Emisioni i kësaj të marte, “Në Shënjestër”, publikoi fakte dhe prova nga dosja hetimore e hakërimit të sistemit kompjuterik të SPAK, ku ndër të tjera thuhet se në dijeni të materialeve që u morën nga kompjuterat e disa prokurorëve ishin 3 drejtues të lartë të sistemit të Gjyqësorit në vend, një anëtar i Gjykatës së Lartë, një ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe një prokuror i Prokurorisë së Tiranës. Avokati Redi Ramaj, tha gjatë emisionit se 3 personat në dijeni, duhet të kishin deklaruar se u janë dërguar materialet. Gazetari Xhevair Zhabina tha se pasuordet e vendosura nga 3 prokurorët…
Author: almakos
Mirëdita Maqedoni! Mirëdita nga Davosi, e filloi kryemiministri Hristian Mickoski video-fjalimin e tij drejtuar opinionit publik maqedonas pas një dite të suksesshme në Davos. Në fjalimin që po e transmetojmë, ai thekson: Sot patëm, do të thoja, takime shumë të suksesshme dhe frymëzuese, me një numër të madh kompanish shumëkombëshe, mbi tema që u trajtuan në fushën e energjisë, shëndetësisë dhe teknologjisë së lartë. Sigurisht, nga ana jonë, u prezantuan mundësitë e investimit në Maqedoni, në ekonominë maqedonase, diçka që do të thotë vlerë e shtuar për qytetarët maqedonas. Por ajo në të cilën do të doja të përqendrohesha në…
Kompjuteri i ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, është tentuar të hakërohet 425 herë në periudhën shkurt-mars të vitit të kaluar. Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lalën në News24, zbuloi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e hakërimit të kompjuterave të disa prokurorëve të SPAK, për të cilën akuzohen Agim Ismaili, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe dy njohjet e tij Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Gazetari Xhevair Zhabina tha se edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka qenë në fokus të personave që ndërhynë në sistemin kompjuterik të SPAK. Por cilat janë dosjet që…
Ne duam të ketë prag sa më të lartë të pagës minimale, por kjo mund të rregullohet me rritjen e efikasitetit të punës dhe produktivitetit, si dhe me uljen e shpenzimeve, ndërsa duhet të jetë e lidhur edhe me disa elemente që nënkuptojnë rritje të PBB-së, tha sot kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski. Sipas Azeskit, për këtë çështje duhet të bisedohet, të ulen të trija palët, punëtorët Qeveria dhe punëdhënësit dhe të arrihet zgjidhja më e mirë. “Mund të shkojmë me ç’farëdo rritje të pagës minimale e cila nuk do të paguhet nesër dhe kjo do të sjellë vështirësi…
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para selisë së Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë. Ku kanë protestuar për të atë që e kanë quajtur padrejtësi që u bëhet për disa tatime retroaktive. Ata theksojnë se Drejtoria krijon pasiguri juridike, ndërkohë që sipas tyre, disa nga dëshmitë për qëndrim dhe punë jashtë shtetit nuk merren parasysh. QYTETAR “Këto masa prekin qytetarët që kanë punuar jashtë vendit, shpesh në zona të rrezikshme dhe të prekura nga konfliktet. Duke siguruar të ardhura për familjet tona dhe duke kontribuuar në ekonominë e vendit, pasi shumica e këtyre mjeteve financiare janë investuar edhe brenda…
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, Njësia Administrative Tregan, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Banesa i përket shtetasit Arif Paeshti. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë. Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur mjetet zjarrfikëse nga Bashkia Elbasan për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në banesat përreth. Si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes kanë mbetur në qiell të hapur, në një kohë kur temperaturat në zonë janë…
Pas vrasjes së 57-vjeçarit Petrit Ndou në aksin rrugor “Thumanë–Krujë” dhe arrestimit të autorit të dyshuar, policia ka vënë në pranga edhe dy shtetas të tjerë, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit. U vu në pranga pas ngjarjes autori Andi Vokrri, 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Gjithashtu, janë arrestuar për “Moskallëzim krimi” shtetasit L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç. Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në afërsi të urës së Bushneshit, ku tre të rinjtë, që udhëtonin me një automjet, janë konfliktuar verbalisht për…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka nisur vitin me të dhëna shqetsuese për qyetetarët, nga ku theksojnë se shpenzimet rriten me shpejtësi të dritës, ndërsa rrogat ecin me këmbë të breshkës. Nga LSM informojnë se shpenzimet minimale mujore për një familjeje katër anëtarëshe në muajin janar, kanë arritur në 66.413 denarë, ndërsa krahasuar vetëm me një muaj më herët, gjegjësishtë dhjetorin, shpenzimet shënojnë rritje për 921 denarë. Jo vetëm kaq, nëse një familje katër anëtarëshe jeton në një banesë me qira prej 60 metrash katrorë, shpenzimet minimale arrijnë në 81.788 denarë. Nga shpenzimet totale minimale mujore, 24.211 denarë janë të…
Me akuza për ndotje të vazhdueshme dhe mungesë kontrolli institucional, sot para mediave foli Aleksandar Todeski, nga iniciativa qytetare “Stop për USJE” për të paralajmëruar protestën e dytë kundër fabrikës së çimentos, e cila do të mbahet nesër në orën 18:00, në të njëjtin vend ku protestuan edhe më 25 dhjetor. Protesta mbahet në kryqëzimin e bulevardit “Boris Trajkovski” dhe bulevardit “Srbija”, në drejtim të USJE-së, përkatësisht në afërsi të menjëhershme të rrethrrotullimit para hyrjes së fabrikës. Todeski thotë se ndotja ndihet çdo ditë, ndërsa autoritetet, sipas tij, po mbyllin sytë. ALEKSANDAR TODESKI, INICIATIVA QYTETARE “STOP PËR USJE” “Përgjigjja jonë…
Gjykata Penale ka dënuar me 23 vite burg, Tomorr Çelën, ish policin e akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997. Çela është autori i vrasjes së Elton Danit dhe Ledian Hoxhës më 27 nëntor të vitit 1997 në Tiranë. Ai u ekstradua nga SHBA më 2 qershor të vitit 2022, ndërsa kishte kërkuar edhe rigjykim. Ngjarja ndodhi teksa ish polic ishte duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez”, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani. Konflikti që nisi mes tyre përfundoi me…
Armando Marku, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Britanisë së Madhe si i përfshirë në vrasjen e ish snajperistit kurd Hemawand Ali Hussain në vitin 2019, është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës. Hussain u qëllua për vdekje nga afër brenda një banese në Hartlepool në shtator të vitit 2019. Marku ishte i vetmi që kishte mbetur në kërkim nga të akuzuarit për këtë ngjarje. Në dhjetor të vitit të kaluar, u arrestua në Bruksel edhe 40-vjeçari Sajmir Dodoveci dhe u ekstradua në Britani. Më herët, për këtë ngjarje u dënua me burg përjetë edhe Eugert Merizaj, ndërsa tre të…
Shpenzimet minimale mujore të një familje katër anëtarëshe në janar arrijnë 66.413 denarë dhe janë rritur për 921 denarë krahasuar me dhjetorin, tregojnë të dhënat e Federatës së Sindikatave të Maqedonisë. Nëse një familje me katër anëtarë jeton në një banesë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet minimale arrijnë në 81.788 denarë. Nga shpenzimet e përgjithshme minimale mujore, 24.211 kanë qenë të nevojshme për ushqim dhe pije, ndërsa për përmbushjen e shpenzimeve minimale të përgjithshme 6.338 denarë. Për shkak të kostos së rritur të jetesës, LSM kërkon rritje të pagës minimale në 600 euro dhe gjitha pagave të tjera,…

