Mot jo stabil dhe me vranësira na pret edhe gjatë javës së ardhshme. Në ditët e para të javës temperaturat do të rriten dhe moti do të jetë më stabil, megjithatë siç njoftojnë nga enti hidrometereologjik, se nga mesi i javës do të ketë sërish destabilizim të motit. “Prej nesër napret mot më i ngrohtë, do të ketë stabilizim të kohës dhe andaj nesër dhe të martën do të ketë ditë me diell me praqitje të vranësirave lokale dhe me erë të lehtë në drejtim të veriut. Megjithatë temperaturat do të jenë dukshëm më të larta andaj që gjatë ditës…
Author: almakos
Ministri i Jashtëm i Serbisë, njëherësh ushtrues i detyrës së kryeministrit, Ivica Daçiq, tha se “zgjedhjet e sotme në Kosovë janë të një rëndësie jetike për popullin serb”, për të shtuar se serbët, vetëm të bashkuar mund të sigurojnë mbijetesën e tyre në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA). Daçiq u bëri thirrje serbëve të dalin në votime në numër sa më të madh dhe të votojnë për “Listën Serbe”, për të cilën tha se është e vetmja që gëzon mbështetjen e qeverisë dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë vale të re të emigrantëve nga Siria dhe Afganistani që përmes Greqisë do kalonin nëpër Maqedoni dhe vendet e rajonit me destinacion të fundit Evropën perëndimore, thonë ekspertët e sigurisë. Ata gjithashtu paralajmërojnë edhe për respektimin e të drejtave të njeriut në rastin e emigrantëve, gjë për çka në të kaluarën kanë ekzistuar vërejtje serioze si nga Avokatët e Popullit të vendeve të rajonit por edhe nga disa organizata ndërkombëtare. Me fillimin e muajve të nxehtë ekziston rreziku nga valë të reja emigrantësh. Kjo nuk është vetën teorikisht, por edhe në praktikë. Ajo që është…
Projektit për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit të filluar vite më parë akoma nuk i shihet fundi. Qytetarët dhe zejtarët për Alsat thonë se nuk e ndjejnë “revitalizimin” dhe se ka ende shumë për t’u bërë. “Jo, jo nuk është gjallëruar aspak, vetëm që është e vdekur faktikisht. Përparësi, asgjë nuk ka. Është shumë dobët. Asnjë projekt në Çarshi si duhet nuk është.” “Ndjehet. Mund të kaloni dhe të shihni se shumë dyqane janë renovuar. Patjetër duhet të rregullohet situata, pasi ka shumë turistë që vijnë këtu.” “(A e ka Çarshia gjallërinë që e ka pasur dikur?) Jo,…
Edhe përmbyllja e këtij viti shkollor do të mbahet mend për gabime të shumta dhe gjuhë të urrejtjes nëpër tekstet shkollore, të arsimit fillor dhe atij të mesëm. Ministrja e Arsimit, Renata Deskovska paralajmëron zgjidhjen e këtij problemi përmes formimit të grupeve të punës të cilat do të bëjnë kontrollin e të gjitha teksteve shkollore. Në përputhje me zgjidhjet pozitive ligjore do të formojë grupe të punës të cilat do të bëjnë kontrollin e librave, me qëllim verifikimin e mospërputhjeve, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një numër të madh të librave të cilat…
Joefikase, e partizuar dhe e ekspozuar ndaj presioneve politike, këto janë epitetet më të shpeshta për administratën publike në Maqedoni në disa vitet e fundit. Proceset reformuese nuk zhvillohen me shpejtësinë e duhur, kritikonin nga Komisioni Evropian. Qeveria e re, si gjitha të tjerat deri më tani, premton çlirimin e sektorit publik nga vasaliteti dhe nënshtrimi ndaj elitave politike. Duam ta rishikojmë tërë mënyrën e vlerësimit të punonjësve në administratën publike dhe me këtë ata asnjëherë më tepër të mos jenë objekt i ndonjë presioni politik, pavarësisht se kush është në pushtet – tha Dajan Mançevski, ministër i Shoqërisë informatike…
Shumica parlamentare prej 62 deputetëve do të përballet me vështirësi gjatë punës se seancave kuvendore për shkak të numrit të ngushtë të deputetëve. Kjo u pa edhe në seancën e fundit e cila filloi me dy orë vonesë për shkak të mungesës së 61 deputetëve në sallë aq sa nevojiten për mbajtjen e seancës. Ish-deputeti Ismet Ramadani thotë se shumica gjithsesi se do të përballet me mungesë kuorumi, por për evitimin e kësaj pengese sipas tij mund të ndihmojnë aftësitë organizative të Kuvendit për grumbullimin e deputetëve, të paktën kur në rend ditë të jetë votimi i ligjeve pasi në…
Çështjet lidhur me gjyqësorin dhe sundimin e së drejtës janë ndër çështjet e para që qeveria e re duhet t’i realizojë për ta kthyer vendin drejtë BE-së. Këtë mesazh e ka dërguar ambasadori holandez Valter Plomp, në intervistën javore për radion Evropa e Lirë. Sipas ambasadorit Plomp, nuk është vetëm e rëndësishme se çfarë do të ndërmerret, por edhe si do të realizohet. Siç përmendët, evaluimi, pranimi i gjykatësve të ri, përzgjedhja, avancimi ose ndoshta edhe largimi i gjykatësve, është shumë me rëndësi që kjo të bëhet në mënyrë profesionale, transparente dhe jo partiake. Vetëm në këtë rast qytetarët e…
11 June Në Kosovë po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesin zgjedhor po e karakterizojnë parregullsi të shumta, vonesa në hapjen e vend-votimeve, materiale propaganduese, votues fiktiv, votim familjar, shkelje e heshtjes parazgjedhore dhe jo vetëm. Albert Krasniqi nga koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” foli për parregullsi të tjera evidente. Tentimi për votime të dyfishta kemi pasur 59 raste. Edhe pse i sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës, fotografimi i votës është evidentuar në 131 raste. Ankesa lidhur me listën e votuesve janë raportuar në 1216 raste – deklaroi Ismet Kryeziu, “Demokracia në Veprim”. Vetëvendosja theksoi se në…
11 June Një ri ka vrarë vetën këtë mëngjes në lagjen Kisella Voda në Shkup. Sipas dëshmitarëve të rastit i riu, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është hedhur nga ndërtesa në rrugën Mihaill Çakov. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8. Forca të shumta policore kanë arritur në vendngjarje. Motivet që e shtynë të riun të vetëvritet ende nuk dihet.
Banorët e lagjes Dardania, kanë protestuar sot për të satën herë, kundër deponisë së egër në hyrje të qytetit. Ata shprehen se me rritjen e temperaturave ritet edhe rreziku i përhapjes së ndonjë epidemie. Ndërkohë që era e keqe që kundërmon prish rahatinë e banorëve të kësaj lagjeje. Ata nuk mund t’i hapin as dritaret për të ajrosur shtëpitë e tyre. Ata porosisin institucionet përkatëse që të ndarrmarin masa urgjente ëpr zgjidhjen e këtij problemi. “Ne jemi mjaft të revoltuar se ky problem bëri shumë kohë, edhe atë jo vetëm për lagjen por për gjithë qytetin. Insektet shpezët i bartin…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Tetovë do të takohet me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Raportohet se ky takim do të ketë në fokus zhvillimet aktuale në vend, prioritetet e qeverisjes si dhe çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët. Takimi vjen pas një bisede telefonike të zhvilluar ditë më parë midis dy liderëve, Ahmetit e Thaçit.

