13 April Kuvendi i Maqedonisë i dha vetes pushim, me siguri të pa-merituar sepse të pushosh në vlugun e krizës politike është luks i tepruar. Partitë politike mbeten në qëndrimet e tyre, nuk lëshon pe asnjëra palë, LSDM-ja është e bindur se duhet ta marrë pushtetin, ndërsa VMRO-DPMNE-ja nuk tërhiqet nga pozitat e saj politike. Për të diskutuar në këto dhe tema të tjera sonte në “Rruga drejt” të ftuar të gazetares Arta Tahiri janë: Bashkim Selmani, profesor në Universitetin e Tetovës, Besa Kadriu, asistente në UEJL dhe Zudi Xhelili, ish deputet. Alsat-M
Author: almakos
Shkupjani tetëmbëdhjetëvjeçar D.M. mbrëmë në orën 22:00 ka paraqitur në polici se është plaçkitur në rrugën e këmbësorëve pas SHF “Luben Pale” në lagjen e Aerodromit. Grabitësi, siç informon MPB-ja, e ka goditur djaloshin në pjesën e zverkut dhe kur është rrëzuar ia ka marrë telefonin celular, ndërsa ka tentuar t’ia marrë edhe qaforen e arit në qafë, por nuk ka arritur, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur. Policia merr masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
Një banor 60-të vjeçar i Gostivarit L.D e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur dje 10 minuta pas mesnate në rrugën lokale Gostivar – fshati Kunovë. Siç kumtoi policia ai duke drejtuar automjetin “opel askona” me traga të Gostivarit ka dalë nga rruga, ndërsa nga lëndimet e marra ka vdekur në vendngjarje. Trupi dhe automjeti janë gjetur në orën 13. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i Stacioni policorë Gostivar. Me urdhër të Prokurorit Publik mbi trupin e të vdekurit është kryer autopsi.
13 April Përveç zbrazëtirave juridike dhe kërcënimeve nga VMRO-DPMNE-ja, shumicës së re parlamentare u mungojnë edhe idetë inventive për dalje nga ngërçi i krijuar në Kuvend. Ishin këto disa nga idetë e ekspertëve në debatin e “Rruga drejt…” në Alsat. Nikolla Dujovski vlerëson se koha po shkel partitë e shumicës, sidomos për shkak se rrezikojnë humbjen e mbështetjes së votuesve nga dëshpërimi. Për këtë janë të nevojshme kontakte më të shpeshta mes LSDM-së dhe partive shqiptare që bëjnë shumicën. Të mos ndodhë që ajo shumicë të mos ketë edhe më tej mbështetjen e opinionit. Tani për tani LSDM-ja dhe partitë…
Vjedhjet e shpeshtuara kanë vënë në rrezikik sigurinë dhe funksionimin normal të trafikut hekurudhor. Nga ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura Shkup, informuan se për shkak të vjedhjeve të shpeshtuara të pjesëve të rëndësishme të sistemit për siguri dhe sinjalizimit në vend kalimet rrugore është rrezikuar funksionimi normal i trafikut hekurudhor. “Kështu duke filluar prej datës 12.04.201, NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura përkohësisht ka ndërprerë punën e rregullt në vend kalimet rrugore në linjën hekurudhore Gjorçe Petrov- Kërçovë, përfshirë këtu të gjitha vend kalimet rrugore që gravitojnë në këtë pjesë të hekurudhës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Hekurudhave të…
Nëpunësit doganorë nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë sekuestruar 114 kilogramë lëndë narkotike në automjetin transportues me gjysmërimorkio me targa të huaja të drejtuar nga një shtetas bullgar në dalje të Republikës së Maqedonisë. Drejtoria doganore e RM-së informoi se i dyshuari kur ka arritur në vendkalimin kufitar Bogorodicë nëpunësve doganorë u ka thënë se nuk ka asgjë për të paraqitur dhe se automjetin e ka të zbrazët. Meqë nëpunësit doganorë kanë dyshuar në deklaratën e tij, automobilin e kanë selektuar për kontroll. Gjatë kontrollit të automobilit në dërrasat anësore të gjysmërimorkios, nëpunësit e doganës kanë vërejtur se janë të mbushura…
Pas rangimit si universiteti më i mirë në kategorinë e mësimdhënies dhe arsimit sipas listës së Shangait për vitin akademik 2015/2016, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik është pranuar si anëtar në Asociacionin Evropian të Universiteteve (European University Assocation – EUA). Ky asociacion paraqet organizimin më serioz të universiteteve në kontinentin e Evropës me ndikim global në lëminë e arsimit të lartë. EUA përfaqëson mbi 850 universitete nga 47 shtete të ndryshme. Anëtarësimi i UNB-së në këtë institucion vjen pas një pune të suksesshme dhe dobiprurëse dhjetëvjeçare për arsimin e lartë dhe shoqërinë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë rajonin e…
LSDM-ja përmes një njoftimi thekson se të gjithë janë të detyruar që të mundësojnë transferim paqësor të pushtetit dhe se shumë shpejt qytetarët do të kenë Qeveri sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve. Në njoftim citohet se Qeveria e re do të kujdeset për nevojat reale të qytetarëve dhe për interesat shtetërore. “Punonjësit do të kenë rritje të pagë minimale të 12 mijë denarëve në vitin e parë, ndërsa ajo do të rritet deri në 16 mijë denarë në fund të mandatit të qeverisë së re reformuese. Paga mesatare do të rritet deri në 500 euro. Do të ulen shpenzimet e…
Në mungesë të njërit nga ekspertët e ekipit mjeko-ligjor është anuluar seanca gjyqësore për rastin e vogëlushit Almir Aliu e cila ishte paraparë të vazhdojë sot. Mësohet jo zyrtarisht se seanca e radhës është caktuar për më datë 4 maj. Vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu humbi jetën pak ditë pasi u shtyp me makinë nga ana e Boban Ilic në natën e 25 qershorit të vitit të kaluar. Në bankën e të akuzuarve qendrojnë 4 persona, Boban Iliç i akuzuar për vrasje dhe 3 të tjerë të akuzuar për dhunë, përfshi këtu edhe prindin e Almirit, Sedat Aliu. Jo zyrtarisht incidentit…
Një motoçiklist është lënduar rëndë në një prej gjithsej 13 aksidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tetë më lehtë janë lënduar 10 persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material. Gjatë ditës së kaluar policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të një numri më të madh shkeljesh te 33 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, tre shoferë nuk u kanë lënë përparësi kalimi kalimtarëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, 12 shoferë gjatë drejtimit të automjetit motorik nuk e kanë shfrytëzuar rripin…
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për dukuri të reshjeve të shkurtra të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 24 gradë. Deri të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa kushte për reshje të dobëta të shiut do të ketë pasdite vetëm në rajonet malore. Të shtunën pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë vranësira të shtuara dhe në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme…
Shtëpia e Bardhë tha se ka raporte të besueshme se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhjet e Malit të Zi, vitin e kaluar. “Jemi shumë të shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e tetorit në Mal të Zi dhe me raportet e besueshme se Rusia ka mbështetur një përpjekje për sulm ndaj qeverisë në ditën e zgjedhjeve”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Prokuroria speciale në Mal të Zi ka thënë se një grup i “nacionalistëve rusë” ka planifikuar vrasjen e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, për ta sjellë një parti opozitare në pushtet. Moska…

