Renata Deskoska realizoi takim me ministren e Shkencës së Republikës së Malit të Zi, Sanja Damjanoviq, ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Malit të Zi në sferën e shkencës. Ministrja Deskoska informoi se temë e posaçme në takim ka qenë iniciativa për formimin e Institutit ndërkombëtar për teknologji të qëndrueshme në Ballkan, me mision shkencë për paqe, projekt që u përkrah nga KB-ja, UNESKO, CERN dhe komisari për shkencë dhe inovacione në KE, Karlos Moedas. “Qëllimet kryesore të projektit janë të promovohet bashkëpuinimi mes shkencës, teknologjisë dhe industrisë, respektivisht të bëhet platformë për edukim të njerëzve të talentuar, të rinj dhe inxhinierë në bazë të transferit të diturive dhe teknologjive nga qendrat dhe laboratoritë evropiane. Realizimi i kësaj ideje, të cilën ministrja nga Mali i Zi e prezantoi në Maqedoni, do të mundësojë punësim të shkencëtarëve dhe administrativëve nga vendet të cilat do të përfshihen në projekt”, sqaroi Deskoska. Projekti do të financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa Qeveria e RMsë, tha ministrja Deskoska, do të përkrah idenë për formimin e këtij Instituti ndërkombëtar, prej të cilit, sipas saj, dobi do të kenë vendet që do të përfshihen, ndërsa në përgjithësi do të japë kontribut në shkencë në nivel botëror.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Të paktën 40 persona humbin jetë në Francë, ndërsa vala e të nxehtit prej 43 gradësh përfshiu vendin
- Studentët Zijahudin Elezi dhe Rinor Bugujevci e çojnë çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Parlamentin Europian
- Arbër Ademi: Gjykata Kushtetuese nxori në shesh pafuqinë dhe gënjeshtrat e VLEN-it
- Snopçe: Balancuesi nuk kishte mekanizma për t’i ndalur keqpërdorimet, as ligji për përfaqësim të drejtë nuk do ta bëjë
- BDI: Skandal, komuna e Tetovës dhe Qeveria e lanë pa mbrojtje emërtimin shqip të rrugëve dhe shesheve në Tetovë
- Luisa Residi hap pikën mbështetëse për gratë e reja sipërmarrëse në STEP+
- Kompania nga Shkupi qarkulloi 27 milionë, fitoi vetëm 30 mijë euro!
- Uji i pijshëm rikthen debatet në Këshillin e Gostivarit

