Gjykata supreme zyrtarisht konfirmoi se gjatë muajit maj do të mbahet seancë publike për rastin “Monstra”. Në lojë janë tre data, 18, 22 ose 30 maj. Mbrojtja ankesat deri tek gjykata më e lartë i dorëzoi më 4 janar vitin e kaluar dhe për seancë publike presin më shumë se një vit. Për masakrën tek Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona. Vendimin e gjykatës penale e konfirmoi edhe gjykata e apelit. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë paralajmëroi se opinioni përmes “bombave” do ta mësojë të vërtetën për këtë rast, por megjithatë ai nuk publikoi biseda të përgjuara për vrasjen makabre të katër djelmoshave nga Radishani dhe peshkatarit nga Cresheva. Procedurë parahetimore për rastin “Monstra” ka hapur edhe Prokuroria Speciale Publike.
Data 22.06.2026
Aktuale
- Alili: Ne e kemi nisur procesin për emërtimin e rrugëve dhe do e realizojmë deri në fund
- VLEN kërkon hetim për Ejup Rustemin: Të verifikohen dyshimet për favorizim të kompanive në tenderët milionësh
- Afera korruptive në FFM, të gjithë të dyshuarit nën masa sigurie
- Durmishi: Hapet thirrja publike për personat e papunë që dëshirojnë të themelojnë biznesin e tyre
- Bajram Rexhepi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emrat është poshtërues, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme!
- Po ndiqej nga policia, i shpalluri në kërkim përplas 4 automjete të parkuara! Arrin t’u shpëtojë sërish uniformave blu
- Regjim i veçantë komunikacioni nesër në rrugën Shtip – Radovish
- Ribalanci i buxhetit nesër në seancë të qeverisë

