Profesori Universitar Qashif Bakiu komenton zhvillimet politike në vend. Ai thotë se VMRO do të tentojë zgjasë krizën, ndërsa LSDM ka përkrahje ndërkombëtare por i mungon guximi i duhur për ta dëbuar regjimin aktual. Më poshtë mund ta ndiqni videon nga intervista e zhvilluar:[embedded content]Analisti Qashif Bakiu: VMRO do të tentojë të… by tvshenjaofficial
Author: almakos
17 April Incidentet e njëpasnjëshme që janë duke ndodhur në komunën e Sarajit, ku vetëm brenda një jave janë shënuar dy viktima, ka bërë që gratë e kësaj komunë të dalin me apel drejtuar organeve të rendit që të marrin masa dhe të shtojnë më shumë patrullimet në këtë komunë për t’i parandaluar incidentet e përgjakshme midis të rinjve. Dy ditë më parë një 17 vjeçar humbi jetën pasi u therr me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një zënke banale, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur. Incidenti ndodhi në hyrje të Matkës. “Sot u bëjmë apel komisionit…
[embedded content] 17 April Pavarësisht se shumë herë janë dhënë afate për përfundimin e punimeve, projekti për ndërtimin e Xhamisë në lagjen Tophanë të Shkupit ende nuk ka filluar. Madje kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi në deklaratën e tij të fundit rreth një vit më parë ishte shprehur i prerë se punimet do të fillonin pranverën e kaluar. Megjithatë deri më tani nuk është bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim. Presim që në muajt e pranverës , nga marsi e tutje kemi shpresë se duhet të fillojë puna dhe atje do të rrumbullakohet ky projekt – tha Sulejman Rexhepi , Kryetar…
[embedded content] 17 April Edhe përkundër premtimeve se pika për ngarkim shkarkim e mbeturinave do të jetë gati në mars dhe deponia në hyrje të Tetovës do të pastrohet, kjo akoma nuk ka ndodhur. Ndërtimi i saj ka filluar që me fillimin e vitit, por mungesa e mjeteve financiare ka shkaktuar vonesën e punëve. Nga Ndërmarrja Publike Komunale vazhdojnë edhe më tej të premtojnë se kjo pikë ngarkim shkarkimi do jetë gati brenda disa ditësh, edhe përkundër asaj se kanë mbetur edhe shumë punë që ajo të vihet në funksion. Nga kjo ndërmarrje po ashtu thonë se kjo pikë e…
[embedded content] 17 April Rruga rajonale Saraj-Grupçin madje deri në Tetovë është e rrezikshme për vozitje. Rruga e vjetër është plot me gropa ndërsa rrezik përbën edhe rrëshqitja e dheut. Banorët shprehen të frikësuar për sigurinë kur lëvizin në këtë rrugë pasi për shkak të ujërave nëntokësore që vijnë nga malet, toka shembet vazhdimisht. Për shkak të infrastrukturës së keqe qytetarët detyrohen që makinat ti dërgojnë shumë shpesh në mekanik. Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” pohojnë se ekipet e tyre çdo ditë punojnë në zgjidhjen e problemit. Kjo rrugë është planifikuar të rindërtohet, por për momentin për shkak të…
Përplasjet mes partive maqedonase janë rikthyer menjëherë pas festave dhe një ditë para vazhdimit të seancës konstituive në parlament për zgjidhje të kryetarit për Komisionit për zgjedhje dhe emërime, por dhe kryetarit të Kuvendit. As sot nuk kanë munguar akuzat nga VMRO-DPMNE kundër LSDM-së. Në kumtesë për media, nga partia e Gruevskit, thonë se Zoran Zaev dhe kryesia e partisë së tij, po e shesin interesin kombëtar vetëm për të hyrë në pushtet. Nga VMRO thonë se Zaev dhe partia e tij me këmbëngulje po e shtyn Platformën e Tiranës dhe nuk tërhiqet nga realizimi i saj. “Krimineli Zaev të…
[embedded content] 17 April Krahas mungesave të politikave afatgjate, rezervimin dhe mos pasjen qasje në institucione, të rinjtë e Strugës për problemet kryesore me të cilat përballen i tregojnë barrierat financiare dhe gjuhësore. Ata konsiderojnë se duhet të hapet mundësia për hapjen e kurseve të reja për mësimin e gjuhës së tjetrit, në mënyrë që të ketë kuptim më të mirë mes vete. Duke jetuar në një mjedis multietnik ne duhet të kemi mundësi për të studiuar gjuhën duke theksuar që kjo duhet të jetë falas, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për turq të cilët do të mësojnë gjuhën…
[embedded content] Unioni i nxënësve shqiptar alarmon se maturantët nuk do t’i nënshtrohen testimit ekstern. Sipas tyre testimi deri më tani nuk ka treguar asnjë rezultat pozitiv përkundrazi, ka shkaktuar kaos te nxënësit dhe arsimtarët. Përveç bojkotit, nxënësit thonë se së shpejti do të organizojnë edhe protestë masive përmes së cilës do të shprehin pakënaqësinë e tyre. Ne planifikojmë që së shpejti të mbajmë edhe protesta kundër testimit ekstern sepse është një testim që ka treguar se është i dështuar dhe ai nuk duhet të vazhdojë të implementohet më tej. Ka vite e vite që implementohet dhe nuk ka sjellë…
[embedded content] 17 April Ekspertët vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje juridike për vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale, pa obstruksione. Profesorja Besa Arifi vlerëson se Janeva dhe ekipi i saj do të shfrytëzojnë në maksimum kohën e mbetur deri në qershor për thellimin e hetimeve dhe aktakuza të reja. Sipas saj, sabotimet e reja të punës së Speciales nga institucionet tjera paraqesin precedencë. Alsat-M
Anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Bakir Izetbegoviç në lidhje me referendumin e mbajtur ditën e djeshme në Turqi ka vlerësuar se “Rezultati do të çojë në stabilitet dhe do të forcojë edhe më shumë Turqinë në rajon”. Izetbegoviç ka vlerësuar referendumin në Turqi në një deklaratë të bërë për gazetrët gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet të mbajtur në kryeqytetin Sarajevë. Duke shprehur se është i kënaqur që sipas rezultateve jozyrtare në referendum ka dalë “po” rezultati në lidhje me referendumin e mbajtur për ndryshimet kushtetuese Izetbegoviç ka vënë në dukje se votimi popullor në 10…
17 April Ish shefi i diplomacisë suedeze Karl Bild në profilin e tij në twiter publikoi se sot vjen për vizitë në Shkup. “Fundi i krizës kushtetuese në Shkup, nuk është në horizont. Duket se dallimet në qëndrimet janë më të thella. Situata është e rëndë”, thekson Bild, i cili është ish i dërguar evropian i Ballkanit. Ai nuk thekson hollësi për vizitën në Shkup dhe për takimet e mundshme. Karl Bild tani është bashkë-kryesues me Këshillin Evropian për Punë të Jashtme, organizatë joqeveritare e cila merret me analiza politike.
Janë shtrenjtuar një pjesë e cigareve. Nga e enjtja shiten për shiten cigaret Vest Silver, Vest Red dhe Vest Llajt, Ronhill Blek dhe Ronhill Gold. Për shkak rritjes së akcizës, shtrenjtësimi është pritur të fillojë për disa muaj, përpara fillimit të verës edhe atë për 4 denarë. Shtrenjtimi i cigareve ka filluar që nga 1 qershori i vitit 2015, kur është rritur akciza për 0.15 denarë për një cigare. Nga 1 qershori i vitit 2016, deri në 7 vitet e ardhshme, më saktësisht deri më vitin 2023, akciza do të rritet për 0.20 denarë për një cigare. Prej nesër, pritet…

