Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup njofton se ekipi i ekspertëve i kryesuar nga Rajnhard Pribe do të vijë në Shkup prej 17 deri më 21 korrik. Misioni ka njoftuar se këto vizita po bëhen në kuadër të angazhimeve për të këshilluar Qeverinë e re në Maqedoni për realizimin e reforamve të pritura. “Ashtu siç ka paralajmëruar së fundi eurokomisari Johanes Han, do të dërgohen ekspertë për qeverisjen e së drejtës sërish në Shkup që të bëjnë kontroll të rekomandimeve nga viti 2015 dhe ta këshillojnë Qeverinë e re për më shumë çështje të theksuara nga sfera e qeverisjes së…
Author: almakos
Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, me përkrahje të Qytetit të Shkupit përgatiti plan aksional për aktivitete në terren për ballafaqim me valë eventuale të ngrohta. Nga katër ekipe mobile prej 11 deri ora 17 do të patrullojnë nëpër rajonin qendror të qytetit dhe në stacionet më të mëdha të autobusit. Duke pasur parasysh përvojat nga vitet paraprake, ekipet mobile të përbëra nga mjekë do të patrullojnë nëpër qytetin e Shkupit, do të distribuohet ujë, afishe me këshilla, do të matet shtypja e qytetarëve, të cilët do të ankohen në probleme, ndërsa për rastet më të vështira do të sigurohet edhe transport deri te institucioni më i afërt mjekësor ose deri te shtëpia e personit”, thuhet në kumtesën e Kryqit të Kuq. Për aktivitetet…
Renata Deskoska realizoi takim me ministren e Shkencës së Republikës së Malit të Zi, Sanja Damjanoviq, ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Malit të Zi në sferën e shkencës. Ministrja Deskoska informoi se temë e posaçme në takim ka qenë iniciativa për formimin e Institutit ndërkombëtar për teknologji të qëndrueshme në Ballkan, me mision shkencë për paqe, projekt që u përkrah nga KB-ja, UNESKO, CERN dhe komisari për shkencë dhe inovacione në KE, Karlos Moedas. “Qëllimet kryesore të projektit janë të promovohet bashkëpuinimi mes shkencës, teknologjisë dhe industrisë, respektivisht të bëhet platformë për edukim të njerëzve të talentuar, të rinj dhe inxhinierë në bazë të transferit të diturive dhe teknologjive nga qendrat dhe laboratoritë evropiane. Realizimi i kësaj ideje,…
Në Shoqatën e Gazetarëve (SHGM) sugjerojnë modelin austriak, që parashikon subvencionimin e mediave të shkruara, si një prej formave që do të siguronin mbijetesën e tyre dhe ruajtjen e lexueshmërisë në tregun mediatik. “Sa i takon mediave të shkruara dhe mediave lokale me paraqitjen e internetit dhe të rrjeteve sociale përballen me sfida serioze për të mbijetuar në treg. Ne vendet demokratike qeveritë ndërmarrin masa serioze për të ndihmuar median e shtypur dhe mediat lokale. Njëra mënyrë është ndihma përmes lehtësimeve tatimore dhe të shërbimeve publike, siç janë lehtësime për shërbimet e postës, dhe tjetra formë është përmes subvencioneve direkte. Ka disa modele në vendet e Bashkimit Evropian për subvencionimin e mediave të shtypura dhe lokale. Ne si SHGM mendojmë ta ofrojmë modelin austriak, i cili parasheh subvencionimin e medias të shtypur në…
1.6 milionë euro do të akordohen nga BE dhe OSBE-ODIHR në mbështetje të zgjedhjeve me standarde në Ballkanin Perëndimor. Nga ky fond përfiton edhe Shqipëria. Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Johanes Hahn tha se Marrëveshja demonstron angazhimin për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE (Top Albania radio)
28 June Moti gjatë ditës së sotme në vend do të jetë me diell dhe stabil. Gjatë mesditës temperaturat do të rriten deri në 38 gradë Celsius. Në Shkup temperatura e mëngjesit do të lëvizin prej 6 deri në 11 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 27 deri në 36 gradë Celsius.
Një tërmet me magnitudë prej 2,9 ballëve sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar sot në mëngjes në orën 3:52 në rajonin e Ohrit. Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, kumtoi se epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin e Ohrit, ndërsa është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej tre deri në katër ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka ftuar sot liderët e partive parlamentare shqiptare në takim të përbashkët, i cili është planifikuar të mbahet në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup. Bashkimi Demokratik për Integrim pretendon se ky takim po bëhet që të shqyrtohet implementimi i përcaktimeve programore të bazuara në Deklaratën e Përbashkët të partive shqiptare.Por, kjo ftesë është refuzuar nga Lëvizja BESA. Kjo parti propozuan që një takim i të tillë të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq si pikë e rendit të ditës të shqyrtohet raporti nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët për atë se çka…
Prej pasnesër deri të shtunën në pjesën më të madhe të Maqedonisë temperatura maksimale do të tejkalojë 35 gradë, ndërkaq përgjatë Vardarit edhe 40 gradë. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar jugperëndimore. Moti i paralajmëruar shumë i nxehtë me temperatura mbi mesataren në ditët në vijim, informon sot Drejtoria për punë hidrometeorologjike, do të jetë për shkak të rrymimit të shprehur jugperëndimor të ajrit dhe valës së masës tepër të nxehtë ajrore. Të dielën pasdite dhe gjatë natës drejt së hënës, për shkak të depërtimit të masës së lagësht dhe më të freskët ajrore nga veriu, do të…
Avokati i të akuzuarve në rastin “Monstra”, Asmir Alispahiq, ka thënë se të akuzuarit ishin të dënuar me vetë konferencën për shtyp të mbajtur nga ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska. Gjatë emisionit ARENA, Alispahiq rikujtoi se është shkelur e drejta e pafajësisë derisa nuk dëshmohet e kundërta, ndërsa për akuzën fillestare Alispahiq tha se biografia e secilit prej të akuzuarve e përgënjeshtron akuzën se ata janë terroristë islamikë. Lidhur me këtë, familjari Bedri Hajdari thotë se të dyshuarit në rastin “Monstra” ishin të gjykuar që në ditën e arrestimit. Gjithçka më pas, sipas Hajdarit, ishte çështje formale. Hajdari theksoi se…
Edhe katër ditë kanë mbetur nga përfundimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike. Katër ditë shpresë për të dënuarit në procesin gjyqësor “Monstra” dhe familjarët e tyre. Por, janë vetëm shpresa të venitura. Prokuroria Speciale Publike për këto ditë nuk pritet që të prezantojë prova të reja për rastin. E, familjarët këtu i kishin varur shpresat. Këto emocione ata i shprehin edhe në emisionin “Arena” në Televizionin SHENJA. Ata e kanë edhe një adresë tjetër të shpresës. Por edhe ajo po lëkundet. Ky emër është Zoran Zaev. Ish lideri i opozitës i emocionoi shqiptarët me premtimin se do të publikonte…
Familjarët e të dënurave në rastin “Monstra”, të pranishëm në emisionin “Arena” e kanë një adresë të fajësimit. Është Ali Ahmeti, partisë shqiptare që ishte në pushtet kur u dënuan anëtarët e këtyre familjeve. Ata e mbajnë mend Ali Ahmetin dhe zyrtarët e tjerë të BDI-së që në vayhdimësi premtonin se do të bënin të pamundurën për të siguruar gjykim të drejtë. Një kohë edhe kërkonin ekspertë të huaj për të monitoruar procesin. Por, nuk u bë asgjë gjatë kohës kur në pushtet ishtin bashkë me VMRO-në. Tash, kur kanë ndërruar partnerin maqedonas, kanë pak shpresë. Familjari Safet Aziri thotë…

