Pas takimeve të para me përfaqësuesit shtetërorë në Shkup, eksperti i BE-së Rajnhard Pribe nuk ka pranuar të flasë për detajet. Ai ka thënë se një vlerësim të përgjithshëm do ta japë pas realizimit të takimeve me përfaqësuesit tjerë. Diplomati evropian deri tash ka zhvilluar takime në Ministrinë e Jashtme, në MPB, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në atë për Integrime. Ndër të tjera, Pribe do të takohet edhe me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së. Pritet që delegacioni i kryesuar nga Pribe të vlerësojë situatën rreth përparimit të Maqedonisë në rrugën e integrimeve. /SHENJA/
Author: almakos
Delegacioni i Lëvizjes BESA, i përbërë nga Bilall Kasami, deputeti Fadil Zendeli dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi u takuan me ambasadoren e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishic. Në këtë takim është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë dhe funksionimi i punës së Parlamentit, si dhe për ndërtmin e bashkëpunimeve me parti të përafërta programore në Kroaci. Kasami e njoftoi znj. Barishiç për rolin e Lëvizjes BESA si një opozitë konstruktive. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /SHENJA/
27 June Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, deri në fund të javës do të arrijë në Shkup, mëson RTVM nga burimet në Uashington. Siç raportohet ndërmjetësuesi Metju Nimic nuk do ta vizitojë Athinën, por vetëm Shkupin, ndërkaq është paraparë që të takohet me kreun e shtetit. Ndryshe, në një intervistë për një gazetë greke, ai tha se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë në agjendë të lartë të Qeverisë së re.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për herë të parë doli para gjykatës si kryeministër i akuzuar për mitmarrje me akuzën e cila e rëndon që prej kur ishte kryetar i Strumicës. Por, edhe sot sikurse disa herë tjera seanca gjyqësore u anulua. Por, para se seanca të anulohej avokati i Zaevit Filip Medarski i kërkoi gjykatës që të ndajë provat, respektivisht t’i refuzojë provat që dolën në rrjetet sociale në formë të video incizimit të siguruara me masa të veçanta të hetimit në të cilat shihet Zoran Zaev me biznesmenin Ivan Nikollov-Saçevaliev-it të cilit i kërkon mbi 150 mijë euro…
Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetës për bisedimet për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, deri në fund të javës pritet të vijë në Shkup, raporton RTVM nga Uashingtoni. Nimic do ta vizitojë Shkupin dhe jo Athinën, ndërkaq janë paraparë takime me zyrtarët shtetëror. Ai para disa javësh, në një intervistë për një gazetë greke, deklaroi se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë lart në axhendën e Qeverisë së re. /SHENJA/
Vrasësi nga fshati Gllumovë nuk u varros dje në varrezat e këtij fshati bashkë me tre viktimat e tij. Një burim nga ky fshat ka treguar për Televizionin SHENJA se dorasi Shaban Sulejmani është varrosur sot pas namazit të sabahut. Sipas këtij burimi, trupi i tij është varrosur pa ceremoni fetare, ndërsa kanë marrë pjesë dhjetra burra. Mësohet se vendimi për të mos organizuar ceremoni fetare është marrë nga shumica e banorëve dhe për këtë janë pajtuar edhe drejtuesit fetar të rrethinës. Banorët janë revoltuar për ngjarjen tragjike që ndodhi pardje në ditën e Fitër Bajramit, kur Shaban Sulejmani vrau vëllaun…
Eksperti gjerman, ish-drejtor i Drejtorisë për zgjerimin e BEsë, Rajnhard Pribe, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kanë marrë pjesë në një mëngjes pune, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ashtu siç ka informuar paraprakisht Komisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han, Pribe vjen në Maqedoni që ta ndihmojë Qeverinë për zbatimin e reformave prioritare. Han informoi gjithashtu se Pribe do të shoqërohet edhe nga ekspertë të tjerë, të cilët do të përfshihen në ekipin për zbatimin e reformave në gjyqësor, punën e Drejtorinë për Siguri…
Pas tërmetit që kishte dje gjatë ditës ku janë ndje në Ohër, Resnjë, ku një është matur 3.7 gradë të shkallës Rihter, dhe tjetri me 2.8 gradë të shkallës Rihter, një tjetër dridhje brenda natës është ndje në Maqedoni. Dridhjet janë ndje në Strugë, dhe poashtu në Shqipëri. Tërmeti kishte një magnitudë prej 2.4 gradë të shkallës Rihter. Dridhjet Shpresojmë të ndalen dhe do të kemi ditë të qeta. (sitel.com.mk)
Sipas indeksit të pasaportës, liri më të madhe për udhëtim nëpër botë kanë gjermanët dhe banorët e Singaurit, të cilët nuk kanë nevojë të nxjerrin viza dhe të vizitojnë madje 158 shtete. Vlera e pasaportës përcaktohet sipas një vargu të parametrave, por më të rëndësishme janë vizat, njofton Portalb.mk. Kroatët mund të udhëtojnë pa viza në 144 shtete, sllovenët në 150, serbet në 112. Maqedonasit mund të udhëtojnë pa viza në 108 shtete. Ndërsa banorët e Bosnjës dhe Hercegovinës në 101, ndërsa të Malit të Zi në 105 shtete. Në fillim të vitit me pasaportë të Singapurës mund…
Në Shkup sot do të mbahet konferenca përfundimtare e projektit Qasje deri te drejtësia në Maqedoni, në të cilën është paralajmëruar fjalim i euroambasadorit Samuel Zhbogar. Në konferencë do të prezantohen rezultatet nga implementimi i Ligjit për ndihmë juridike falas në periudhën 2016-2017 kur edhe realizohej projekti Qasje deri te drejtësia në Maqedoni, si dhe rezultatet nga hulumtimi për kënaqësinë e qytetarëve nga ndihma e marrë juridike falas (NJF). Do të prezantohen edhe mangësitë e konfirmuara të sistemit të NJF-së me theks të veçantë në sfidat me të cilat ballafaqohen shoqatat e autorizuara për dhënie të ndihmës së këtillë dhe…
Partitë politike në Maqedoni kanë vazhduar bisedimet për zgjedhjen e kandidatëve të cilët do të garojnë në zgjedhjet për qeverisjes lokale. Partia e gjeneralit Ostrenit nuk është duke qëndruar duarkryq në këtë drejtim. Agjencia e lajmeve INA mëson se partia Uniteti synon komunën e Studenicanit, duke garuar me protagonistin kryesor të partitës Zulfi Adilin, i njohur si komandant Qufa. Sic mëson agjencia INA, Adili ka gjasa të mbështetet edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim si dhe Lëvizja për Reforma në PDSH
Në Gjykatën Penale në Shkup sot është planifikuar të mbahet seancë e gjykimit për rastin “Ryshfet”, kryeministri aktual Zoran Zaev dyshohet se si kryetar komune i Strumicës ka kërkuar ryshfet për privatizimin e tokës shtetërore. Në seancën e fundit mbrojtja e Zoran Zaevit ka kërkuar kopje të dëshmive nga lënda. Gjykatësja Dijana Gruevska Ilieska e detyroi Prokurorinë që t’i dorëzojë dëshmitë me qëllim që avokatët të mund të përgatisin mbrojtje që ta paraqesin akuzën prokuroriale dhe fjalimet hyrëse të Zoran Zaevit dhe avokatëve. /SHENJA/

