Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej janë përplasur me njëri-tjetrin sot gjatë seancës gjyqësore në GJKKO. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Alibej tha në seancë se ishte ai që i kishte treguar i pari Nuredin Dumanit mbi “masakrën e Bradasheshit”. “Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej. Nuredin Dumani reagoi ashpër duke thënë: “Kjo është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”.
Author: almakos
Ky është mjeku radiolog Dashamir Çajka, i cili mesditën e sotme goditi me thikë infermierin Mikel Osmani, ngjarje e ndodhur brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndoqi” ku autori dhe i plagosuri punonin.Dashamir Çajka Raportohet se mjeku radiolog, i cili ndodhet në arrati, është president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës. Ndërkohë 32-vjeçari Mikel Osmani ka marrë plagë me gërshërë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas një konflikti për motive të dobëta. “Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet…
Pak pas aksidentit me pasojë vdekjen në Durrës mëngjesin e sotëm, Policia Rrugore ka arrestuar në gjendje spitalore shoferin 19-vjeçar që mbeti i plagosur nga përplasja e mjeteve. Teksa drejtonte makinën “Volkswagen”, adoleshenti me iniciale F. R., banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues 26-vjeçarin me iniciale G. K., banues në Sukth. “Pas aksidentit rrugor te vendi i quajtur “4 rrugët e Shijakut”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “shkelja e rregullave të…
Dashamir Çajka, me detyrë laborant radiolog, është shpallur në kërkim pasi goditi me mjet prerës kolegun e tij brenda ambienteve në spitalin shtetëror “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. 32-vjeçari Dashamir Çajka ka goditur infermierin Mikel Osmani, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë pas ngjares Çajka është arratisur dhe po punohet për kapjen e radiologut të arratisur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas një konflikti për motive të dobëta. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç,…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski duke u kthyer në dialogun strategjik me SHBA-në, duke theksuar se ai nënkupton një sërë masash konkrete që synojnë avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. “Në takimin në maj me sekretarin shtetëror Marko Rubio definuam prioritetet e përbashkëta në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe multilaterale, si dhe me dinamikën e përforcuar tregtare dhe ekonomike. Hap pas hapi shohim se si ato prioritete po realizohen. Në kuadër të dialogut do të hapim më shumë tema, mes të cilave edhe lehtësimin e vizave – nuk premtojmë se kjo do të ndodh…
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka kërcënuar një 23-vjeçare, për t’i dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj. Uniformat blu bëjnë me dije se 23-vjeçarja kallëzoi në polici se 25-vjeçari, Brandi Kasmi, i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para. Për pasojë policia vendosi në pranga autorin e dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel. Në 2 celularët që iu sekuestruan…
Një 22-vjeçar shqiptar u kap nga karabinierët italiane duke shitur drogë në “Parco della Resistenza” të Ricciones. Tregtari i ri u ndalua gjatë një kontrolli të rastësishëm të karabinierëve. Me shenja të qarta nervozizmi ai u mundua të mbrohej, por pa sukses. Gjatë kontrollit iu gjetën 14.5 gramë kokainë e ndarë në 27 doza dhe 370 euro cash, që besohet se vinin nga fitimet e aktivitetit të paligjshëm. 22-vjeçari u përpoq të justifikohej, duke thënë se ishte turist dhe se droga që kishte me vete ishte për përdorim personal, por oficerët nuk e besuan historinë e tij dhe e arrestuan,…
Përplasje mes bandave shqiptare dhe afrikane në Itali dhe të shtëna armësh që përfunduan me një shqiptar dhe dy tunizianë të plagosur. Në kërkim është shpallur edhe bashkëpunëtori tjetër, po shqiptar, ndërsa u ngritën disa akuza. Policia ndaloi 28-vjeçarin shqiptar pas mjekimit dhe e dërguan në burgun e Raguzës. Ngjarja ndodhi në zonën e Scicli, ku hetuesit dyshojnë se veprojnë dy prej grupeve që luftojnë për kontrollin e territorit të aktiviteteve të paligjshme. Karabinierët iu përgjigjën thirrjeve në “Via Aleardi”, pas një raportimi nga banorët që kishin parë burra të armatosur. Në vendngjarje, ata gjetën burrin me një plagë në…
Deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, në territorin e Maqedonisë ka pasur gjithsej 30 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat tre janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 23 janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas QMK-së, tre zjarre janë aktive – në komunën e Gjevgjelisë, mali Kozhuf, pranë fshatit Petrovo (pyll ahu), komunën e Makedonski Brod, mbi fshatin Bençe në malin Dobra Voda (pyll lisi dhe fier), komunën e Studeniçanit, midis fshatrave Cvetovo dhe Draçevicë, Umovë (pyll).Katër zjarre janë nën kontroll në komunën e Gazi Babës, fshatin Trubarevë (mbeturina elektrike), komunën…
Një kalimtar ka bërë një zbulim të tmerrshëm në Spoleto të Umbrias mbrëmjen e së hënës, ku zbuloi një trup të copëtuar brenda një çante pranë një linje hekurudhore. Hetuesit kanë filluar investigimet për të sqaruar rrethanat e zbulimit dhe për të përcaktuar identitetin e viktimës.Trupi u gjet në Via Primo Maggio, në një zonë pranë shinave, midis lagjes Casette dhe linjës hekurudhore. Një kalimtar vuri re çantën dhe njoftoi policinë. Pasi u hap çanta u gjet trupi i copëtuar. Hetuesit po kryejnë inspektime të çantës dhe zonës përreth, duke kërkuar gjurmë që mund të ndihmojnë në rindërtimin e mënyrës dhe…
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Policia e Vlorës njofton se 41-vjeçari u kap teksa po transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës. Njoftimi DVP Vlorë- Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Vlorë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Vihet në pranga një 41-vjeçar, i cili transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës Sekuestrohen sasi kokaine dhe kanabisi, gati për shitje. Në vijim të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në…
Në një kohë kur tensionet ndërkombëtare po rriten, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të qartë se do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Kjo deklaratë erdhi nga Mike Waltz, dërguari i ri i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Waltz, duke folur për akuzat e fundit mbi shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia, theksoi se SHBA-të kishin paralajmëruar Moskën për rreziqet që mund të sjellin veprimet e saj. Ai përmendi se dronët rusë kishin shkelur hapësirën ajrore polake, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit. Pavarësisht paralajmërimeve…

