Në Tiranë më 8 qershor – Policia e Shqipërisë në portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, pasi në automjetin që e drejtonte ishte zbuluar sasi e madhe e marihuanës. Në kumtesën e policisë citohet se droga është zbuluar me skener në kamionin e markës “Daf” para hyrjes së tij në tragetin i cili qarkullonte në relacionin Durrës-Bari. Kamioni po transportonte kastravecë të freskëta, ndërsa në kutitë ishin edhe qeset me marihuanë. Automjeti ishte ngarkuar në qytetin e Lushnjës nga kompania e autorizuar për eksport të perimeve. Destinacioni i fundit i drogës me peshë prej 705 kilogram ishte Holanda. Përveç maqedonasit të arrestuar, Kiril F. (35) policia po heton pas tre personave të tjerë.
Data 25.06.2026
Aktuale
- Paçuku: Nevojiten reforma për të ulur largimin e të rinjve nga vendi
- VIDEOLAJM/ Grupi i ‘Flamingove’ i këndon këngën Ramës dhe Berishës: Do marr SPAK-un, do dal për gjah…
- A ishin pjesë e protestave për jurisprudencën? Përgjigjen Paçuku dhe Demiri
- Agron Demiri: Unë nuk e kam parë LSDM-në si parti maqedonase, ne jemi parti qytetare
- Mexhiti në TV Sitel: VLEN synon të marrë një të tretën e ekzekutivit
- MEPSO pranon gjetjet e Revizionit! Premton masa për problemet e trashëguara
- Shqipëria shpall “non grata” Igballe Hudutin për 15 vite, kjo është arsyeja
- Ylli Paçuku: Rrethanat e viteve të fundit më shtynë të angazhohem në politikë

