Edhe sonte janë mbajtur protesta të “Për Maqedoni të përbashkët”. Protestuesit edhe sonte marshuan nga Qeveria deri tek Kuvendi. Nga atje protestuesit përsëritën kërkesat e njohura tashmë, refuzimi i kërkesave të partive shqiptare dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. [embedded content]
Author: almakos
Mbeturinat nga Struga të barten në deponinë e Bukovës që gjendet mes Ohrit dhe Resnjës. Më pas, të mbyllet, të konservohet deponia ekzistuese në Strugë. Këto ishin disa nga zgjidhjet e mundshme që u shpalosën në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal të Strugës. Ne propozojmë që nga kjo deponi, mbeturinat të barten në Bukovë, sepse për momentin nuk shoh zgjidhje tjetër për hapjen e deponive të reja në Strugë dhe të kemi probleme me qytetarët e atyre vendbanimeve – deklaroi Dame Lllozanoski, këshilltar i LSDM-së. I bëj thirrje ministrit të BDI-së të jep propozime konkrete për deponi rajonale. Por…
Dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të ndërmarrjeve komunale, të institucioneve arsimore, mund të ngelin pa rroga për të paktën dy muajt e ardhshëm pasi që ende është e paqartë se kur do të shpallen zgjedhjet lokale që po bllokojnë aktivitetin e komunave, raporton SHENJA. Sipas Kodit Zgjedhor, prej momentin të shpalljes së zgjedhjeve lokale deri në momentin e ekzekutimit të tyre, duhet të kalojnë 70 ditë prandaj sa më shumë që zgjatet shpallja e zgjedhjeve, aq më shumë dëm do t’u shkaktohet komunave, deri në paralizim total. Të marrim një situatë hipotetike se kur do të mund të mbaheshin zgjedhjet…
Biznesmenë nga Turqia janë të interesuar për investime të reja në Maqedoni. Ndërsa kjo është shprehur sot në takimin e Odës Ekonomike Maqedonaso-Turke dhe Odës Tregtare të Izmirit, ku përfaqësues të rreth 20 kompanive nga Izmiri nga fusha e Teknologjisë Informative dhe e shëndetësisë, kanë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim. Ndërkohë, përveç potencialeve për investim, janë analizuar edhe mundësitë për pjesëmarrje të përbashkët në projekte evropiane. Nënkryetarja e Odës Ekonomike maqedonaso-turke, Marija Tomevska, tha se Oda Ekonomike e Izmirit, me të cilën kanë nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimit, tha se prej tani do të jetë partneri strategjik shumë i rëndësishëm i tyre.…
Sindikatalistët kanë paraqitur kallëzim penal ndaj drejtorit të përgjithshëm të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”- Shkup, Aleksandar Atanasov, të cilin e akuzojnë se nuk ka përgatitje shkollore për ta ushtruar këtë post. Drejtuesi i sindiklistëve, Darko Dimovski, ka thënë se Atanasov nuk ka diplomë të pranuar dhe të certifikuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe e njëjta nuk është valide. Sipas Dimovskit, në një situatë të tillë ai nuk mund të kryejë detyrën të cilën e ushtron aktualisht. “Ne nëpërmjet zyrës së avokatëve Davidoviç, kemi paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike. Një kallëzim penal për mashtrim, sepse…
Institucionet kompetente vazhdojnë të tallen me fatin e banorëve të zonave të përmbytura të strehuar në konviktin “Tome Stefanovski Seniç”. Alsat M mëson se Qendra për rehabilitim “Ranka Millanoviç” pjesë e Qendrës sociale “25 maji” ku duhet të transferohen këta banorë nuk i plotëson kushtet. Në këtë qendër fillimisht duhet përmirësohen kushtet dhe më pas të zhvendosen banorët e zonave të përmbytura. Drejtori i Qendrës “25 maji” tha se nuk ka pranuar ndonjë vendim nga Ministria për të strehuar banorët. As nga Ministria e punës dhe politikës sociale nuk tregojnë se ku do të strehohen banorët e zonave të përmbytura.…
Gjithsej 21 persona do të përgjigjen në gjykatë mbi subjektin e Speciales i njohur për publikun si “Transportuesi”. Të gjithë të dyshuarit ngarkohen me veprën penale Shpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare në organizimin e transportit të nxënësve në komunën e Manastirit. Kodi Penal neni 353, paragrafi 5 Nëse vepra është bërë gjatë kryerjes së prokurimeve publike ose në dëm të fondeve të Buxhetit të Maqedonisë, nga fondet publike apo mjete tjera të shtetit, kryerësi do të dënohet me burgim së paku pesë vjet. Disa nga të pandehurit, duke përfshirë jozyrtarisht edhe kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski, akuzohen se kanë…
Gjykata supreme zyrtarisht konfirmoi se gjatë muajit maj do të mbahet seancë publike për rastin “Monstra”. Në lojë janë tre data, 18, 22 ose 30 maj. Mbrojtja ankesat deri tek gjykata më e lartë i dorëzoi më 4 janar vitin e kaluar dhe për seancë publike presin më shumë se një vit. Për masakrën tek Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona. Vendimin e gjykatës penale e konfirmoi edhe gjykata e apelit. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë paralajmëroi se opinioni përmes “bombave” do ta mësojë të vërtetën për këtë rast, por…
Gjykata Supreme ende nuk ka caktuar seancë publike ku do të vendoset nëse paraburgimi i biznesmenit Sead Koçan është ligjor ose jo. Nga Gjykata më e lartë theksuan se për momentin nuk është caktuar datë se kur para gjykatësve do të gjendet kërkesa e Prokurorisë së Marko Zvërlevskit që të shfuqizohet paraburgimi i pronarit të televizionit Nova. Formalisht nuk ka pengesë që të merret vendim për rastin Koçan dhe propozimi i Zvërlevskit nuk lidhet me seancën e përgjithshme të Supremes, e cila u anulua për shkak të sëmundjes së befasishme të disa gjykatësve. Tani për tani nuk ka informatë se…
33 vjet asnjë institucion i vendit nuk i ka ndihmuar vajzës sime me invaliditet, kështu ankohet Dimitar Sarpanov, babi i Kristinës e cila nuk mund të lëvizë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Familja Sarpanov është një nga familjet e personave me handikap të cilat vendosën tenda në parkut përballë Kuvendit të Maqedonisë të dëshpëruar nga trajton johuman i shtetit ndaj personave me handikap. Ne me bashkëshorten nuk mund t’i përballojmë këto vështirësi. Tërë ditën jemi të mbyllur në shtëpi. Fëmija kupton gjithçka, madje kupton edhe gjermanisht, deri në shtatë vjeçe ishte normale, por pas sulmeve harroi edhe të…
Koordinatori i grupit të këshilltarëve të LR-PDSH në këshillin komunal në Strugë Muamedin Istrefi deklaroi se propozimi i shkarkimit të Abdulla Qazimovskit vjen pasi ai një kohë më të gjatë nuk ka përmbushur detyrat partiake, pret të cilave muajin e kaluar është shkarkuar, por nuk ka përmbushur as obligimet si kryetar i Këshillit Komunal. “Abdulla Qazimoski u shkarkua nga të gjitha organet partiake edhe pse ai thotë se ka dhënë dorëheqje. Edhe sot e shkarkuam sepse ka bërë opstrukcione të punës së Këshillit. Ne u koordinuam që të mbahet seancë për çështjen e legalizimit të ndërtimeve dhe ligje të tjera,…
Abdulla Qazimovski i cili u shkarkuar nga posti i kryetarit të Këshillit të komunës së Strugës, ka thënë se Sela ka shkarkuar një njeri i cili ka luftuar për integrim, respektivisht “respektivisht që të bëhet Labunishti një nënqiell shqiptarë” “Në kohën e fundit kanë ndodhur disa gjëra që tek blloku shqiptar, më vjen keq të them se patriotizmi ka mbetur vetëm retorikë. Zotëri Sela, për mos suksesin të cilin e kishte tek Këshilli, është për të ardhur keq kur një kryetar i Këshillit, i cili lufton për integrim, rrespektivisht që të bëhet Labunishti një nënqiell shqiptarë, të cilin shqiptarët gjithmonë…

