Moti sot paradite pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësirave të moderuara dhe me erë të lehtë. Pasdite dhe në mbrëmje në ceri-perëndim të vendit pritet mot jostabil me rreshje të shiut dhe stuhi të mundshme. Temperatura e mëngjesit do të shkojnë nga 16 në 23 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 31 deri në në 40 gradë. Nga e hëna moti pritet të jetë kryesisht jo stabi dhe temperaturat do të bien ndieshëm.
Author: almakos
Një pjesë e madhe e lagjes së Vizbegut që graviton në komunën e Shuto Orizares ka probleme të mëdha me ujin e pijshëm, e sidomos këto 10 ditët e fundit nuk ka pasur aspak ujë, me çka banorët e kësaj ane po hasin në vështirësi të shumta duke patur parasysh edhe temperaturat e larta që po na shoqërojnë këto ditë. Lëvizja BESA – Shuto Orizare ju bënë apel organeve kompetente që menjëherë të zgjidhin këtë problem, në të kundërtën do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë e mjetet demokratike për të siguruar kushtet tona elementare për jetesë, përfshirë këtu edhe protestat…
Përfundimisht skadoi afati i Prokurorisë Speciale Publike gjatë të cilit kjo prokurori mund të hapte raste të reja. Kjo ishte paraparë që nga themelimi i kësaj prokurorie, ku thuhej PSP mund të hapë lëndë në afat prej 2 viteve që nga marrja e materialeve. E materialet, kjo prokurori i morri pikërisht me datë 1 korrik të vitit 2015. Ndonëse ishte kërkesë e kësaj prokurorie që të zgjatet mandati i saj, kjo nuk ndodhi pasi Qeveria e mëparshme e përbërë nga partnerët VMRO-BDI, nuk arriti që të miratojë ligjin e ri për Prokurorinë Speciale Publike që parashihte zgjatjen e mandatit. Sidoqoftë,…
Të paktën pesë persona vdiqën sot në kryeqytetin bullgar për shkak të një vale të fortë të të nxehtit që ka prekur vendin, nga temperatura që arrijnë deri në 44 gradë Celcius. “Në mesditë, ekipet e shpëtimit i kanë dhënë asistencë rreth 200 personave që ndodheshin në gjendje të rëndë”, theksoi zëdhënësja e shërbimeve të urgjencës në Sofje, Katia Sungarska. Kjo e fundit kshilloi banorët që të mos dalin nga shtëpitë gjatë ditës dhe të telefonojnë shërbimet e urgjencës vetëm në raste shumë të rënda, për të ruajtur ambulancat për rastet që kanë më shumë nevojë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në forumin “Bashkëpunimi dhe siguria Adriatik-Mesdhe në Evropën Juglindore” në Dubrovnik, është takuar me diplomatin amerikan Hojt Brajan Ju. Në takim është potencuar mbështetja e SHBA-së për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, njofton MPJ. Siç theksohet në kumtesën e MPJ-së, Ji, i cili ishte mes panelistëve të forumit, ka –potencuar se momenti më i errët i Ballkanit për këtë vit ka qenë 27 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa lajmi më i mirë në gjithë rajonin formimi i Qeverisë së re reformatore. Në panel deiskutimin kushtuar paqes, sigurisë dhe stabilitetit, ministri…
E drejta për pjesmarrjen e fëmijëve në sjelljen e vendimeve, posaçërisht në sistemin arsimor është një nga veprimet dhe të drejtat e fëmijëve, ku është nxjerrë edhe nga Konventa për të drejtat e fëmijëve. Pra, Maqedonia është një nga nënshkrueset e kȅsaj konvente. Për gjendjen momentale të kësaj çështje Kualicioni i organizatës së të rinjve “Tani”, ka bërë një hulumtim mbi të drejtat e fëmijëve, në procesin e vendimarrjes në sistemin arsimor, njohton Almakos. Analiza tregon se sistemi arsimor është sferë e cila duhet ti kushtohet vëmendje dhe e njejta të rregullohet me ligj dhe në kontekst praktik. Për…
Shqetësimi i stundentëve shqiptarë vazhdon të jetë biblioteka e Tetovës që ka vetëm dyqind metra katrorë dhe 150 mijë tituj. Përkundër kushteve të vështira, ka mungesë të të punsuarve ku numërohen vetëm 15 të tillë. Për këtë fakt është i vetëdijshëm edhe drejtori i bibliotekës Mahi Murtezani, madje ai thotë se shtatëdhjet vjet është pritur për ndryshim por për të njëjtën gjandje fatkeqësisht flitet edhe sot. ”Kushtet janë jashtë çdo standarti, në pikëpamjen e parë duket se gjithçka është në rregull mirëpo ne punojmë në një hapsirë prej 200 metër katrorë . Sektori I kantonizimit, sektori I gazetave, sektori për…
Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic prej sot e deri më 4 korrik do të qëndrojë Shkupin, ku do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të shtetit, rreth mundësive për zgjidhjen e kontestit. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të vendit kanë konfirmuar se shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, do të pret në vizitë ndërmjetësuesin Nimic ditën e hënë në hapësirat e kësaj ministrie. Siç është paralajmëruar edhe më herët, temë kryesore e këtij takimi do të jetë çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ndërkohë, Shërbimi për Informim…
Gjykata Shkup-1 përsëri vendos që të mos paraburgos ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Pas kërkesave të fundit të Prokurorisë Speciale, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevsa dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës Toni Trajanovski, nuk do të qëndrojnë në paraburgim, por vetëm do tu merren pasaportat. Përveç kësaj ata janë obliguar që të paraqiten në gjykatë një herë në javë. Ish-zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski, është akuzuar nw rastin “Trajektorja” për zgjedhje të kompanisë për autostradat kineze. Ish-ministrja e Kulturës Kançevska-Milevska akuzohet për tenderë për Muzeun e VMRO-së. Po ashtu nuk ka paraburgim edhe për…
01 July Fakti që Gjykata penale i refuzon të gjitha paraburgimet që i kërkon Prokuroria Speciale Publike është një konfirmim i serishëm i drejtësisë selektive. Kështu mendon ish prokurori Aleksandar Nakov, pasi pjesa më e madhe e 18 kërkesave për paraburgim nga Katica Janeva janë refuzuar një nga një. Kur bëhet fjalë për masat e paraburgimit më duhet të theksoj se në gjyqësor ekzistojnë dy standarde. Dy standarde në kuptimin e asaj kush e bën propozimin e përcaktimit të masës së paraburgimit. A e bën këtë PSP-ja apo Prokuroria e rregullt. Në rastin e parë të gjitha kërkesat janë të…
Opinionisti Nijazi Muhamedi, ka reaguar për anashkalimin e gjuhës shqipe, ku thotë: Secila gjuhë, pra edhe shqipja, edhe populli që e flet atë, e ka dinjitetin e vet të pacenueshëm. Njëfarë “ligji” që po tundet e shkundet si njëfarë “avansimi”, paraqet në fakt talljen më poshtëruese ndaj dinjitetit, prestigjit dhe legjimitetit të saj për të qenë gjuhë zyrtare e kombëtare në trollin e vet dhe në rrafsh të barabartë juridiko-kushtetues me gjuhën tjetër. Universitetit të Tetovës i bie barra morale dhe institucionale që të organizojë një konferencë-debat rreth kësaj teme dhe për të kundërshtuar e për të ndërprerë këtë soj…
01 July Në mesnatë Prokurorisë Speciale Publike i skadoi mandati për ngritjen e akt-akuzave të reja, por kjo prokurori mbeti pa i dhënë “fund” zotimeve për zbardhjen e ratit “Monstra”. Korniza legjislative nuk i jep përgjigje të prerë pyetjes: Çfarë saktësisht do të mund të bëjë Prokuroria Speciale për “Monstrën” në periudhën e ardhshme tre-vjeçare kur nuk do të ketë të drejtë të ngre akt-akuza të reja? Megjithatë profesori universitar, Mersim Maksuti vlerëson se tani që gjyqësia ka filluar të lirohet nga kthetrat e pushtetit të kaluar, mund të pritet edhe bashkëpunim mes Prokurorisë Themelore Publike dhe asaj Speciale. Kjo…

