01 July Vendimi i Gjykatës për kreun e VMRO-DPMNE-së do të merret më së voni nesër. Gjykata Penale deri të dielën në mëngjes mund të miratojë vendimin për kërkesat për paraburgimin e liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov. Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 informuan se akuzat për rastet “Titanik”, “Fortesa” dhe “Target” në gjykatë janë pranuar mbrëmë 20 minuta para orës 22. Procedura parashikon që fillimisht Këshilli Penal i përbërë nga tre gjykatës të vendosë nëse do t’i pranojë apo refuzojë masat e paraburgimit. “Dy aktakuzat tashmë janë përcaktuar, sipas sistemit elektronik për…
Author: almakos
01 July Ndërmjetësi i OKB-së Methju Nimic, në vizitën e tij në Shkup nuk sjell asnjë propozim të ri për cështjen e emrit. Ai thotë se vizita është për të diskutuar për përparimin në negociatat me Athinën. Nimic vjen me ftesë të qeverisë së re në Maqedoni, ndërsa në intervistën për emisionin 360 gradë në Alsat thotë se është mirë që kreu i ri shtetëror menjëherë tregoi vullnet që të vazhdojnë bisedimet. Në Shkup ka qeveri të re me ide të reja rreth kësaj çështje. Në vitet e kaluara nga shkaqe të ndryshme koha nuk ishte adekuate për negociata intensive…
Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli, ka kërkuar që të fillojë procesi i pajtimit, mes partive politike, në Maqedoni. “Është koha për të ndërtuar unitet përmes partive dhe komuniteteve për jetësimin e një qëllimi të përbashkët, atë të një Maqedonie të sigurtë , përparimtare dhe demokratike që ecën drejt anëtarësimit në Nato dhe BE. Është përafrimin me fqinjët, tejkalimin e barierave dhe fuqëzimin e bashkëpunimit rajonal”, ka thënë ambasadori Bejli, për mediat në Maqedoni.
01 July Gjykata Penale mori vendim: nuk ka paraburgim për ish-zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, për ish ministren e Kulturës Elizabeta Kançevska- Milevska dhe për kryetarin e komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Gjykata vendosi për masa më të buta. Ua mori pasaportat, edhe pse Katica Janeva kërkoi paraburgim. Në rastin “Trajektorja” për autostradat, përveç Peshevskit pa pasaportë ka mbetur edhe i pandehur tjetër. Penalja e refuzoi propozimin e Speciales dhe nuk përcaktoi masa kujdesi ndaj kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe anëtarit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nga radhët e kësaj partie, Bedredin Ibrahimi të akuzuar në rastin…
01 July Që prej një muaji, komuna e Bogovinës vazhdon të jetë pa ushtrues detyre, kryetar i komunës, pas vrasjes së të parit të kësaj komune Hazbi Idrizit. Këshilli i komunës, në mbledhjen e fundit dështoi të zgjedh ushtruesin e detyrës, për shkak të numrit të barabartë të këshilltarëve. Si pasojë e për shkak të mungesës së disa këshilltarëve. lë shtat pro, shtatë kundër dhe një i përmbajtur. Për pasojë pa pagesa kontributesh dhe rroga, kanë mbetur rreth 500 arsimtarë, punonjës të administratës dhe të tjerë që punojnë në kuadër të kësaj komune. Ndërkohë, sipas bisedës që zhvilluam me kreun…
01 July Ndërsa në vend temperaturat kanë kaluar 40 gradë, banorët e një pjese të Vizbegut kanë mbetur pa asnjë pikë uji për pije. Të nxehtin tropikal banorët po e përballojnë me shumë vështirësi duke mbushur shishet e plastikës dhe kovat tek të afërmit e tyre. Mungesën e ujit, banorët e rrugës “3” të Vizbegut thonë se ndjejnë tashmë 15 vjet kur me vendim të Komunës së Butelit është këputur gypi prej ku furnizoheshin me ujë këta banorë me qëllim që të lidhen me në një gyp tjetër, i cili tash rezulton se është i pamjaftueshëm për rreth 80 shtëpi…
Qytetarët do të paguajnë llogari më të ulëta për rrymë, prej sot çmimi i rrymës zvogëlohet për 0,25 për qind. Vendimin e tillë në seancë përgatitëse e mori Komisioni rregullator për energjetikë. Çmimi i energjisë elektrike është zvogëluar edhe vitin e kaluar nga 1 korriku.
01 July Sot rreth orës 12 40 minuta ne Butel ne rrugën Ho Shi Min, 84-veçari me inicialet P. T. ka vrarë nipin e tij dhe më pas është vetëvrarë, ndërsa ka plagosur rëndë gruan dhe vajzën, të cilat janë në gjendje të rëndë. Njofton per Aslat zëdhënsia e SPB-së Shkup, Liza Bendevska.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, do të pres në vizitë ndërmjetësuesin Nimic ditën e hënë në hapësirat e kësaj ministrie. Siç është paralajmëruar edhe më herët, temë kryesore e këtij takimi do të jetë çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ndërkohë, Shërbimi për Informim i OKB-së njofton se Nimic vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë për të diskutuar mënyrat për të arritur përparim në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit.
01 July Turistët nga Kosova janë gjithnjë e më të paktë në Strugë. Në të kaluarën ishin të shpeshtë mysafirët nga atje, sidomos gjatë udhëtimit drejt Shqipërisë, por edhe pushimet verore i kalonin në disa kapacitete hoteliere në qytet. Por tani gjithnjë e më shumë shkojnë drejt bregdetit shqiptar përmes autostradës kombëtare që lidhë Prishtinën me Durrësin. Hotelierët janë optimistë se punët mund të ndryshojnë. Struga para fillimit të verës kishte prezantim në panairin për turizëm në Prishtinë, që sipas autoriteteve lokale është e domosdoshme për kthimin e mysafirëve nga Kosova. Edhe hotelierët thonë se numri i mysafirëve nga Kosova…
01 July Maqedonia vazhdon të jetë në fazën “portokalli” për shkak të temperaturave tropikale. Por edhe përkundër rekomandimeve të shumta që të shmangen daljet nga ora 11 deri në orën 17 të ditës dhe sidomos punëtorët të ndërpresin aktivitetet në këtë orar, një gjë e tillë nuk respektohet në terren. Kamera e Alsat në qendër të qytetit vërejti punëtorë të cilët merreshin me punë ndërtimore në temperatura pothuajse 40 gradë celsius. Ndërkohë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka kërkuar nga punëdhënësit që të respektojnë rekomandimet dhe të riorganizojnë orarin e punës, ndërsa të moshuarit dhe gratë shtatzënë të lirohen…
Prokuroria Speciale Publike do të ankohet për vendimet e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkup 1. Këtë e kanë bërë të ditur për Televizionin SHENJA nga Prokuroria Speciale. Ankesa do të dërgohet të hënën, brenda afatit ligjor prej tre ditëve nga marrja e vendimit. Ankesa vjen pas vendimit të Gjykatës Themelore Shkup 1 për të mos vendosur masë paraburgimi për të akuzuarit nga ana e Prokurisë Speciale Publike, që janë zyrtarë të lartë të VMRO-së dhe të BDI-së. Kërkesa për paraburgim është refuzuar për Ejup Alimin dhe Ismet Gurin, Vladimir Peshevski, Elizabeta Kançeska Milevska, Dragan Pavlloviq Llatas, Djoko Popovskin e…

