Ministri i Jashtëm i Serbisë, njëherësh ushtrues i detyrës së kryeministrit, Ivica Daçiq, tha se “zgjedhjet e sotme në Kosovë janë të një rëndësie jetike për popullin serb”, për të shtuar se serbët, vetëm të bashkuar mund të sigurojnë mbijetesën e tyre në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).
Daçiq u bëri thirrje serbëve të dalin në votime në numër sa më të madh dhe të votojnë për “Listën Serbe”, për të cilën tha se është e vetmja që gëzon mbështetjen e qeverisë dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.