Gjykata Shkup-1 përsëri vendos që të mos paraburgos ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Pas kërkesave të fundit të Prokurorisë Speciale, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevsa dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës Toni Trajanovski, nuk do të qëndrojnë në paraburgim, por vetëm do tu merren pasaportat. Përveç kësaj ata janë obliguar që të paraqiten në gjykatë një herë në javë.
Ish-zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski, është akuzuar nw rastin “Trajektorja” për zgjedhje të kompanisë për autostradat kineze. Ish-ministrja e Kulturës Kançevska-Milevska akuzohet për tenderë për Muzeun e VMRO-së. Po ashtu nuk ka paraburgim edhe për të akuzuarit të tjerë në këtë rast. Kryetari i Komunës së Gazi Babës akuzohet për rastin T.N.T për prishjen e Kosmosit. Katër të akuzuarve tjerë krahas Trajanovskit nuk u janë marrë pasaportat.
Gjykata Penale solli vendime edhe për pesë raste të tjera. Në rastin Tarifa, për softuer për ELEM-in, gjykata e ka pranuar kërkesën dhe tre të akuzuarve u ka caktuatr masë të kujdesit – marrja e pasaportës edhe të paraqiten në gjykatë njw herw nw javw. Masë kujdesi ka edhe për të akuzuarit në rastin Trezor, për blerjen e pajisjeve për përgjim.
Ndërkaq, mbrëmë Gjykata Penale ka hedhur poshtë kërkesën PPS-së për paraburgim të deputetit të BDI-së Ejup Halimi, i akuzuar në lëndën Titanik për shkatërrim të materialit zgjedhor. Gjithashtu është refuzuar edhe propozimi për paraburgim për Ismet Gurin. Gjykata penale ka përcaktuar masë kujdesi për Ivona Talevskën, e akuzuar në lëndën Tifani. Asaj i është marrë pasaporta dhe çdo të hënë duhet të paraqitet në gjykatë, me çka është pranuar në përgjithësi kërkesa e PPS-së. Të njëjtat masa janë përcaktuar edhe për dy të akuzuar në rastin Barishta. Për lëndën Total, në të cilën akuzohet Dragan Pavloviq Llatas, gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e PPS-së për paraburgim. Për Llatasin do të ketë vetëm masë kujdesi, gjegjësisht atij iu është marrë pasaporta. Pjesërisht është pranuar kërkesa e PPS në lidhje me lëndën Tortura. Një i akuzuar detyrohet të paraqitet njëherë në javë në gjykatë, ndërsa 5 të akuzuarve të tjerë iu është caktuar masa e kujdesit. Bëhet fjalë për pjesëtarë të njësitet Alfa, të cilët akuzohen për dhunë gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit. Mefail Ismaili /SHENJA/

