Author: almakos

Zyrtarë policorë nga Departamenti për Krim të Organizuar dhe Krime të Rënda, me kërkesë të një prokurori publik nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë, dhe në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, kanë kryer bastisje në një shtëpi dhe ambiente të tjera në territorin e Negotinës, me qëllim gjetjen e sendeve që rrjedhin nga vepra penale.Gjatë bastisjes, në një hapësirë të fshehur të ndërtuar në mur, janë gjetur rreth 350.000 euro, për të cilat ekziston dyshimi se janë përfituar në mënyrë të paligjshme dhe janë fshehur.Veprimi i sotëm është rezultat…

Lexo më Shumë

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Fushë-Milot – Lezhë, janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar pasagjerët e automjetit me drejtues B. P., ndër ta D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si dhe bashkëshortja e C. Sh., Sh. Sh.. Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Fushë-Milot – Lezhë, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin B. P. dhe tjetri me drejtues shtetasin C. Sh.. Si…

Lexo më Shumë

Një pacient, i moshës 69-vjeçare, ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit në repartin e kujdesit intensiv të Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, pasi tek ai ishte konfirmuar influenca A. Drejtori i Klinikës, Fadil Cana, informoi se pacienti ishte pranuar në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, me bronkopneumoni të zhvilluar dhe sindromë të distresit respirator akut. FADIL CANA, DREJTOR I KLINIKËS PËR SËMUNDJE INFEKTIVE “Pacienti u trajtua menjëherë dhe në kohë nga ekipi mjekësor në repartin e kujdesit intensiv, por pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra, për fat të keq ai ndërroi jetë. Duhet theksuar se pacienti…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me europerspektivën e shtetit, tha se qëllimi është së pari të përfundojmë detyrat e shtëpisë që lidhen me Agjendën e reformave, e pastaj i mbetet Unionit nëse do të vazhdojë të bilateralizojë procesin tonë të qasjes.“Rruga e integrimit evropian të Maqedonisë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me vullnetin e 27 shteteve anëtare, njëra prej të cilave është Bullgaria. Ju e dini që kemi problem me ta, por ne synojmë të përfundojmë detyrat tona të shtëpisë, të përgatitemi, të përfundojmë të gjitha ato çështje të hapura që lidhen…

Lexo më Shumë

SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër mashtrimit kompjuterik përmes Call Center-ëve, duke arrestuar dhe ndaluar disa persona të përfshirë në një skemë mashtrimi ndaj shtetasve italianë dhe europianë. Hetimi nisi më 9 janar 2026, pas denoncimeve dhe materialeve të dorëzuara nga gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”. Sipas SPAK, një Call Center që operonte në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë, dyshohet se mashtronte qytetarë të huaj duke i bindur të investonin në platforma të rreme të kriptomonedhave. Gazetarët italianë arritën të infiltronin një shtetas në këtë Call Center, duke siguruar prova filmike. Nga…

Lexo më Shumë

Në Klinikën Infektive dje ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar, tek i cili ishte konfirmuar influenzë A. Pacienti, siç informoi drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, ishte me sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte i vaksinuar kundër gripit sezonal, edhe pse bënte pjesë në grupin e rrezikut. “Pacienti u soll në gjendje jashtëzakonisht të rëndë të përgjithshme, me bronkopneumoni masive të zhvilluar. Ai u trajtua menjëherë dhe në kohë nga ekipi mjekësor në repartin e kujdesit intensiv, por pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra, fatkeqësisht pacienti ndërroi jetë. Duhet theksuar se pacienti kishte shumë komorbiditete: sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD), kardiomiopati…

Lexo më Shumë

EMV Furnizimi me ngrohje informon se për shkak të defektit në rrjetin distributiv në këtë moment ka ndërprerje të dërgesës së energjisë ngrohëse tek konsumatorët nga Qendra, Aerodromi, Lisiçe e Re, Kisella Voda dhe Autokomanda. “Ekipet e EMV Furnizimi me ngrohje janë në terren me qëllim të detektimit të saktë të defektit dhe izolimit me qëllim të vendosjes së dërgesës normale të energjisë ngrohëse”, thuhet në informatën e publikuar në ueb faqen e kompanisë. Për informata shtesë, konsumatorët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit (02) 3076 200 dhe 075 400 100.

Lexo më Shumë

Gjithsej 6.128 punëtorë të huaj morën leje për qëndrim të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut në vitin 2025. Pra, trefish më shumë se para pesë vjetëve, kur për shkak të punës në vend kishin marrë leje 1.704 punëtorë, tregojnë të dhënat që Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) i ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ndërtimtaria, industria përpunuese, akomodimi dhe shërbimi, si dhe tregtia me shumicë dhe pakicë, janë vendet ku ka pasur interesim më të madh për punësimin e të huajve, sipas Agjencisë së Punësimit nga viti 2020. Punëtorët nga Turqia mbizotërojnë, por…

Lexo më Shumë

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë iu rikthye kërcënimit që vjen nga lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me kartelet e Amerikës Latine, një shqetësim i përsëritur i zyrtarëve amerikanë që, sipas ekspertëve, shenjestron lidhjet e krimit me politikën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine si rrezik për sigurinë e Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër tyre. Shqetësimi u përcoll nga e Ngarkuara me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë një mesazhi të publikuar të premten nga ambasada amerikane…

Lexo më Shumë

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën veriore e lindore të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka dalë me akuza ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-kryeministrit Zoran Zaev, duke u bazuar në dëshminë publike të mjekut dhe pronarit të Klinikës “Zhan Mitrev”. Në një konferencë për shtyp, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, deklaroi se Zhan Mitrev ka bërë të ditur në një intervistë për televizion kombëtar se gjatë kohës kur Filipçe dhe Zaev ishin në pushtet, ata e kanë kërcënuar dhe i kanë ushtruar presion me qëllim që t’ia marrin pronësinë e spitalit. Sipas Stojanoskit, në kulmin e një procesi gjyqësor kundër Mitrevit, institucionet shtetërore kanë bllokuar llogarinë personale të tij dhe llogaritë…

Lexo më Shumë

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) njofton se vazhdimisht bashkëpunon me institucionet kompetente në të gjitha rastet kur ekzistojnë dyshime për veprime joligjore në fushën e tatimeve. Lidhur me rastin aktual që përfshin 11 të punësuar, DAP thekson se është në bashkëpunim të plotë dhe të vazhdueshëm me Prokurorinë, duke siguruar dhe dorëzuar dokumentacion të plotë, materiale relevante si dhe sqarime profesionale mbi rregulloret dhe procedurat tatimore. “Nuk ka asnjë kompromis kur bëhet fjalë për veprime të paligjshme, keqpërdorim apo korrupsion. Fenomene të tilla janë të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me parimet profesionale dhe etike të Drejtorisë për…

Lexo më Shumë