Author: almakos

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, ka filluar vizitën e tij zyrtare në Maqedoni. Takimin e tij të parë ai e zhvilloi sot me presidentin Gjorgje Ivanov, takim në të cilin ka marrë pjesë edhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov. Qëllimi i kësaj vizite, siç është paralajmëruar edhe më herët, është që të rifillojnë përpjekjet dhe negociatat rreth mundësive për zgjidhjen e çështjes së emrit. “Presidenti i Maqedonisë ka porositur që Republika e Maqedonisë edhe më tej do të merr pjesë në procesin që udhëhiqet nga OKB dhe ka theksuar se është e…

Lexo më Shumë

Nëse Greqia nuk e bllokon Maqedoninë për të hyrë në NATO me referencën e përkohshme, do të krijohet një klimë shumë e mirë për zgjedhjen e çështjes së emrit, tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në një intervisë për televizionin N1. Dimitrovi pranoi se ky proces nuk do të jetë i lehtë, duke thënë se nuk mund të pritet zgjidhje  brenda natës për një problem që po zgjat për shumë vite. Dimitrov shtoi se deri më tani, Greqia nuk ka shafqur gatishmëri për të pranuar Maqedoninë në NATO nën referencën e përkohshme, por theksoi se do të vazhdojë që…

Lexo më Shumë

Një pjesë e qytetarëve shqiptarë e kanë humbur besimin tek Prokuroria Speciale Publike dhe ndjehen shumë të zhgënjyer nga puna e saj. Në anketën të cilën e realizoi Televizioni SHENJA, qytetarët thonë se kjo vjen për shkak të mos zbardhjes së rasteve të montuara kundër shqiptarëve, siç janë “Sopoti” dhe “Monstra”. “99 për qind nuk kemi besim, thotë qytetari. “Momentalisht jo, momentalisht jo, aspak nuk kemi besim se na kaloj tema, ne e besuam shumë, ne bëmë shumë sende që këto nacionalistët të mos i fitojnë zgjedhjet në evropë por na dështoi puna”, deklaron një qytetar tjetër. “Nuk më pëlqen…

Lexo më Shumë

Nuk ka paraburgim as për Sasho Mijallkovin e Goran Grujovskin. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1, ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për ndërmarrjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit, ish drejtorin e DSK-së dhe ish komandantin të Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujovski. Këshilli ka sjellë vendim që si masë kujdesi t’u merren pasaportat, me detyrim një herë në javë të paraqiten në Gjykatën Themelore Shkup 1.  Këshilli Penal njofton se propozimi për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarëve S.M., G.G., N.N., T.J. dhe N.N. është i pabazë, ndërsa me rastin e propozimit…

Lexo më Shumë

Rritet në tre numri i të vdekurëve nga tragjedia familjare që ndodhi të shtunën në lagjen Butel të Shkupit. Sot në mëngjes, ka ndërruar jetë edhe njëra prej të plagosurave gjatë incidentit në të cilin 84-vjeçari me iniciale P.T. kreu vrasje brenda familjes, kanë njoftuar nga MPB, të cilët kanë dhënë edhe detaje të tjera nga kjo ndodhi. “Më 1 korrik të vitit 2017 rreth orës 12:40 në Shkup, në rrugën “Ho Shi Min” në pronësi të personit P.T. (84) nga arsye të pavërtetuara deri më tani me pistoletën e tij “Bereta” me kalibër 7.65mm, të cilën e ka pasur…

Lexo më Shumë

02 July Ka skaduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm për të paraqitur dëmet që bujqit kishin nga breshëri i 14 qershorit. Për shkak të problemeve me dokumentacionin, komisione të Ministrisë së Bujqësisë kanë inspektuar në rajonin e Shkupit dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore.  Kishim problem në lidhje me grumbullimin e dokumenteve   për paraqitjen e dëmeve , njerëzit edhe kanë pasur harxhime edhe kanë humbur kohë  dhe në fund ja arritëm që përmes deklaratave ti paraqesim dëmet deri tek komisioni adekuat në komunën e Gazi Babës. Komisioni tre ditë radhazi ka qëndruar në Grushinë  është shkuar nga ara…

Lexo më Shumë

02 July Gjykata Penale e Shkupit vendosi kundër kërkesës së Prokurorisë Speciale, që ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov të shkoj në paraburgim. Vendim të njëjtë gjykata miratoi edhe për ish shefin e Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski. Dy të akuzuarit në lëndën më kryesore të Katica Janevës e cila duhet të zbulojë  kush ka përgjuar dhe më pas si është shkatërruar pajisja e përgjimit, megjithatë nuk janë tërësisht të lirë. Sipas detyrës zyrtare, u shqiptohen masa të përkujdesit edhe atë, obligim që të akuzuarit njëherë në javë të paraqiten tek personi kompetent zyrtar në gjykatë dhe marrja e përkohshme…

Lexo më Shumë

02 July Është çështje dite kur do të publikohet dhe do të paraqitet para Komisionit evropian “Plani 3-6-9”, i njohur ndryshe si “Udhërrëfyesi për reformat”. Zv/kryeministri për Çështje evropiane Bujar Osmani tha për ALSAT M se plani përmban të gjitha masat që duhet të ndërmerren në periudhën 3 mujore, 6 dhe 9 mujore edhe atë në 16 sfera të ndryshme. Kryesisht sipas Osmanit, në 3 mujorin e parë do të realizohen masat që nuk kërkojnë ndryshime ligjore dhe njëherësh do të kryhen përgatitjet e duhura për ndryshimet ligjore që do të duhet bërë në dy periudhat tjera. [embedded content]

Lexo më Shumë

02 July Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic po qëndron në Maqedoni. Pasdite ai do të takojë presidentin Gjorge Ivanov. Nimic pritet të takojë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov. Ndërmjetësi më 4 korrik pritet të qëndrojë edhe në Athinë. Nimic në një intervistë për emisionin 360 gradë tha se në Shkup nuk vjen me propozim të ri për çështjen e emrit. Ai thotë se vizita është për të diskutuar për përparimin në negociatat me Athinën.

Lexo më Shumë

02 July Gjatë vizitës së sotme të autostradës e cila po ndërtohet Kërçovë- Ohër, tek tuneli para Burimit të Kërçovës, ministri i transportit Goran Sugarevski, akuzoi qeverinë e mëparshme për realizim të dobët të aksit. Sipas tij një prej problemeve më të mëdha për ngecjen e punimeve është edhe rrëshqitja e dheut që e mbulon rrugën. Shkak për këtë është përzgjedhja e trasesë jopërkatëse, siç nuk është bërë as shpuarje gjeologjike në terren si dhe nuk është bërë revidimi i projektit. Nuk janë bërë apo janë bërë shumë pak analiza gjeoteknike dhe gjeomekanike të tokës. Tashmë 13 muaj të plota…

Lexo më Shumë

02 July Një muaj pas përmbytjeve në fshatin Poroj, gjendja me rrugët dhe urat e fshatit ende nuk është normalizuar. Vazhdojnë edhe më tej të mos fillojnë punët për ndërtimin e dy urave në brendi të fshatit, edhe përkundër premtimit se brenda një jave do të rregullohen, ndërkohë që, banorët ankohen se edhe pastrimi nuk është bërë tërësisht, ndërsa makineria është tërhequr. Kemi problem edhe atë problem të madh, se populli shkojnë në xhami, punojnë arat e në fakt duhet të kalojnë në këmbë. Kjo nuk është e drejtë, premtime të mëdha e realizim aspak”. Drejtoria që e ka pastrua…

Lexo më Shumë

02 July Cili është trajtimi fillestar të cilin e mori Specialja nga Gjykata penale e Shkupit pas ngritjes së aktakuzave të enjten dhe të premten? Në vend të ekspertëve, Alsat M kërkoi konkluzione përmes prizmit të shifrave. Nëse përjashtohet rasti “Titanik”, për të cilin ende pritet vendim, matematika thotë  Epilogu nga kërkesat për paraburgim Paraburgime të kërkuara: 13 Paraburgime të miratuara: 0 Masa alternative: 11 Krejtësisht të refuzuara: 2 Nga gjithsej 13 kërkesa për paraburgim nga Katica Janeva, për të cilat gjykata publikoi vendim, janë miratuar zero. Ose me fjalë tjera, gjykata nuk pranoi asnjë paraburgim të Speciales. Por, në…

Lexo më Shumë