Author: almakos

Me dhimbje të thellë u njoftua sot ndarja nga jeta e aktorit, shkrimtarit dhe regjisorit të madh kosovar, Enver Petrovci, në moshën 71-vjeçare. Lajmin e hidhur e konfirmuan familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një publikimi shprehën pikëllimin për humbjen e njeriut të dashur dhe të një personaliteti që la gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptar. “Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e…

Lexo më Shumë

Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. “Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, thuhet në një postim të një familjari të aktorit. Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Është një aktor dhe regjisor shqiptar. Fillimishtë studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj…

Lexo më Shumë

“Jemi në një moment vendimtar të historisë sonë kur sfidat e sigurisë më nuk kufizohen vetëm me kërcënimet tradicionale siç është krimi i organizuar, tregtia me drogë dhe korrupsioni, por janë të ndërthurura me rreziqe të reja dhe më komplekse, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në hapjen e Konferencës së degës evropiane të Asociacionit të Akademisë kombëtare të Byrosë Federale për Hetime (FBI), që filloi sot në Shkup. “Sot jemi dëshmitarë të shfaqjes së kërcënimeve dhe luftimeve kibernetike, keqpërdorimit të teknologjisë, ekstremizmit tradicional dhe shndërrimit të dezinformatave në armë që e ndryshon natyrën e mjedisit të sigurisë…

Lexo më Shumë

Seanca e sotme në gjykatë për Naim Murselin ka qenë e mbushur me tension dhe pyetje të papritura. Ajo që ndodhi ka lënë shumë të habitur, duke e bërë këtë rast një nga më të ndjekurit në media. Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ka shfaqur një moment të papritur gjatë dëshmisë së tij. Në një moment të seancës, Murseli ka rrëshqitur pak, duke krijuar një atmosferë të tensionuar në sallën e gjyqit. Ky incident ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe ka shtuar kuriozitetin për zhvillimet e mëtejshme të rastit. Çfarë do të ndodhë më tej me…

Lexo më Shumë

Forcat operacionale të Policisë së Burgjeve kanë zhvilluar një aksion të befasishëm në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, me fokus kryesor identifikimin dhe sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme brenda ambienteve të sigurisë së lartë. Në qendër të këtij operacioni kanë qenë edhe disa të dënuar me burgim të përjetshëm, ndër ta edhe Indrit Shaqe, i cili vuan dënimin për krime të rënda. Burime jozyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në qelinë e Shaqes janë gjetur sende të ndaluara, që dyshohet se përdoreshin për komunikim të jashtëligjshëm. Kontrollet janë përqendruar në identifikimin e pajisjeve të ndaluara…

Lexo më Shumë

20-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik armësh nga Shqipëria në Angli është arrestuar nga policia e Tiranës. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu me iniciale R A., 20 vjeç, u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti., 20 vjeç, (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli. NJOFTIMI Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve të…

Lexo më Shumë

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e RMV-së, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, herët në mëngjes në orën 03:20 regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit kishte origjinën në Republikën fqinje të Greqisë. Epiqendra e tërmetit ishte 290 km në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter, ML5.0.Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të Republikës, me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës. MARKETING

Lexo më Shumë

Tre shtetase kineze kanë rënë në pranga e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për prostitucion. Uniformat blu bëjnë me dije se 3 shtetaset kineze kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, dhe e  kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion. Në pranga kanë rënë shtetaset: M. Y., 41 vjeçe, J. B., 43 vjeçe dhe L. H., 47 vjeçe. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit A. Gj., O. Ll., V. N., A. K. dhe A. G. Gjatë kontrollit në ambientet e apartamentit, u gjetën dhe…

Lexo më Shumë

Ekspertët e Universitetit Yale kanë zbuluar një fenomen shqetësues që lidhet me vaksinat mRNA kundër COVID-19, i njohur si “sindroma pas vaksinimit”. Kjo gjendje e re, e cila ka filluar të tërheqë vëmendjen e shkencëtarëve, duket se ndikon në mënyrën se si trupi ynë reagon ndaj ushtrimeve dhe stresit fizik. Sindroma pas vaksinimit shfaqet me simptoma të ndryshme, përfshirë lodhjen e tepruar, tringëllimën në veshë (tinnitus), marramendjen dhe mjegullimin e mendjes. Këto simptoma, që ndodhin pas marrjes së vaksinës, janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera, por duket se kanë një lidhje të fortë me vaksinat COVID-19. Studiuesit…

Lexo më Shumë

“Nëna ime vdiq nga shkaqe patologjike. Kur kjo ndodhi, vendosa ta varrosja me ndihmën e Janit, një shqiptar, sepse po përballesha me probleme financiare. Nuk kisha para dhe kisha nevojë për to.” Drejtoresha 62-vjeçare e KEP-it në Viotia, e cila akuzohet se e ka varrosur nënën e saj pranë shtëpisë së saj, u përpoq të justifikonte krimin e kryer. Hetimi mbi rrethanat në të cilat ndodhi incidenti i paprecedentë është ende duke vazhduar, me oficerët e policisë që përpiqen të hedhin dritë ngjarjen. Një nga pikëpyetjet e ngritura nga hetuesit është se kush është ky “Jani” të cilit i referohet e akuzuara.…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është planifikuar të konfirmojë listat e kryetarëve të komunave dhe të këshilltarëve këtë pasdite.Shorti për renditjen është planifikuar të mbahet më së voni më 25 shtator. 312 lista kandidatësh për kryetar komunash dhe 575 lista këshilltarësh u dorëzuan në komisionet zgjedhore komunale.Tetëmbëdhjetë kandidatë do të hyjnë në garë për kryetar të Bashkisë së Shkupit. Fushata fillon më 29 shtator dhe raundi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 tetor. MARKETING

Lexo më Shumë

Një grua 62-vjeçare ka varrosur nënën e saj pranë banesës në mënyrë që të mund të vazhdonte të merrte pensionin e së ëmës. Gruaja madje ishte kujdesur të “rekrutonte” një grua tjetër të moshuar për ta prezantuar si nënën e saj në mënyrë që të shmangte ngritjen e dyshimeve. Herën e fundit që fqinjët e kishin parë gruan e moshuar ishte katër vjet më parë. Atëherë e kishin vënë re të dobësuar dhe me rroba të grisura, të braktisur në një çarçaf në dysheme. Që atëherë, 62-vjeçarja kishte thënë se nëna e saj ishte në një azil pleqsh, por të gjithë…

Lexo më Shumë