Author: almakos

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë mbledhjen konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në rrjedhën e deritanishme të debatit deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga ata të LSDM-së të heqin dorë nga marrëveshja me partitë politike shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk po respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të kalohet në votim të pikës së ardhshme të rendit të…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian sot sërish ka bërë thirrje që të respektohen rezultatet e zgjedhjeve dhe Presidenti Ivanov të rishikojë vendimin e tij. “Siç ka kumtuar BE edhe më herët, rezultatet e zgjedhjeve të fundit patjetër të respektohen, t’i jepet fund pasigurisë së tanishme dhe patjetër të formohet Qeveria pa vonesa shtesë”, thotë mes tjerash për agjencinë META zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. Kocijançiq rikujtoi se edhe përfaqësuesja e lartë Mogerini, si dhe Eurokomisari Johanes Han, edhe më herët kanë kërkuar që Ivanov të rishikojë vendimin. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Politikanët të cilët përpiqen që të bllokojnë formimin e Qeverisë, zhvlerësojnë stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit. Kështu mes tjerash thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku shtohet se këtyre politikanëve, mund t’u kërkohet përgjegjësi. Duke u përgjigjur në një pyetje të Zërit të Amerikës në gjuhën maqedonase, zëdhënësit e Departamentit Amerikan të Shtetit kanë thënë se qytetarët kanë zgjedhur përfaqësuesit parlamentar në dhjetor dhe ka një shumicë të qartë në Parlament e cila pret që të formojë Qeveri. “Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët maqedonas që të bëjë gjithçka që munden që të formuar një Qeveri pa vonesa të…

Lexo më Shumë

Seanca konstituive e Kuvendit vazhdoi me ritmin e njëjtë të replikave dhe kundër-replikave mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët në vazhdimësi i bënë thirrje LSDM-së të kyçet në debat dhe të sqarojë platformën e ashtuquajtur tiranase. Debati arriti kulmin kur kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela doli për të sqaruar domethënien e kërkesës për ndëshkimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve gjatë shekullit të kaluar. Sela deklaroi se gjenocidet bëhen nga regjimet e ngjashme si ai i VMRO-DPMNE-së kurse në kundërshtim të kësaj, Ilija Dimovski tha se këto deklarata të Selës janë për të kamufluar dështimin me menaxhimin e Komunës së…

Lexo më Shumë

BE duhet të vendos sanksione për të gjithë shtetin jo vetëm për disa individë. Kështu ka thënë ekonomisti Visar Ademi në emisionin e mbrëmshëm “Arena”, duke diskutuar për mundësitë e zgjidhjes së krizës në të cilën gjendet Maqedonia. Ai thotë se preferon një qasje më radikale, çdo qytetar kur të sheh se në kohë nuk do t’i marrë paratë, pensionet, bursat, duhet të kuptoj se shteti ka manipuluar me paratë e tij, nuk ka pasur sistem fiskal të shëndoshë, por ai sistem është bazuar në korrupsion. “Dëshiroj që qytetarët të shohin realitetin dhe të jenë ata që do të ngrenë…

Lexo më Shumë

Prokuroria speciale ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Manastirit, Vladimir Talevskit. Ai është i akuzuari i parë në rastin “Transportuesi”, ku përveç tij dyshohen edhe 22 persona të tjerë për shpërdorim të tenderëve, korrupsion gjatë  organizimit të transportit të nxënësve në këtë qytet. Specialja akuzon këto persona për keqpërdorimin e mbi 360 mijë eurove. Nga Gjykata penale konfirmojnë se aktakuza ka arritur tek ta, ndërsa nëse merr leje për procedim të mëtutjeshëm, seanca kryesore caktohet për 30 ditë.

Lexo më Shumë

I dyshuari në rastin Lagjja e Trimave Beg Bajra pohon se pas sulmit në kullën e Gushincës, dikush i është lajmëruar Mirsad Ndrecajt dhe me gjasë i ka dhënë urdhër për tu kthyer pas në Kosovë, në pritje për kohë të përshtatshme që të kthehen me aksionin e radhës. Bajra, shkruan SHENJA, nuk dha detaje lidhur me sulmin në Gushincë por vetëm ishte decid se as nuk kishin ofenduar e as keqtrajtuar ndonjë pjesëtar policie. Bajra ka qenë i bindur se gjithandej Maqedonisë ekzistojnë grupe të mëdha ushtarësh të UÇK-së pasi kështu i kishin thënë liderët e grupit, por kjo…

Lexo më Shumë

Nëse gjykatësit suprem i pranojnë propozimet e kryetarit të gjykatës, Jovo Vangelovskit, specialja do të bllokohet edhe më shumë, ndërsa do t’i jepet shuplakë e fortë gjyqësorit, vlerëson ish gjykatësja supreme, Vera Koco. Sipas saj, nëse votohen idetë e shefit të ri që bombat të mos jenë pjesë e dëshmive në gjykatë dhe Specialja të mos mund të dorëzojë kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, gjykatësit suprem do të dëshmojnë se nuk vendosin vet dhe se u nënshtrohen ndikimeve. Për Kocon është indikative ajo që mbledhja e përgjithshme është anuluar, ndërsa gjykatësit kanë paraqitur pushim mjekësor. Ky i ashtuquajtur pushim mjekësor…

Lexo më Shumë

Si rezultat i rrëzimit të një helikopteri të Forcave Ajrore të Greqisë, kanë humbur jetën 4 ushtarë, ndërsa një tjetër është plagosur, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë, është arritur deri tek helikopteri i tipit Huey UH-1H me 5 ushtarë në të, në rajonin Elassona në veri të vendit. Njoftohet se në aksidentin për të cilën ende nuk dihet shkaku kanë humbur jetën 4 ushtarë, ndërsa ushtarja e cila është shpëtuar e plagosur nuk është në rrezik për jetën. Helikopteri i cili është nisur nga qyteti Larissa për në Kozani është nisur për patrullim…

Lexo më Shumë

“Këtu është vendi ku dje u shua jeta e vogëlushes  4 vjeçare Semia Lutfiut, e cila ishte duke lozur me fëmijët e tjerë të lagjes dhe në një moment doli në rrugë për ta marruar topin që i kishte rënë dhe në po të njëjtin moment ajo u përplas nga një makinë dhe menjëherë u dërgua në spital pa vetëdije, mirëpo vetëm disa orë më vonë nga pamundësia që t’i përballoj plagët e marra, ajo ndërroi jetë”. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas aksidentit të djeshëm personi me iniciale B.B është privuar nga liria për shkak të…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publik vazhdon të mbajë peng kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike. Ekipi i Katica Janevas që nga 4 nëntori i vitit të kaluar, kërkon që lënda “Sopoti” të kalojë në duart e tyre, por kreu i Këshillit Petar Anevski nuk fton mbledhjen në të cilën duhet të vendoset nëse lënda do t’i takojë speciales ose jo. Këshilli i Prokurorëve Publik me 11 anëtarët sa posedon, për momentin është duke pritur ndryshimet në ekzekutiv. Jo zyrtarisht mësohet se shumica janë kundër kërkesës së Janevës ndërsa anëtarët që janë pro kërkesës së Speciales në këtë këshill, mund të mbivotohen nga…

Lexo më Shumë