Prokuroria Speciale ka kohë deri të premten për të ngritur akuzë për rastin “Monstra”, pasi i skadon mandati për ngritjen e aktakuzave. Por, rasti “Monstra” pasnesër do të ketë edhe seancë gjyqësore në të cilën nuk pritet të ketë diçka të re sa i përket provave. Asnjë zë nga Prokuroria Speciale për atë se a kanë prova për këtë rast dhe a do t’ia dorëzojnë gjykatës. Megjithë situatën e ndërlikuar juridike, familjarët nuk humbin shpresë. Bedri Ajdari, Safet Aziri dhe Qezmedin Demiri theksojnë pafajësinë e familjarëve të tyre dhe përfshirjen e politikës në inskenimin e rastit. “Nuk kemi qasje në…
Author: almakos
Banorëve të lagjes së Vizbegut duket se më në fund do t’u ndërtohet rruga, për të cilën ata kanë ngritur zërin dhe kanë shprehur revoltën e tyre parreshtur. Rruga e cila deri më tani, jo vetëm që nuk ishte e asfaltuar, por kishte edhe gropa dhe e njëjta vështirësonte lëvizjen e këmbësorëve dhe veturave, ishte shndërruar në një ankth për ata. Gjatë periudhës së dimrit rruga ishte e mbuluar nga puset dhe balta që shkaktoheshin nga të reshurat e shiut dhe dëborës, ndërsa gjatë verës ajo mbulohej nga pluhuri. Këto vështirësi i konfirmojnë edhe njëherë banorët, të cilët edhe pse…
Mëngjesi i sotëm gjeti disa burra në varrezat e fshatit Gllumovë. Ata sipas një burimi të Televizionit SHENJA nga ky fshat, pas namazit të sabahut i dorëzuan tokës trupin e pajetë të vrasësit Shaban Sulejmani, për të cilin nuk pati ceremoni fetare varrimi. Sipas të njëjtit burim, vendimi për të mos organizuar ceremoni fetare është marrë nga shumica e banorëve të këtij fshati, dhe për këtë janë pajtuar edhe drejtuesit fetar të rrethinës. Ky vendim ka ardhur pas revoltës së banorëve për ngjarjen tragjike që ndodhi dy ditë më parë, pikërisht në ditën e parë të festës së Fitër Bajramit,…
27 June Banorët e lagjes Butel protestojnë kundër zgjerimit të bulevardit “ Hristijan Todorovski Karposh” pasi ndërtimi i tij uzurpon parkingun privat dhe hapësirën përpara banesave të tyre. Banorët thonë se për ndërtimin e bulevardit nuk janë konsultuar e as njoftuar nga bartësi i projektit, përkatësisht Qyteti i Shkupit. Banorët përmes protestave thanë se do të pengojnë lejojnë realizimin e punimeve. Nuk jemi fare të informuar për ndërtimin e bulevardit, uzurpimi dhe konfiskimi I një pjesë të rrugës dhe parkingut tonë. Vendosja e murit dy metra afër hyrjes tonë e cila është kundër ligjit për vendbanime, dhe mos neglizhenca e…
27 June Disa qindra tërmete për vetëm disa ditë i lëkundën banorët e Ohrit dhe Strugës. Të martën sërish u dridh toka, në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht në orën 01:52 minuta. Disa ishin me intensitet më të dobët , e disa më të fortë. Sizmologët shprehen se numri më i madh i tërmeteve ka qenë i dobët, por kanë qenë me një numër jashtëzakonisht të madh. Kjo është një javë jashtëzakonisht aktive dhe kishte rreth 500 tërmete të cilët kanë të bëjnë me aktivitetin e tri çarjeve nga rajoni epiqendror i Ohrit– Dragana Çernih – Enti sizmologjik. Vargu…
27 June Qeveria teknike e Emil Dimitrievit ka angazhuar lobues dhe konsulentë shtesë krahas kompanive për lobim nga SHBA-ja dhe Evropa, për të cilët opinioni mësoi muajin e kaluar. Në listën për pagesë, nga tetori i vitit të kaluar, ka qenë edhe ish deputeti i britanik nga radhët e konservatorëve dhe anëtar i Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, Robert Valter. Ai në nivel mujor ka marrë 7 mijë euro nga buxheti i Maqedonisë si dhe shpenzime për: Mbështetje e përpjekjeve të Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit euroatlantik, avancimin e raporteve dypalëshe me shtetet perëndimore evropiane dhe promovimin…
Maqedonia ka buxhetin më të ulët në rajon sa i përket ofrimit të ndihmës juridike falas për grupet e margjinalizuara. Kështu tha ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, gjatë konferencës “Qasje në drejtësi”. Zhbogar theksoi se shumë aplikues për ndihmë juridike nuk e pranojnë ndihmën në momentin që ju nevojitet. Ai tha se nevojiten ndryshime substanciale duke filluar nga ndryshimi i Buxhetit dhe Ligjit për ndihmë juridike. “Nga njëra anë, së pari Ligji për ndihmë juridike falas duhet të ndryshoj në mënyrë që të mundësohet qasje adekuate deri tek shërbimet juridike. Ministria e drejtësisë dhe repartet e saja të…
27 June Të mërkurën në gjykatë duhet të paraqitet ish kryeministri Nikolla Gruevski. Ai akuzohet për rastin me shuplakat e porositura për kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, si dhe për dhunë të organizuar para komunës në vitin 2013. Përveç tij, akuzohen edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova. Gruevski për herë të parë në bankën e të akuzuarve do të ulet nga pozicioni i liderit të opozitës. Seanca paraprake u anulua meqë pesë prej të akuzuarve nuk u paraqitën në sallë ndonëse kishin ftesa të rregullta. Alsat-M
27 June Këshilli i Prokurorëve e anuloi seancën e sotme ku duhej të vendosej për rastin “Sopoti” dhe “Puçi”. Këshilli duhet të vendosë nëse do t’ia kalojë këto lëndë Prokurorisë Speciale. Seanca është shtyrë për të enjten, duke mos dhënë detaje për mosmbajtjen e sotme të seancës. Në rastin “Sopoti” janë dënuar gjithsej 11 persona për vendosjen e minës si pasojë e së cilës e humbën jetën disa ushtarë polakë. PSP aktakuzën për lëndën “Puçi” kundër kryeministrit aktual Zoran Zaev e ka tërhequr, sepse dëshmitë që i posedojnë janë në kundërshtim me ato në aktakuzë. Jozyrtarisht nesër pritet në procedurë…
27 June VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj emërimit të drejtorëve të rinj nëpër institucione të ndryshme. Nga kjo parti thonë se LSDM-ja vazhdon të sillet si opozitë, me papërgjegjësi dhe joprofesionalizëm. Nga VMRO akuzojnë se drejtorët e rinj të emëruar nuk kanë respektuar ligjin për emërime dhe shkarkime. Drejtorët e rinj të Drejtorisë për të Ardhura Publike, të Byrosë për Siguri Publike, të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim janë emëruar pa respektuar detyrimet ligjore për njohje të gjuhës angleze. Këta janë kuadër të cilët edhe pse kishin obligime ligjore, nuk kanë parashtruar dëshmi se e…
27 June LSDM-ja është duke i përgatitur ndryshimet e ligjit për mbrojtje nga duhani, diçka që një kohë të gjatë e paralajmëronte edhe gjatë fushatës zgjedhore. Sipas deputetit Tomisllav Tuntev megjithatë, zgjidhja e re ligjore nuk do të dallojë shumë nga ajo aktuale. Ndryshime më të mëdha do të ketë për të ashtuquajturat tarraca, përkatësisht pjesë të kafiterive dhe restoranteve ku lejohet pirja e duhanit vetëm kur objekti nuk ka çati ose është i hapur prej së paku tre anëve. Është e palogjikshme, ranë ca pika shiu dhe fryni erë e lehtë, dikush nga mysafirët kërkoi të lëshohet najloni, meqë…
27 June Edhe përkundër ligjit për ndihmë falas juridike që është miratuar nga Kuvendi në vitin 2011, hulumtimi i fundit i Fondacionit “Shoqëri e Hapur” i mbështetur nga BE-ja tregon se qytetarët nuk janë mirë të informuar për këtë të drejtë. Organizatat civile kërkojnë që Ministra e Drejtësisë të gjejë mekanizma për t’i informuar qytetarët për shfrytëzimin e këshillave juridike falas. Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar theksoi se qytetarët shumë vështirë arrijnë deri te këto këshilla ndërsa shteti nuk ndan fonde të mjaftueshme nga buxheti. Për momentin shumë qytetarë, fare nuk i pranojnë ose i pranojnë shumë vonë…

