Author: almakos

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski ka arritur në PSP. Ai në një deklaratë të shkurt para medieve tha se është thirrur për shkak se shumë shpesh ka folur në Kuvend. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, është i dyshuar në rastin “Talir”. Para tij në PSP kanë arritur zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski.

Lexo më Shumë

Pas marrjes në pyetje në PSP, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, ka deklaruar se ka kërkuar qasje deri tek provat dhe se nuk e di për farë e akuzojnë.Ai para gazetarëve tha se edhe njëherë është vërtetuar se PSP po vepron në bazë të urdhrave të LSDM. Në pyetjen se ku është ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Kotevski deklaroi se nuk e din ku gjendet ai. Ai është marrë vesh me prokurorët përsëri të paraqitet në këtë institucion si i dyshuar, por t’i mundësohet qasje në provat. Qasje në provat kanë kërkuar edhe Rangellova, Dimitriev dhe Janakievski.

Lexo më Shumë

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev, ka realizuar takim me përfaqësuesen e lartë të Këshillit Evropian, Frederika Mogerinin, shkruan SHENJA. Zaev shoqërohej nga ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendësministri për eurointegrime, Bujar Osmani dhe nga ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov. Kryeministri Zaev tha se ky takim shfaq vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përshpejtimin e proceseve eurointegruese. “Në interes të qytetarëve të Maqedonisë është iniciativa për dinamikë të re në procesin eurointegrues. Qëllimi ynë është që deri në vjeshtë të sigurojmë progres të mjaftueshëm në sferat reformuese kyçe, me…

Lexo më Shumë

Komisari për negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han sot në konferencë për shtyp në Bruksel, të mbajtur një orë para takimit të tij me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se vendi më në fund e ka tejkaluar krizën politike dhe se sot temë kryesore në bisedat me Zaevin do të jenë prioritetet urgjente reformuese. Ai e priti delegacionin e ri të Qeverisë së Maqedonisë, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, e në të cilën janë edhe zëvendëskryeministrat Bujar Osmani dhe Radmilla Shekerinska, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. “IRJM më…

Lexo më Shumë

Ish eprori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski dhe zëdhënës i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Ivo Kotevski, momentalisht po merret në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike. Para hyrjes në PSP, në pyetjen e gazetarëve deri tek Kotevski, cila është arsyeja e ardhjes së tij në PSP, ai  nuk u përgjigj. Rasti “Talir” ka të bëj me financimin e paligjshëm të partisë.

Lexo më Shumë

Benzinat nga mesnata do të lirohen për 1.5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit do të ulet për 2.5 denarë, ka bërë të ditur Komisioni Rregullator për Energjetik, përcjell SHENJA. Tani sipas vendimit një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtoj 62.5 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtoj 64.5 denarë. Me vendimin e ri, një litër EURODIZEL do të shitet për 48 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 36.5 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Drejtor i Qendrës për Komunikime të VMRO DPMNE-së dhe ish-zëdhënës i ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski u parqit sot në Prokurorinë Speciale Publike. Ai është një nga 14 të dyshuarit në rastin “Talir”. Përveç tij, sot pritet që të dëshmojnë në PSP edhe zyrtarë të tjerë të lartë të VMRO DPMNE-së, si Ilija Dimovski dhe Alexander Bichikliski. Gjithashtu, sot në PSP është dashur të dëshmojë edhe lideri i partisë Nikolla Gruevski, por sipas informatave jozyrtare ai dhe familja e tij ndodhen aktualisht jashtë vendit. Në rastin “Talir” janë të dyshuar 14 persona për pastrim parash dhe financim të paligjshëm të…

Lexo më Shumë

12 June Maqedonia duket se është bërë gati për ta ndryshuar emrin, në mënyrë që Greqia të tërheq veton për pranimin e saj në NATO. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në një intervistë të dhënë për gazetën britanike “Financial Times” përmend si variant të emrit të ri që mund të ketë Maqedonia si “Maqedonia e Epërme”, i propozuar më shumë se një çerek shekulli gjatë kontestit me Greqinë. “Emri i zgjedhur me kompromis do të nxirret në referendum në Maqedoni, ndërsa paraprakisht për të do të kërkohet konsensusi i të gjitha partive politike”, ka thënë Dimitrov. Ministri i Jashtëm i…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me procesin zgjedhor në Kosovë, duke e konsideruar një proces të drejtë e konkurrues, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një njoftim MPJ e Shqipërisë thekson se “Përshëndet procesin demokratik që karakterizoi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, të cilat u zhvilluan më 11 qershor 2017. Shprehja e vullnetit të lirë në një proces të drejtë e konkurrues përbën një tjetër provë solide të konsolidimit të demokracisë në Kosovë.” “MPJ shpreh besimin se institucionet e reja do të krijohen së shpejti, në përputhje me vullnetin e shprehur…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për rastin “Sopoti” sërish është anuluar. Gjykatësja e caktuar, Diana Grujovska anuloi sërish seancën e sotme gjyqësore, pa mos dhëne asnjë arsyetim konkret për këtë duke e shtyrë atë më 18 shtator. Të akuzuarit dhe avokatët e tyre, nga ana tjetër, përsëritën edhe njëherë dhe presin që sa më shpejt çështja t’i kalojë Prokurorisë Special Publike dhe të mos merret më parasysh dëshmia e vetme e Ramdan Bajramit dhe me ketë mund të vërtetohet pafajsia  e tyre.

Lexo më Shumë

Të akuzuarit e rastit të Kumanovës u revoltuan kur e panë që edhe në seancën e sotme nuk ishte prezent dëshmitari nga shërbimi sekret, Shenasi Memedi. Të akuzuarit, raporton SHENJA,  e kritikuan gjykatësen përse nuk e kanë detyruar ose nuk e ka sjell me polici, por gjykatësja refuzoi të përgjigjet duke thënë se ata kaun dërguar ftesë në mënyrë të rregullt, por Shenasi Memedi nuk është përgjigjur. Avokati mbrojtës Naser Raufi, përsëri kërkoi heqjen e trupit gjykues pasi dyshon në paanshmërinë e tyre dhe në paanshmërinë e prokurorisë për krim të organizuar. Naser Raufi tha se gjykata qëllimisht po e…

Lexo më Shumë

Sot pasdite do të vazhdojë marrja në pyetje e të dyshuarve në rastin ‘Talir’, ku bëhet fjalë për financim joligjor të partisë. Nga PSP nuk konfirmojnë se cilët nga të dyshuarit do të paraqiten. Të premten e kaluar u paraqitën të dyshuar, mes të cilëve edhe ish-sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM, Emil Dimitriev, deputetja Daniella Rangellova dhe ish-ministri i Lidhjeve dhe Transportit, Mile Janakieski. I dyshuari i parë në rastin ‘Talir’ është kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, i cili të premten nuk u paraqit në PSP, sepse nuk ka marrë ftesë të rregullt.

Lexo më Shumë