Author: almakos

Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimin më të ri ekonomik parashikon se ekonomia e Maqedonisë sivjet do të ketë rritje prej 3,2 për ind, ndërsa vitin e ardhshëm prej 3,4 për qind. Në dokumentin e publikuar në seancën tradicionale pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, thuhet se rritja e BPV-së së Maqedonisë deri në vitin 2022 do të lëvizë deri në 3,8 për qind. Rritje më të lartë ekonomike në rajon do të shënojë Shqipëria me 3,7 për qind, ndërsa më të ulët Bullgaria dhe Kroacia me 2,9. Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina vitin do ta përfundojnë me rritje…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë mbrëmë telefonata urimi për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Libanit, Saad Hariri. Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill. Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri kanë telefonuar Presidentin Erdoğan.

Lexo më Shumë

Kriza e imponuar nga LSDM-ja duhet të përfundojë. Populli kërkon zgjedhje, në të cilat do të prononcohen dhe do të dinë për çka të votojnë, që të mos ndjehen të manipuluar pas zgjedhjeve, porositi VMRO-DPMNE-ja në kumtesën me shkrim deri te mediat dhe thekson se në këtë mënyrë populli do ta ndëshkojë LSDM-në. “Njeriu i cili qëndron pas platformës së Tiranës vazhdon ta promovojë politikën sorosoide të shkaktimit të konflikteve me qëndrime edhe më të rrezikshme siç është ndryshimi i kufijve të Ballkanit, ndërsa LSDM-ja vazhdon me këmbëngulje të hesht. Sa ka borxh dhe kujt i ka borxh udhëheqësia kriminogjene…

Lexo më Shumë

LSDM-ja në kumtesën e sotme potencon se dalja e vetme nga kriza politike është që në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet shumica parlamentare ta formojë qeverinë e re. “Shumica legjitime parlamentare prej 67 deputetëve të zgjedhur nga mbi 700.000 qytetarë, shumë shpejtë do të zgjedh kryetar të ri të Kuvendit, e pastaj edhe Qeveri të re, në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet. Kjo është dalja e vetme legjitime dhe demokratike nga kriza. U porosisim institucioneve se janë të obligueshme të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së. LSDM-ja u apelon qytetarëve që të…

Lexo më Shumë

Ka filluar seanca e radhës gjyqësore për rastin e Kumanovës. Gjatë seancës së sotme do të dëshmoj Beg Bajraj dhe Fejzulla Rushitovski. Ndërkohë që të premten do të ketë edhe një seancë tjetër gjatë së cilës do të dëshmojnë ata të cilët akuzohen për logjistikë.

Lexo më Shumë

19 April Presidenti Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të jetë nikoqir i kryesuesit të Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, i cili do të qëndrojë për vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Sot, siç kumtuan nga kabineti i presidentit, do të mbahet takim tet-a-tet i Ivnaovit me Ivaniqin, si dhe takim plenar i delegacioneve zyrtare të të dy shteteve. Në ditën e dytë të vizitës, do të mbahet forum biznesi me pjesëmarrje të afaristëve nga Republika e Maqedonisë dhe nga Bosnja e Hercegovina, ku paraqitje do të kenë presidenti Ivnaov dhe kryesuesi me Kryesinë e BeH-së, Ivaniq.

Lexo më Shumë

19 April Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhje respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë mbledhjen konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Ky është vazhdimi i 14-të i mbledhjes konstitutive, në të cilën në rend dite është edhe zgjehdja e kryetarit të Kuvendit. Në rrjedhën e deritanishme të debatit deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga ata të LSDM-së të heqin dorë nga marrëveshja me partitë politike shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk po respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk…

Lexo më Shumë

Vajza katër vjeçare Senije Lutfiu, e cila ditën e djeshme është shtypur nga një makinë në Çairçank të Shkupit ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Lajmi i dhimbshëm është kumtuar nga familjarët e vajzës. Aksidenti tragjik ndodhi dje rreth orës 13:45 minuta. Edhe pse e vogla është dërguar në spital, megjithatë, plagët e marra nga goditja kanë qenë të forta, saqë ajo nuk ka arritur t’ju mbijetoj.

Lexo më Shumë

18 April Dhjetëra qytetarë protestuan sot para Komunës së Strugës, duke kërkuar zgjidhje për deponinë e cila, sipas tyre tash disa ditë po digjet duke përhapur tym të zi dhe erë kundërmuese në qytet. Qytetarët kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi. Organizatorët e protestës thonë se bëhet fjalë për helmim sistematik të qytetit.

Lexo më Shumë

18 April Edhe sonte kanë vijuar protestat “Për Maqedoni të Përbashkët”. Organizatorët përsëritën se janë kundër platformës së partive shqiptare dhe kërkuan nga partitë maqedonase ta refuzojnë të njëjtën. Ngjashëm si VMRO DPMNE-ja edhe protestuesit po kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare.

Lexo më Shumë

18 April Edhe në vazhdimin e trembëdhjetë, seanca konstituive për nga forma e debatit dhe temat e trajtuara, nuk ndryshoi aspak nga tre javët e kaluara. Shumica e re parlamentare, edhe përskaj premtimeve të vazhdueshme, nuk ndërmori asnjë hap në drejtim të zhbllokimit të seancës dhe vazhdimit me pikat e rendit të ditës. Deputetët e VMRO-DPMNE-së me orë të tëra zhvilluan replika dhe kundër-replika ndaj njëri tjetrit kurse gjatë fjalimeve procedurale, shumica e re parlamentare kërkoi nga kolegët e tyre të lejojnë zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit dhe përfundimin e seancës.  Kjo platformë që imponohet tani është ndryshim…

Lexo më Shumë