Author: almakos

Komisari për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn pas takimit që ka pasur në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev në rrjetin social twitter ka shkruar se me Zaevin kanë pasur një takim produktiv. “Takim i mirë me kryeministrin Zoran Zaev në Shkup. Vendi ka hapur një faqe të re, duke hapur rrugën për dinamik të re për reformat në të mirën e qytetarëve. Përgëzime për kryeministrin  për lidershipin e treguar me zgjatjen e dorës ndaj fqinjëve dhe lënien anash të ndarjeve politike dhe etnike”, ka shkruar Hahn në tëitter, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë

Në fshatin Gllumovë është bërë sot varrimi katër viktimave të djeshme. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i banorëve, të cilët kanë ndarë dhimbjen për këtë ngjarje tragjike, raporon Televizioni SHENJA. Sot gjatë ceremonisë së varrimit janë parë një numër i konsiderueshëm i forcave policore që janë kujdesur për sigurinë. Dje, dorasi Shaban Sulejmani nga Gllumova ka vrarë vëllaun dhe dy nipërit, ndërsa në fund ka vrarë edhe veten. /SHENJA/

Lexo më Shumë

26 June Në Maqedoni, vite me nuk funksionon sistemi për parandalimin e breshrit. Mos pasja e një sistemi të tillë bëri që së fundmi më 14 qershor, por edhe shumë herë të tjera, breshri të shkaktojë dëme bujqësore por edhe të tjera materiale nëpër shtëpi dhe biznese. Nga enti hidrometeorologjik i Maqedonisë thonë se sistemi i tillë ka funksionuar por në mënyrë graduale është ndërprerë që nga viti 1974 kur është instaluar dhe nuk është mirëmbajtur. Tërësisht ai është ndërprerë pesë vite më parë. Për momentin sistem për mbrojtje kundër breshrit në Maqedoni nuk ka. Ai nuk funksion katër deri…

Lexo më Shumë

26 June Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, mbërriti para pak çastesh në Qeveri. Seanca pritet të fillojë në këto momente. Në këto momente ai po zhvillon një takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev , zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Pas takimeve pritet të mbahet seancë tematike e Qeverisë kushtuar prioriteteve reformuese urgjente për integrimet euroatlantike ku do të marrë pjesë edhe komisari evropian Han. Pas përfundimit të seancës tematike të Qeverisë do të mbahet pres konferencë e kryeministrit…

Lexo më Shumë

Komisari Johanes Han ka arritur në Qeveri ku ka nisur takimin kokë më kokë më kryeministrin Zoran Zaev. Pas kësaj, do të ketë takime ndërmjet delegacioneve të të dyja palëve. Në këto takime do të marrin pjesë anëtarët e kabinetit qeveritar, përfshirë Radmilla Sheqerinskën, Nikolla Dimitrovin e Bujar Osmanin, raporton SHENJA. Më vonë pritet të mbahet një seancë e Qeverisë ku do të marrin pjesë edhe Han dhe anëtarët tjerë të delegacionit evropian. Komisari Han pritet të takohet edhe me liderët e partive politike shqiptare. Në BDI do të ketë takime në orën 16:15, te Lëvizja BESA në orën 17:35,…

Lexo më Shumë

26 June Ekspertët janë të ndarë sa i takon ndryshimit të mundshëm të sistemit zgjedhor në Maqedoni. Profesori Temelko Ristevski mendon që modeli aktual me 6 njësi zgjedhor është më i përshtatshmi meqë përfaqëson më mirë nevojat e qytetarëve, megjithatë Kodi Zgjedhor duhet të pësojë azhurnime të caktuara. Mendoj se modeli momental i njësive zgjedhore më mirë i tregon nevojat e qytetarëve. Nëse merren parasysh interesat e qytetarëve, se kush do t’i përfaqësojë, edhe ashtu me radhë, mendoj se ky model është i mirë, por supozoj se njerëzit e LSDM-së kanë konsultuar ekspertë dhe e dinë këtë problematikë dhe jo…

Lexo më Shumë

Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë po jep rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta për shkak se vendi është përfshirë nga faza portokalli. Qytetarët kwshillohen të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, të shmangin dalje në ambient të hapur nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të mbajnë veshje të lehtë, syza mbrojtëse dhe kapelë, të konsumojnë ushqim të lehtë dhe pije, të kenë kujdes në përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, të shmangin prodhime të përgatitura termike, si për shembull majonez prej vezëve shtëpiake dhe me kujdes të konsumojnë akullore dhe kremra të ndryshëm, të konsumojnë…

Lexo më Shumë

26 June Një tërmet me magnitudë prej 2,8 ballë sipas shkallës së Rihterit dhe intesitet prej III deri IV sipas Shkallës markosizmike evropiane në mëngjesin e sotëm në orën 1 e 12 minuta është ndjerë në Ohër, Strugë dhe Resnjë. Siç infomin Observator sizmilogjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, tërmeti vjen nga rajoni epiqendror i Ohrit.

Lexo më Shumë

26 June Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë në biseda rreth planeve për reforma të Qeverisë së re të Maqedonisë, si dhe përkrahjen e Bashkimit Evropian për vendin që t’i zbatojë reformat e domosdoshme që në të ardhmen të bëhet anëtare e Unionit. Është paraparë që Han gjatë vizitës në Shkup të takohet me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Do të mbahet edhe takim i delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga kryeministri Zaev në përbërje të të cilit do të…

Lexo më Shumë

Festa e Bajramit është shndërruar në ditë zie për banorët e fshatit Gllumovë. Ky fshat sot përjetoi një vrasje të katërfishtë. Tragjedia ka ndodhur rreth orës dhjetë të mëngjesit, kur banorët u tronditën nga krisma e plumbave. Përshtypjet e para të banorëve ishin se ato ishin plumba gëzimi. Një tragjedi e tillë ishte gjëja e fundit që ata do ta kishin menduar. Që nga ai moment, uratat e Bajramit u zëvendësuan me pikëllim e fjalë ngushëlluese. Sipas banorëve të këtij fshati, personi me iniciale SH. S. nga ky vendbanim ka vrarë vëllaun dhe dy nipërit. Në fund ka drejtuar plumbat…

Lexo më Shumë

25 June Në organizim të Bashkësisë Fetare Islame, për të tretin vit me radhë u mbajt manifestimi “Bakllavaja e Bajramit”. Të pranishëm ishin kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ministra, përfaqësues të kishës ortodokse dhe asaj katolike, si dhe të korit diplomatik. Bakllavanë nuk erdhën ta provojnë presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Nikolla Gruevski e as lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, tha se kjo është një mundësi e mirë që në një vend të mblidhen persona nga jeta publike dhe se manifestimi në…

Lexo më Shumë