Në rajonin e Ohrit ka ndodhur një tërmet, i cili raportohet të ketë qenë më i fuqishëm nga ato të mëparshmit. Banorët kanë ndje dridhje më të forta krahasuar me tëremtet e mëparshme, të cilat nuk kanë qenë edhe aq të forta. Akoma nuk ka të dhëna zyrtare se ku ka qenë epiqendra e tërmetit dhe sa ka qenë fuqia e tij, por banorët e Ohrit për Telegrafi Maqedoni thonë se dridhjet kanë qenë të forta, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Priten të dhëna zyrtare nga kompetentët në vazhdim, ndërsa Telegrafi Maqedoni do të ju njoftojë me kohë.
Author: almakos
Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic sot pasdite do të ketë takim me presidentin Gjorge Ivanov, njoftoi kabineti i presidentit. Nimic, i cili do të qëndrojë në Maqedoni deri të martën, do të ketë biseda me kreun shtetëror të Maqedoninë për mundësitë për zgjidhje të kontestit për emrin. Nimic vjen me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritjen e përparimit me ndërmjetësim të OKB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen për emrin, informoi presshërbimi i KB-së. Në kumtesë shtohet se…
02 July Aktakuzat e Prokurorisë Speciale Publike të marrin epilog gjyqësor, në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor. Këtë mesazh eurokomsionari për zgjerim Johanes Han e dërgoi nëpërmjet intervistës për Radion Evropa e Lirë duke shtuar se kjo do të ishte mesazh i qartë për funksionimin e gjyqësorit në mënyrë të pavarur. E rëndësishme është që njerëzit të kenë përshtypje, nëse doni të jenë të bindur se të gjitha rastet kriminale tërësisht hetohen dhe nëse ka nevojë të përfundojnë akuzat, të ketë raste gjyqësore dhe nëse ka nevojë edhe sanksione e kështu me radhë. Bëhet fjalë…
Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han ka bërë thirrje për përmirësimin e sistemit gjyqësor në Maqedoni. Ai ka thënë se vendi ka nevojë për gjyqësor funksional, transparet dhe të pakorruptuar. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Han ka thënë se ministrat patjetër të jenë të përkushtuar dhe të bashkëpunojnë në mes veti. “I besoj shumë zotëriut Pribe dhe ekipit të tij që ta shqyrtojnë këtë dhe të gjejnë zgjidhje përkatëse. E cila do t’u përgjigjet nevojave të vendit. Ajo që absolutisht është e nevojshme është që të kthehet besimi në gjyqësorin e pavarur, cilësinë e gjyqësorit”, ka thënë ndër të…
02 July Këshilli Penal, në kuadër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka refuzuar kërkesa për parashtrim të masës së paraburgimit të të akuzuarve në rastin “Target” dhe “Titanik” dhe për të njëjtët është vendosur për masë kujdesi, paraqitje e tyre në gjykatë çdo të hëne dhe konfiskimin e pasaportave.Gjithashtu, siç njoftojnë nga kjo gjykatë, për të akuzuarit S.M., G.G., N.N., N.B. dhe E. XH., është vendosur masë kujdesi dhe marrje e dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë për nxjerrje të dokumenteve të reja.Ndërkaq për të akuzuarin me iniciale T.J., detyrim që çdo të hëne të paraqitet te personi i autorizuar.Krahas refuzimit…
02 July Një tjetër tërmet me intensitet 2,4 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në ora 9 e 58 minuta në rajonin e Ohrit. “Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë, ka qenë me intensitet prej tre ballëve sipas shkallës makrosizmike evropiane”, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. Nga data 18 të këtij muaji e deri sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar 800 tërmete
Nuk ka paraburgim as për Sasho Mijallkovin e Goran Grujovskin. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1, ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për ndërmarrjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit, ish drejtorit të DSK-së dhe ish komandantit të Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujovski. Këshilli ka sjellur vendim që si masë kujdesi t’u merren pasaportat, me detyrim një herë në javë të paraqiten në Gjykatën Themelore Shkup 1. Këshilli Penal njofton se propozimi për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarëve S.M., G.G., N.N., T.J. dhe N.N. është i pabazë, ndërsa me rastin e propozimit…
Gjykata Themelore Shkupi 1 sot duhet të vendosë në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Publike Speciale për paraburgim për ish-kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, ish-ministren e brendshme Gordana Jankullovska, ish-ministerin e Transportit, Milje Janakievski dhe ish-sekretarët e Qeverisë, Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski. Sipas prokurorisë, këta persona janë të dyshuar ne rastet “Titanik”, “Target” dhe “Fortesa” për të cilat gjykata dorëzoi materiale të premten rreth orës 21. Procedura parasheh që së pari Këshilli Penal i përbërë nga tre gjykatës të vendos nëse do të pranojë ose refuzojë kërkesat për paraburgim. Ndërkaq, të…
Partia e drejtuar nga Nikolla Gruevski e ka nisur ditën me akuza ndaj Prokurorisë Speciale Publike. Në komunikatën e zakonshme të mëngjesit VMRO-ja vlerëson se Prokuroria Speciale është arma kryesore në fuashtën e nisur për shkatërrimin e partisë. Sipas partisë opozitare, kjo fushatë në të njëjtën kohë e dobëson edhe shtetin. Në këtë frymë VMRO thekson se mëkati i tyre është fakti se për 11 vjet kanë punuar për të ruajtur interesat nacionale të shtetit, siç thonë ata. “Gjatë kësaj periudhe i kemi rezistuar çdo presioni për ta ndërruar emrin e shtetit dhe nuk lejuar pranimin e platformave të ardhrua…
02 July Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedat mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen për emrin, Methju Nimic prej sot e deri më 4 korrik do të qëndrojë në Shkup në biseda me kreun shtetëror të Maqedonisë për mundësitë për zgjidhjen e kontestit për emrin. Nimic, siç kumtoi pres-shërbimi i KB-së, vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritjen e përparimit me ndërmjetësim të KB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen për emrin. Në kumtesë shtohet se me ftesë të Qeverisë së…
Reformatorët nga radhët e VMRO-DPMNE-së po i japin mbështetje Prokurorisë Speciale Publike, e cila është në qendër të kritikave nga ana e kësaj partie. Personat që po kërkojnë ndyshime në partinë e gruevskit pas mbetjes në opozitë, tashmë kanë edhe propozime konkrete. Ata rekombandojnë që Prokuroria Speciale duhet të bashkohet me Prokurorinë Themelore, duke bashkuar forcat për ta luftuar krimin dhe korrupsionin “pa dallime për personat që janë në pushtet dhe për ata që kanë mbetur në opozitë”. /SHENJA/
02 July Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhe është plagosur rëndë një fëmijë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:45 në aksin rrugor Shtip-Veles, pranë vendit të quajtur “Pika e Zezë”. Nga përplasja e dy mjeteve tip ‘Golf’ me targa të Kumanovës kanë humbur jetën 1 burrë dhe 2 gra, ndërsa një fëmijë ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Shkupit.

