Author: almakos

27 June Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për punë dhe politikë sociale, për arsim, shkencë dhe sport dhe për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive. Në rend dite të komisioneve për punë dhe politikë sociale është Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune.

Lexo më Shumë

27 June Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të kenë mëngjes pune me ekspertin e Bashkimit Evropian Rajnhard Pribe, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ). Nga MPJ-ja theksojnë se, siç është paralajmëruar nga ana e eurokomisarit Johanes Han, Pribe vjen në Maqedoni me qëllim që të ndihmojë në zbatimin e reformave të lidhura me Prioritetet reformuese urgjente

Lexo më Shumë

27 June Për vizitë dyditëshe në Armatën e Republikës së Maqedonisë (ARM) do të qëndrojë shefi i Shtatmadhorisë (SHM) të Forcave të armatosura (FA) të Austrisë, gjenerali Otmar Komenda.Gjenerali Komenda së bashku me nikoqirin e vet, shefin e SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski, gjatë ditës së parë të vizitës, do të realizojnë takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ku do të marrë pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Maqedonisë, Renate Kobler. Në orët e pasdites gjeneralët do ta kontrollojnë kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë në rajonin e karakollit “Bogorodicë”. Në kuadër të ditës së dytë të vizitës do…

Lexo më Shumë

27 June Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Paradite me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, sidomos në pjesët juglindore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa e ditës prej 30 deri 36 gradë.UV indeksi do të ketë vlerën 9. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 35 gradë.

Lexo më Shumë

Liderët e partive politike e mbështesin përpjekjet për zbatimin e reformave urgjente prioritare me qëllim që vendi të kthehet sa më shpejt në rrugën euroatlantike. Ata kanë realizuar takime të ndara me komisarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe të gjithë i kanë cilësuar takimet si konstruktive. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se në takim është biseduar për të gjitha temat që kanë të bëjnë me proceset integruese, dhe se ai e ka siguruar komisarin Han se BDI do të ofrojë mbështetjen e saj në këtë proces. “Kemi folur për të gjitha temat që kanë të…

Lexo më Shumë

Zyrtari i Lëvizjes vetëvendosje, Arbër Zaimi, humbejn e PD-së në Shqipëri e krahason me humbjen e BDI-së në Maqedoni dhe atë të LDK-së dhe PDK-së në Kosovë. Sipas tij, shqiptarët janë lodhur nga, siç thotë, gënjeshtrat për demokraci. Ja postimi i plotë i Zaimit në Facebook: “Fillimisht Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni u përgjysmua. Pastaj u zvogëluan ndjeshëm Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Së fundi po i ndodh e njëjta dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.Jo se janë lodhur me demokraci, por siç duket shqiptarët janë lodhur me gënjeshtrën për demokraci. Kështu që po iu japin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka uruar fitoren kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Shqipëri. Kasami e ka vlerësuar lartë procesin demokratik të treguar në zgjedhje, duke uruar që sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së. Ja postimi i plotë i Kasamit: “I përgëzojmë vëllezërit e motrat tona në Shqipëri, që dëshmuan maturi në procesin zgjedhor të rregullt, e që votuan me dinjitet duke respektuar vlerat demokratike dhe njëherazi ia urojmë fitoren z. Edi Rama dhe PS-së. Urojmë që Qeveria e re e…

Lexo më Shumë

Shumë entuziazëm dhe optimizëm për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian u vërejt gjatë vizitës së sotme të eurokomisarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han. Eurokomisari vlerësoi përmirësimin e klimës dhe shtimin e dinamikës për realizimin e reformave të domosdoshme për procesin integrues. Por përveç vlerësimeve, Han erdhi edhe me porosi të qarta se çfarë duhet bërë në periudhën në vazhdim. “Pas të gjitha ngjarjeve në këtë vend, më vjen mirë që mund të shoh një dinamikë të re të orientuar drejt një jete më të mirë për të gjithë qytetarët. Mesazhi im për të gjithë sot është…

Lexo më Shumë

Rreshjet e shiut që filluan në orët e vona të pasdites, kanë vërshuar rrugët e fsatit Sllupçan të Komunës së Likovës. Të kontaktuar nga TV SHENJA, disa prej banorëvetë këtij fshati thanë se edhe pse nuk kanë zgjatur shumë, rreshjet e shiut kanë vërshuar rrugët e fsahtit. Ata gjithashtu thanë se shiu ka qenë i shoqëruar me breshër, por nuk raportuan për dëme. Pamjet nga videoja amatore, janë në hyrje të fshatit Sllupçan, rrugë kjo e cila mnulohet nga uji gjatë rreshjeve intensive. /SHENJA/ E shlum per rruge sepse keto berlloqet shihshun gazep neper gure ne shtratin e lumit. Posted…

Lexo më Shumë

Greva e të punësuarve në kompanitë e shërbimeve komunale të komunave greke që filloi javën e kaluar edhe më tej vazhdon, ndërsa pothuajse një mijë demonstrues me thirrje të Federatës së të Punësuarve të Pushtetit Lokal (POE-OTA) u mblodhën sot në sheshin Karaiskakis në Athinë, raporton AA. Demonstrantët më pas marshuan deri te Ministria e Punëve të Brendshme dhe brohoritën parullat “Deshët apo jo do t’i vazhdoni kontratat” duke kërkuar takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Greqisë, Panos Skourletis. Pasi paraprakisht u refuzua kërkesa e punëtorëve të cilët përballen me mundësinë e humbjes së punës për takimin, kjo…

Lexo më Shumë

26 June Deponia në Strugë përsëri digjet. Kjo vjen vetëm një javë pasi deponia ishte mbuluar me dhe, dhe rërë. Vetëm një cisternë e shërbimit zjarrfikës disa herë vinte dhe përpiqej të kontrollojë zjarrin e ri. Punonjësit e kompanive në afërsi të deponisë thonë se nga zjarret e vazhdueshme nuk munden normalisht t’i kryejnë punët.Ndryshe, mbeturinat nga Struga ende mbarten në deponinë ekzistuese, edhe pse qytetarët pritnin një zgjidhje të plotë të problemit dhe zhvendosjen e saj. Edhe Ministri i Transportit Goran Sugareski para pak ditësh njoftoi se qeveria po punon për të zgjidhur përgjithmonë këtë problem, ndërsa nga komuna…

Lexo më Shumë

Shumë studentë të ardhur nga vendet e ndryshme të Maqedonisë, për shkak të çmimeve të larta të banesave me qira, në Shkup, kanë zgjedhu si vendbanim konviktin studentor “Goce Delçev”. Sipas disa bisedave me studentët e Shkupit, Almakos informon se çmimet e banesave me qira nuk korespondojnë me standardin e jetesës, së banorëve të Maqedonisë. Nëse neto rroga në prill të këtij viti shënoi rritje prej 1,4 për qind dhe paraqiste 22.672 denarë, përderisa bruto rroga pati rritje prej 1,5 për qind dhe paraqiste 33.296 denarë. Studentët e mohojnë një gjë të tillë sepse rroga mesatare, në vend, nuk është…

Lexo më Shumë