Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, nesër do të ketë takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe me eurokomisarin për negociata për zgjerim, Johanes Han. Zaev në Bruksel do të shoqërohet nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Takimi Zaev-Stoltenberg pritet diku rreth mesditës në selinë e Aleancës, ndërsa pas përfundimit të tij, është paraparë konferencë për shtyp e kryeministrit të Maqedonisë dhe njeriut të parë të NATO-s. Pritet të bisedohet…
Author: almakos
11 June Kryeministri I Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev nesër në Bruksel do të realizoj takime me sekretarin Gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogherini dhe euro-komisionarin për zgjerim Johanes Han. Zaev në Bruksel do të jet I shoqëruar nga ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe shefi I diplomacisë Nikolla Dimitrov.
11 June Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira, jostabil dhe më I freskët. Në më shumë vende me reshje të shiut dhe bubullima. Temperature e mëngjesit do të sillet prej 9 deri më 16 gradë Celsius, derisa ajo e ditës nga 15 deri më 25 gradë Celsius. Edhe n Shkup e rrethinë do të mbaj mot I ngjashëm, temperature e mëngjesit do të arrij deri më 14 gradë derisa ajo e ditës deri më 23 gradë Celsius.
Mediat lokale raportojnë se një shtëpi në Saraj të Shkupit është përfshirë nga flakët, si pasojë e goditjes nga rrufeja. Sipas informacioneve të para nuk ka rrezik për anëtarët e familjes pronarë të shtëpisë, ndërsa zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pjesa e Sarajit u përfshi nga reshje të mëdha të shiut, të shoqëruara me erë dhe vetëtima. /SHENJA/
Komuna Ejup nga Stambolli shtroi iftar për qytetarët e Gostivarit, raporton Anadolu Agency (AA). Në programin e iftarit të cilin Komuna e Gostivarit e organizon për herë të tretë këtë vit me sloganin “Vëllazëri”, morën pjesë Kryetari i Komunës së Ejup-it Remzi Aydin, Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, Myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu dhe afro 3 mijë qytetarë. Aydin në deklaratën e tij për gazetarët tha se janë mbledhur për të shijuar atmosferën shpirtërore të Ramazanit. Ai tha në çdo vend të botës përpiqen të ofrojnë vëllazëri dhe unitet dhe shpreson që sofrat e iftarit ta mundësojnë këtë.…
Fshatrat e harruara të rrethinës së Velesit, Prilepit dhe Krushevës, u vizituan mbrëmë nga karvani i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet”. Banorët e këtyre anëve, ishin tejet falënderues ndaj kësaj iniciative, duke theksuar se askush nuk ndërmerr ndonjë nismë për të vizituar ata dhe se ndjehen të lënë pas dore. Banorët e vlerësojnë dhe janë falënderues për faktin që “Merhamet” nuk i harroi ata, duke qenë falënderues edhe për ndihmat e sjella, respektivisht pakot me produkte ushqimore. “Si imam i fshatit Buzellakovë, falënderojmë Shoqatën Humanitare ‘Merhamet’ bashkë me ‘Gjysmëhëna e Kuqe’ të cilët bëjnë një organizim me ndarjen e ndihmave humanitare…
Të shtunën dhe të dielën pritet të rrumbullakohet edhe ndarja e pozicioneve në eshalonin e dytë dhe të tretë të Qeverisë mes partnerëve të koalicionit qeveritar, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët…Bashkë me digasterët partitë pritet që këtë fundjave të zyrtarizojnë edhe emrat e zëvendës ministrave dhe drejtorëve të drejtorive që janë nën ombrellën e Qeverisë, por edhe të posteve të tjera. Burime partiake tanimë kanë filluar liferimet me numrin dhe digasteret që do të mer secila parti. Jozyrtarisht BDI-së thuhet se do t’i takojnë katër zëvendës ministra edhe atë: BDI Zv/ministër i Punëve të Brendshme Zv/ministër i Arsimit Zv/ministër…
Banorët e fshatit Poroj jetojnë poshtë zonës e cila është shpallur si vendi eroziv më i rrezikshëm në Evropë, alarmojnë ekspertët. Inxhinieri Shefki Aliti, në vitin 1968 ka qenë pjesë e stafit që ka ndërtuar digat në lumen e fshatit Poroj dhe lumin Shkumbin dhe është njohës i mirë i shkaqeve të vërshimeve që në vazhdimësi godasin fshatin Poroj me rrethinë. Aliti shpjegon se mbi fshatin Poroj, gjegjësisht në fshatin Gjermë ndodhet lokaliteti “Uji i shpejtë” që goditet në tre anë nga reshje të shiut të cilat shkojnë deri në 120 dhe 150 litra ujë për metër kub në 24…
Integrimet evropiane dhe euro-atlantike ishin ndër pikat kryesore që Qeveria e sapo formuar e udhëhequr nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, promovoi gjatë fushatës zgjedhore. Zaev premtoi se do të angazhohet dhe do të punojë që Qeveria e tij të kthen vendin drejt rrugës së integrimeve evropiane dhe do të bëjë përpjekje që vendi të shënojë përparim në rrugën drejt anëtarësimit. Megjithatë, Komisioni Evropian, disa herë ka tërhequr vërejtjen se Maqedonia ka shënuar regres dhe ka humbur shumë kohë në këtë drejtim dhe për t’u kthyer sërish në këto binare, vendi duhet të punoj shumë dhe të zbatojë një sërë…
Para disa kohe ishte vetura më e përfolur në Maqedoni. Por kjo veturë nuk e ka parë lavazhin shumë kohë dhe tani e ka mbuluar pluhuri. Për të shuar kureshtjen, numri një i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki, shpalosi sot makinën e markës Mercedes në vlerë prej 600 mijë euro të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski. “Ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët për të parë se si duket vetura që kushton 600 mijë euro, që shumë qytetarë që nuk kanë të holla për bukë nuk mund të paramedojnë të kenë veturë mesatare, ndërsa dikush bën luks në llogari të qytetarëve të…
Peticioni qytetar i titulluar “Për drejtësi në Maqedoni. Drejtësi për të gjithë. Të drejtë ndaj çdonjërit”, brenda disa orëve ka marrë përkrahjen e mbi 300 nënshkruesve, të cilët me komente të ndryshme i kanë dhënë përkrahje parezervë prokurores speciale, Fetai. Hapja e këtij peticioni në formë elektronike vjen në kohë kur kryeministri Zoran Zaev kërkoi që kryeprokurori aktual, Marko Zvërlevski, të japë dorëheqje, gjegjësisht Qeveria zyrtarisht ka miratuar kërkesë për shkarkimin e Zvërlevskit nga ky post. Ndryshe, nga Këshilli i Prokurorëve Publike, edhe gjatë ditës së enjte kanë njoftuar se propozimi i Qeverisë zyrtarisht ka arritur tek ata. Pas pranimit…
Në Tiranë më 8 qershor – Policia e Shqipërisë në portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, pasi në automjetin që e drejtonte ishte zbuluar sasi e madhe e marihuanës. Në kumtesën e policisë citohet se droga është zbuluar me skener në kamionin e markës “Daf” para hyrjes së tij në tragetin i cili qarkullonte në relacionin Durrës-Bari. Kamioni po transportonte kastravecë të freskëta, ndërsa në kutitë ishin edhe qeset me marihuanë. Automjeti ishte ngarkuar në qytetin e Lushnjës nga kompania e autorizuar për eksport të perimeve. Destinacioni i fundit i drogës me peshë prej 705 kilogram ishte…

