Tre shtetase kineze kanë rënë në pranga e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për prostitucion. Uniformat blu bëjnë me dije se 3 shtetaset kineze kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, dhe e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion. Në pranga kanë rënë shtetaset: M. Y., 41 vjeçe, J. B., 43 vjeçe dhe L. H., 47 vjeçe. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit A. Gj., O. Ll., V. N., A. K. dhe A. G. Gjatë kontrollit në ambientet e apartamentit, u gjetën dhe…
Author: almakos
Ekspertët e Universitetit Yale kanë zbuluar një fenomen shqetësues që lidhet me vaksinat mRNA kundër COVID-19, i njohur si “sindroma pas vaksinimit”. Kjo gjendje e re, e cila ka filluar të tërheqë vëmendjen e shkencëtarëve, duket se ndikon në mënyrën se si trupi ynë reagon ndaj ushtrimeve dhe stresit fizik. Sindroma pas vaksinimit shfaqet me simptoma të ndryshme, përfshirë lodhjen e tepruar, tringëllimën në veshë (tinnitus), marramendjen dhe mjegullimin e mendjes. Këto simptoma, që ndodhin pas marrjes së vaksinës, janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera, por duket se kanë një lidhje të fortë me vaksinat COVID-19. Studiuesit…
“Nëna ime vdiq nga shkaqe patologjike. Kur kjo ndodhi, vendosa ta varrosja me ndihmën e Janit, një shqiptar, sepse po përballesha me probleme financiare. Nuk kisha para dhe kisha nevojë për to.” Drejtoresha 62-vjeçare e KEP-it në Viotia, e cila akuzohet se e ka varrosur nënën e saj pranë shtëpisë së saj, u përpoq të justifikonte krimin e kryer. Hetimi mbi rrethanat në të cilat ndodhi incidenti i paprecedentë është ende duke vazhduar, me oficerët e policisë që përpiqen të hedhin dritë ngjarjen. Një nga pikëpyetjet e ngritura nga hetuesit është se kush është ky “Jani” të cilit i referohet e akuzuara.…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është planifikuar të konfirmojë listat e kryetarëve të komunave dhe të këshilltarëve këtë pasdite.Shorti për renditjen është planifikuar të mbahet më së voni më 25 shtator. 312 lista kandidatësh për kryetar komunash dhe 575 lista këshilltarësh u dorëzuan në komisionet zgjedhore komunale.Tetëmbëdhjetë kandidatë do të hyjnë në garë për kryetar të Bashkisë së Shkupit. Fushata fillon më 29 shtator dhe raundi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 tetor. MARKETING
Një grua 62-vjeçare ka varrosur nënën e saj pranë banesës në mënyrë që të mund të vazhdonte të merrte pensionin e së ëmës. Gruaja madje ishte kujdesur të “rekrutonte” një grua tjetër të moshuar për ta prezantuar si nënën e saj në mënyrë që të shmangte ngritjen e dyshimeve. Herën e fundit që fqinjët e kishin parë gruan e moshuar ishte katër vjet më parë. Atëherë e kishin vënë re të dobësuar dhe me rroba të grisura, të braktisur në një çarçaf në dysheme. Që atëherë, 62-vjeçarja kishte thënë se nëna e saj ishte në një azil pleqsh, por të gjithë…
12:34 | 21 Shtator 2025E.HPolicia e Kosovës njofton se gjatë patrullimit në lëvizje ka identifikuar një shofer duke drejtuar mjetin pa sinjalizim adekuat. Sipas njoftimit të policisë, i njëjti është gjobitur për kundërvajtje. “Policia gjatë patrullimit në lëvizje identifikon shoferin duke drejtuar mjetin pa sinjalizim adekuat, të njëjtit i shqipton gjobë për kundërvajtje!”, thuhet në njoftim. [embedded content]
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, në afërsi të Spitalit Rajonal. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit. I lënduari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore apo mbi identitetin e personave të përfshirë në aksident. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
Me rastin e 27-vjetorit të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, një ngjarje që ka lënë gjurmë të thella në historinë e Kosovës, shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi ka bërë një analizë të thellë mbi këtë akt tragjik. Ai e cilëson vrasjen si një pjesë të një komploti të mirorganizuar që synonte të dëmtonte rezistencën institucionale të Kosovës. Buxhovi thekson se vrasja e kolonelit Krasniqi më 21 shtator 1998 në Tiranë nuk ishte një incident i rastësishëm, por një element i një skeme më të gjerë për të ndarë rezistencën institucionale nga atë të armatosur. Kjo ndodhi në një kohë kritike,…
Një 16-vjeçar shqiptar, Manuel Leti, nxënës i informatikës në Qendrën e Formimit Profesional Zanardelli në Darfo, ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti rrugor. Sipas mediave italiane, adoleshenti po udhëtonte me motorin e tij tip “KTM Duke 125” në rrugën “4 Nëntori”, kur në kryqëzimin me rrugën “Caduti della Resistenza”, u përplas me pjesën e përparme të një makine Audi, e drejtuar nga një 44-vjeçar. Përplasja ishte e lehtë, por fatale, pasi motori humbi drejtimin dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi. Manuel mësohet ra me forcë në asfalt dhe për fat të keq, as përdorimi i kaskës nuk mjaftoi…
Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare është kapur në shkelje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”, gjatë një kontrolli rutinë të kryer nga Policia Rrugore në qytetin e Elbasanit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve”. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, kur efektivët e qarkullimit rrugor kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga shtetasja E. S. Në makinë, si pasagjer, ndodhej Valter Bami, i cili, sipas burimeve policore, u ka kërkuar oficerëve që të mos e vononin me procedurat duke pretenduar se ndodhej në “hasmëri”. Pas verifikimeve të…
Policia greke goditi aktivitetin kriminal të një grupi shqiptar në ishuillin e Rodosit, i dedikuar trafikut të drogës. Tre persona u arrestuan, mes të cilëve 2 shqiptarë, të moshës 28, 30 dhe 31 vjeç, për trafik droge , dhunë ndaj punonjësve dhe qëndrim të paligjshëm në vend. Në veçanti, 30-vjeçari dyshohet se furnizoi drogë 28-vjeçarin, i cili më pas shpërndau sistematikisht sasi të vogla droge te përdoruesit e interesuar, të paktën dy prej të cilëve janë identifikuar. Oficerët e policisë arritën të gjenin një sasi të fshehur kokaine me peshë 806 gramë në një park, si dhe një peshore elektronike…
E rizgjedhur deputete në Parlament nga zgjedhjet e 11 majit, telashet e Olta Xhaçkës me drejtësinë, nuk janë mbyllur ende plotësisht, pasi Gjykata e Lartë ka caktuar datën 21 tetor për shqyrtimin e rekursit të bërë nga eurodeputeti Fred Beleri, përmes të cilit kërkon detyrimin e Prokurorisë së Posaçme të nisë hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi. Siç raporton gazetarja Klodiana Lala, ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, e denoncoi çiftin Xhaçka–Gaçi si dhe ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, teksa ndodhej në paraburgim për shitblerje votash. Beleri i akuzonte ata për disa vepra penale, lidhur me tjetërsimin e…

