ose përqendrimet e emisioneve të lëshuara në ajër…
Gruevski dhe sëra e tij e kanë demonizuar aq shumë çështjen e dygjuhësisë në Maqedoni, a thua se vërtet këtij shteti do i vjen fundi nga kjo. Por e kaluara, jo dhe aq e largët, tregon se kjo, pra dygjuhësia ka qenë diçka e zakonshme. Si dëshmi për këtë, tesheshi.com ka siguruar një dokument të kadastrës së Shkupit, që daton nga viti 1955, kur Maqedonia ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste, e që quhej Republika Popullore e Maqedonisë. Në këtë dokument nga ana e majtë shkruhej maqedonisht, nga ana e djathtë shqip. Publikimi i këtij dokumenti vjen si rrjedhojë e situatës…
Përfaqësuesit e Partisë Radikale të Serbisë ia kanë dorëzuar sot Komisionit zgjedhor afër 14 mijë nënshkrime me të cilët kanë përkrahur kandidaturën e Vojislav Sheshelit për kryetar të Serbisë, transmeton Koha.net. Radikalët serbë kanë theksuar se Sheshel ka “alternativa ndaj kandidatëve properëndimorë Vuçiq, Jeremiq e Jankoviq”, përcjell FoNet. Ata janë të bindur se në rundin e parë të zgjedhjeve nuk do të ketë fitues dhe se do të zhvillohet një luftë e madhe politike ndërmjet Vuçiqit e Sheshelit. Partia radikale serbe angazhohet haptas kundër BE-së dhe pro Rusisë. Zgjedhjet presidenciale të Serbisë mbahen më 2 prill.
LSDM sot përmes një kumtese thekson se Kushtetuta siguron zgjidhje shumë të qarta për dalje nga kriza politike, duke cekur se presidenti Gjorge Ivanov duhet t’ia japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re në Maqedoni. Sipas LSDM-së, “lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk është më i rëndësishëm se Kushtetuta dhe është e papranueshme dhe e palejueshme të nxitë ndarje në Maqedoni dhe të përdorë dhunë vetëm sepse qytetarët zgjodhën ndryshime, ndërkaq ai e humbi pushtetin”. “Është e palejueshme edhe nga ana e Ivanovit, që vetëm për ta shpëtuar Gruevskin, ta shkelë Kushtetutën dhe ta…
< Pikat nga Platforma të cilat janë pranuar nga ana e Zoran Zaevit dhe LSDM-së nën shantazhin për të formuar Qeveri të Tiranës në Republikën e Maqedonisë, kanë të bëjnë me ndryshimin e emrit, vlerëson VMRO-DPMNE dhe sërish i ofron Zaevit mbështetje për qeveri nëse e hedhë poshtë “Platformën e Tiranës”. “Në zgjedhjet të cilat kaluan, qytetarët votuan për VMRO-DPMNE-në, e jo për Platformën e Tiranës. Është e palejueshme që Platforma e Tiranës të bëhet kusht për formimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Ajo Qeveri do të ishte Qeveri e Tiranës. Zoran Zaev dhe LSDM nuk e kanë problem…
LSDM sot përmes një kumtese thekson se Kushtetuta siguron zgjidhje shumë të qarta për dalje nga kriza politike, duke cekur se presidenti Gjorge Ivanov duhet t’ia japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re në Maqedoni. Sipas LSDM-së, “lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk është më i rëndësishëm se Kushtetuta dhe është e papranueshme dhe e palejueshme të nxitë ndarje në Maqedoni dhe të përdorë dhunë vetëm sepse qytetarët zgjodhën ndryshime, ndërkaq ai e humbi pushtetin”. “Është e palejueshme edhe nga ana e Ivnaovit, që vetëm për ta shpëtuar Gruevskin, ta shkelë Kushtetutën dhe ta…
Kryetarja e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi shprehi kënaqësinë e veçantë që priti në takim ambasadorin e BE-së në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar, si dhe ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Maqedoni, z. Milan Jazbec. Gjatë takimit me të pranishmit u bisedua për programe zhvillimore dhe bashkëpunim konkret midis komunës së Tetovës dhe këtyre përfaqësive diplomatike, me ç’rast, znj. Arifi shprehi falenderimin e saj për mbështetjen e tyre të pakursyer për komunën dhe qytetarët e saj. Ajo në veçanti falenderoi ambasadorin Zhbogar për përkrahjen në projektin më të madh që komuna e Tetovës ka arritur gjer më tani, i…
Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuell Zhbogar ka thënë se mesazhin që ka dërguar përfaqësuesja e lartë për politik të jashtme Federika Mogerini në Shkup ka qenë mjaft ii qartë dhe “më e rëndësishme se çfarë mendon ai”. “Ajo ishte shumë e qartë në mesazhin e saj dhe hapat që duhet të ndërmerren. Sot kanë takimi ministrat e punëve të jashtme të BE-së, ku Mogerini do të brifojë për udhëtimin që ka pasur në Shkup dhe rajon. Do të jetë e rëndësishme se çfarë mesazhe do të dalin nga ai takim. Për informatën e juaj të enjten do të kenë…
Pikat nga Platforma të cilat janë pranuar nga ana e Zoran Zaevit dhe LSDM-së nën shantazhin për të formuar Qeveri të Tiranës në Maqedoni, kanë të bëjnë me ndryshimin e emrit, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, të cilët sërish i ofruan Zaevit mbështetje për Qeveri, nëse e hedhë poshtë “Platformën e Tiranës”. “Në zgjedhjet të cilat kaluan, qytetarët votuan për VMRO-DPMNE-në, e jo për Platformën e Tiranës. Është e palejueshme që Platforma e Tiranës të bëhet kusht për formimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Ajo Qeveri do të ishte Qeveri e Tiranës. Zoran Zaev dhe LSDM nuk e kanë problem…

