Author: almakos

LSDM ka kërkuar nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, që të ndërmerr masa kundër drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, për të cilin LSDM pohon se ka diplomë të pavlefshme, njofton SHENJA. Nga LSDM vlerësojnë se Koce Trajanovski tanimë duhej të kishte shkakruar apo suspenduar drejtorin Alexandër Atanasov. “E vërteta është se Koce Trajanovski nuk ka as forcë e as guxim për të bërë këtë, sepse ai nuk është kryebashkiaku i vërtetë i Shkupit. Kryebashkiaku i vërtetë Nikolla Gruevski, ka lidhje familjare me Atanasovin dhe ai nuk lejon zëvendësimin e tij”, tha mes tjerash Damjan Mançevski nga LSDM.…

Lexo më Shumë

22 April Ndotja në Manastir që vjen nga hiri i deponisë TEC Manastiri do të vazhdojë edhe në nëntë vitet e ardhshme. Nga Kompania thanë se nuk ka asnjë mënyrë teknike për të ndikuar kur fryn era, për të parandaluar hirin të ngritet në ajër. “Në momentin e derdhjes së hirit, nuk mund ta mbulosh atë”, tha Toni Paspalovski TEC Manastiri. Nga TEC Manastiri thonë se hiri ndot ajrin vetëm kur fryn era nga jugu dhe atë vetëm në momentet kur bie në vendin e gërmimit. Nga kompania njoftuan se deri në vitin 2018 do ta reduktojnë emetimin e grimcave PM10…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Damjan Mançevski ka deklaruar sot se shumica në Kuvend shumë shpejtë do të merr përgjegjësinë edhe për Kuvendin edhe për situatën në shtet në përputhshmëri me principet e demokracisë. Ai ka thënë që me qëllim shmangies së konfliktit mes qytetarëve kohën dhe tajmingun do ta ruajë për vete. Sipas tij më e rëndësishme është që të mos ketë konflikt mes qytetarëve. Ai ka shtuar se në Maqedoni nuk beson se zgjedhjet e reja janë zgjidhje e krizës politike. “Çka nëse na përsëriten rezultatet? Të njëjtët njerëz, të njëjtët numra, të njëjtët parti përsëri në këtë situatë, vetëm…

Lexo më Shumë

22 April LSDM ka strategji që në mënyrë demokratike ta zhbllokojë Kuvendin, por me javë të tëra nuk ndërmerr diçka konkrete, e as nuk shpalos ndonjë mënyrë si do ta bëjë një gjë të tillë. Sot në pyetjen e gazetarëve, përgjigje konkrete nuk dha as nënkryetari i LSDM-së dhe deputeti Damjan Mançevski, i cili pohon se plani nuk publikohet, me qëllim që të shmanget konflikt mes qytetarëve.  Do të lejoni që kohën dhe tajmingun ta mbajmë për vete, për të shmangur çdo mundësi për çfarëdo lloj konflikti në mes të qytetarëve. Deri më tani mund të them se shumica parlamentare,…

Lexo më Shumë

22 April Secili prind ka për detyrë që të vaksinojë fëmijën e tij. Ky ishte apeli i Ministrisë së Shëndetësisë(MSH)  gjatë shënimit të Javës Evropiane të imunizimit, ku përfaqësuesit e këtij dikasteri hodhën poshtë zërat mbi cilësinë e vaksinave duke thënë se ato janë të sigurta. Një pjesë e prindërve thonë se pavarësisht dilemave të shfaqura në opinion mbi cilësinë e disa vaksinave, deri më tani pranimi i tyre nuk ka shkaktuar dëme shëndetësore tek fëmijët e tyre. “Fëmija im është vaksinuar nga të gjitha vaksinat, madje e kam vaksinuar edhe me tjera shtesë që janë në përputhje me kalendarin…

Lexo më Shumë

President i republikës autonome serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik i ka cilësuar si deklarata nxitëse pretendimet e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Ai i ka vlerësuar këto deklarata si një sulm i drejtpërdrejtë mbi rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Serbisë, duke shtuar se Kosova mbetet një problem serioz dhe se duhet të kthehet në nivelin e OKB-së dhe Rezolutës 1244, transmeton lajmi.net “Kërcënimet për Shqipërinë e Madhe pa marrë parasysh nga kush janë deklarata destabilizuese. Këto nuk kontribuojnë për paqen dhe në raportet e mira me Beogradin. Këto deklarata të papërgjegjshme…

Lexo më Shumë

Në poliklinikën “Gjorçe Petrov” mbrëmë pacientë kanë sulmuar një nëpunës policor. Policia kumtoi se mbrëmë në orën 23:05 në stacionin policor në Gjorçe Petrov është marrë denoncim nga ekipi kujdestar i poliklinkës se pacientë e kanë prishur rendin dhe qetësinë, pas çka një polic ka dalë në vendin e ngjarjes. Pasi polici tentoi t’i legjitimojë, ata e kanë shtyrë, ia morën fletoren dhe radio stacionin e dorës dhe e kanë hedhur, pas çka janë larguar me automobil mercedes”. Po ndërmerren masa për gjetjen e personave.

Lexo më Shumë

Ekonomia e Maqedonisë është stabile edhe krahas të gjitha sfidave të krizës politike, vlerësojnë Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN) dhe Banka Botërore. Në takimet e pranverës në Uashington, ku mori pjesë edhe një delegacion nga Maqedonia, i udhëhequr nga ministri i Financave Kiril Minovski, u potencua se ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të realizojë rritje prej rreth tre për qind. “Konstatim i të gjitha institucioneve relevante financiare është se edhe krahas krizës afatgjate politike, megjithatë ekonomia dërgon rezultate pozitive. Vitin 2016 e mbaruam me rritje të BPV-së, të ardhurat janë në nivel të lartë dhe kjo vazhdon edhe në gjysmën…

Lexo më Shumë

LSDM-ja ka bërë thirrje që të mundësohet vazhdimi i proceseve demokratike dhe se shteti duhet të funksionojë me kapacitetin e tij të plotë “Është vendosur në pikëpyetje ekzistimi i qytetarëve dhe  firmave për shkak të bllokimeve të paarsyeshme me të cilat parandalohet transferimi i qetë i pushtetit. Ministrat në largim kanë pushtet teknik. Për një kohë të shkurtë do të përfundojnë edhe ingerencat e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal, ndërsa zgjedhje të reja lokale nuk mund të ketë pa kryetar të Kuvendit. Kjo do të thotë bllokim të gjithë sistemit shtetëror. Këtë shumica e re parlamentare nuk do ta…

Lexo më Shumë

Në pjesën më të madhe të Maqedonisë mëngjesin e sotëm janë regjistruar temperatura nën zero. Më së ftohti ka qenë në Lazaropole ku temperatura minimale ka qenë -8 gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli dhe Dojran ku janë regjistruar temperatura deri 3 gradë. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike deri në orën 08:30, përpos në Lazarpole ftohtë ka qenë edhe në Mavrovë dhe Krushevë ku janë matur -6 gradë,  më pas në Berovë -5, në Kriva Pallankë -4, në Pozharane dhe Manastir -3, Ohër, Prilep, Shtip dhe Petrovec -2. Zero gradë janë regjistruar në Kumanovë ndërsa 1 gradë…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE sot edhe njëherë kanë përsëritur qëndrimin e tyre se nuk do të lejojnë të ketë dy gjuhë zyrtare në Maqedoni e se nuk lejojnë as federalizimin dhe kantonizimin e vendit. Sipas VMRO-së Zaev me qëllim të shpëtojë veten është i gatshëm që të formojë qeveri mbi bazë të Deklaratës së partive shqiptare. “Maqedonia nuk do të ketë dy gjuhë zyrtare në gjithë territorin. Bankënotat nuk do të jenë në dy gjuhë dhe nuk do të ndryshohen uniformat. Nuk do të ndryshohet as stema, as flamuri, as emri. Nuk do të sjellin rezolutë për gjenocid, nuk do të lejohet as…

Lexo më Shumë

Me sallatën shope më të madhe të prodhuar në botë prej 202 kilogramë e 86 gramë, Ohri ka hyrë në Librin e Rekordeve Ginis (Guinness). Për prodhimin e saj është kujdesur ekipi prej rreth njëzet personave në mesin e të cilëve edhe disa kuzhinierë nga ky qytet, si dhe nxënës të shkollës së mesme të hotelerisë “Vaço Pitoshevski” nga Ohri, raporton AA. Pasi u bë sallata, u vërtetua pesha e saj. Në përgatitjen shtesë u përfshinë edhe përfaqësuesit e Komunës së Ohrit si dhe një pjesë e mysafirëve që ishin të pranishëm në ngjarje. “Për sallatën shope u përdorën prodhime…

Lexo më Shumë